Hipertensioni dhe implantet dentare

Implantologji | 29 Shkurt 2024 |

Hipertensioni dhe implantet dentare

Prevalenca e hipertensionit te tė rriturit e moshave 30-79 vjeē nė vitin 2019 ishte 32% te gratė dhe 34% te burrat, duke u kthyer nė njė nga sėmundjet kronike mė tė zakonshme nė...


Prevalenca e hipertensionit te tė rriturit e moshave 30-79 vjeē nė vitin 2019 ishte 32% te gratė dhe 34% te burrat, duke u kthyer nė njė nga sėmundjet kronike mė tė zakonshme nė tė gjithė botėn dhe nga shkaqet kryesore tė vdekjes sė parakohshme.

Hipertensioni i vazhdueshėm, pa u trajtuar siē duhet, mund tė shkaktojė anginė, atake kardiake, pamjaftueshmėri kardiake, rrahje zemre tė ērregullta. Pėr mė tepėr, ka evidenca qė sugjerojnė se kjo gjendje provokon efekte negative nė shėndetin e kockave, pėr shkak tė lidhjes sė saj me shumė faktorė biokimikė dhe fiziologjikė.

Hipertensioni mund tė ndikojė negativisht edhe nė sistemin mikrovaskular, mbi rimodelimin dhe angiogjenezėn e tij.

Efektet e hipertensionit nė metabolizmin kockor dhe nė angiogjenezė kanė ngritur shqetėsime pėrsa i pėrket gjendjes qė pėrbėn rrezik pėr rehabilitimin oral me implante dentare, duke qenė se kėto dy procese janė tė rėndėsishme pėr procesin e integrimit kockor dhe mirėmbajtjen e implanteve kockore pėr njė kohė tė gjatė.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė rishikim sistematik tė publikuar nė Journal of Clinical Medicine, autorėt kanė studiuar ndikimin e hipertensionit mbi normėn e dėshtimit tė implanteve dentare.

Ata kanė kryer njė kėrkim bibliografik elektronik pėrmes katėr baza tė dhėnash dhe njė kėrkim manual. Statistika e pėrdorur pėr verifikimin e heterogjenitetit ishte I2 dhe pėr metaanalizėn u pėrdor metoda e variancės sė kundėrt. Vlerėsimi i efektit relativ pėr rezultatin dikotomik u shpreh si njė raport probabiliteti (OR).

Pėrfundimet
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė konfirmohen edhe nė studime tė tjera, rezulton se implantet e pacientėve hipertensivė nuk paraqesin probabilitet mė tė lartė dėshtimi, krahasuar me pacientėt me tension normal.

Ndėrlikimet klinike
Nevojiten dhe rekomandohen kėrkime tė mėtejshme mbi kėtė argument, me pėrdorimin e kritereve mė strikte pėr diagnostikimin e pacientėve si hipertensivė, si dhe informacione mė tė qarta mbi menaxhimin farmakologjik tė patologjisė te kėta pacientė.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D