Reaksionet e mbindjeshmėrisė ndaj pastave tė dhėmbėve. Identifikimi dhe trajtimi i rasteve

Higjiena dhe Parandalimi | 1 Mars 2024 |

Reaksionet e mbindjeshmėrisė ndaj pastave tė dhėmbėve. Identifikimi dhe trajtimi i rasteve

Nė stomatologji, reaksionet mė tė zakonshme tė mbindjeshmėrisė janė ato tė llojit I dhe IV. Reaksionet e llojit I janė tė menjėhershme dhe rrjedhin nga imunoglobulina...


Reaksionet e mbindjeshmėrisė janė njė pėrgjigje imunitare sekondare qė verifikohet te njė pacient nė gjendje parandjeshmėrie (imune).

Nė stomatologji, reaksionet mė tė zakonshme tė mbindjeshmėrisė janė ato tė llojit I dhe IV. Reaksionet e llojit I janė tė menjėhershme dhe rrjedhin nga imunoglobulina E (IgE), ndėrsa ato tė llojit IV janė tė mėvonshme dhe rrjedhin nga limfocitet T. Kjo e fundit ėshtė mė e shpeshta dhe pėrcaktohet zakonisht si "stomatiti i kontaktit".

Pastat e dhėmbėve pėrdoren ēdo ditė nga pjesa mė e madhe e popullsisė nė botė dhe zakonisht kanė pėrbėrje komplekse qė pėrmbajnė deri nė 20 pėrbėrės. Kėta pėrbėrės nuk janė tė gjithė terapeutikė, por pėrmbajnė edhe agjentė pėr tė pėrmirėsuar shijen, aromėn dhe qėndrueshmėrinė e pastės.

Lezionet e mukozės orale, qė lidhen shpesh me pastat e dhėmbėve, janė kryesisht sekondare ndaj reaksioneve tė irritimit dhe mbindjeshmėrisė. Aromat dhe konservuesit e pastave janė pėrcaktuar si pėrbėrės tė lidhur ndjeshėm me "stomatitin e kontaktit".

Nė njė studim tė publikuar nė Journal of the American Dental Association, autorėt paraqitėn rastet e tyre klinike tė grumbulluara gjatė 10 viteve tė fundit dhe kryen njė rishikim tė studimeve tė publikuara nė literaturė pėrsa u pėrket pėrgjigjeve tė mbindjeshmėrisė ose alergjisė gingivare nga pastat e dhėmbėve.

U grumbulluan 11 raste: tetė reaksione tė mbindjeshmėrisė gingivare u verifikuan te gratė dhe lidheshin me kanellėn. Lezionet qė u diagnostikuan mė shpesh ishin ato tė gingivave tė skuqura. Ndėrprerja e pėrdorimit tė pastės shkaktoi zhdukje tė lezioneve.

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, i cili duhet tė konfirmohet nė studime tė tjera tė ngjashme, mund tė themi se pėrgjigjet e mbindjeshmėrisė gingivare pėr shkak tė pastės sė dhėmbėve janė tė rralla.

Kėto reaksione janė mė tė zakonshme te gratė sesa te meshkujt dhe mund tė shfaqen nė ēdo moshė. Agjentėt e pėrfshirė mė shumė nė kėto reaksione mbindjeshmėrie ndaj pastave tė dhėmbėve janė aroma tė caktuara, si kanella dhe parfumet.

Ndėrlikimet klinike
Ky studim jep tė dhėna pėr diagnostikimin dhe trajtimin e reaksioneve tė mbindjeshmėrisė ndaj pastave tė dhėmbėve, qė mund tė pėrmirėsojnė identifikimin, trajtimin dhe referimin e kėtyre rasteve.

Nga tė dhėnat e studimit, rezultoi se pjesa mė e madhe e lezioneve shkaktoheshin nga skuqja e gingivave, e cila nuk iu pėrgjigjet trajtimeve periodontale.

Kėto lezione gingivare ėshtė e vėshtirė tė diagnostikohen. Gjatė diagnostikimit ėshtė e rėndėsishme tė njihet historia e plotė klinike pėrsa u pėrket produkteve tė higjienės orale qė pėrdor pacienti. Nė disa raste, edhe testet patch dhe biopsia mund tė jenė tė dobishme pėr diagnostikimin diferencial. Ndėrprerja e pėrdorimit tė pastės mund tė shkaktojė zhdukje tė lezioneve.

Ėshtė e nevojshme qė kompanitė prodhuese tė sinjalizohen nė lidhje me kėto reaksione tė mbindjeshmėrisė gingivare ndaj pėrbėrėsve tė pastės sė dhėmbėve, sepse identifikimi dhe zėvendėsimi i tyre mund tė ndihmojė nė parandalimin e kėsaj patologjie.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D