Efikasiteti i njė xheli kundėr ndjeshmėrisė dentare pas kryerjes sė zbardhimit

Patologji dhe Mjeksi Orale | 28 Shkurt 2024 |

Efikasiteti i njė xheli kundėr ndjeshmėrisė dentare pas kryerjes sė zbardhimit

Zbardhimi dentar ėshtė njė nga procedurat stomatologjike estetike mė tė kėrkuara nga pacientėt pėr shkak tė mospėlqimit tė ngjyrės sė dhėmbėve. Pavarėsisht suksesit tė procedurave tė zbardhimit...


Zbardhimi dentar ėshtė njė nga procedurat stomatologjike estetike mė tė kėrkuara nga pacientėt pėr shkak tė mospėlqimit tė ngjyrės sė dhėmbėve. Pavarėsisht suksesit tė procedurave tė zbardhimit dentar, janė vėnė re shumė efekte anėsore, tė tilla si irritimi gingivar dhe ndjeshmėria dentare e shkaktuar nga zbardhimi (TS).

Studimet e literaturės kanė treguar vazhdimisht se 67-100% e pacientėve tė cilėt i janė nėnshtruar zbardhimit dentar nė klinikė, referojnė se TS iu ėshtė shfaqur nė njė pikė tė caktuar gjatė trajtimit, kryesisht nė orėt e para pas procedurės.

Kjo ndjeshmėri verifikohet pėr shkak tė peshės sė vogėl molekulare tė peroksidit tė hidrogjenit, i cili futet nė indet dentare dhe arrin nė dhomėn pulpare rreth 15 minuta pas aplikimit. Prania e tij nė indet e pulpės mund tė nxisė procese inflamatore dhe tė aktivizojė receptorė aktivė specifikė dhimbjeje, duke shkaktuar shqetėsim dhe ndonjėherė, duke e detyruar pacientin tė ndėrpresė trajtimin.

Pėr tė reduktuar sa mė shumė kėto efekteve negative, janė propozuar alternativa tė ndryshme, ndėr tė cilat: reduktimi i shpeshtėsisė dhe i kohėzgjatjes sė aplikimeve tė peroksidit tė hidrogjenit, ndryshimi i pėrqendrimit tė xhelit zbardhues, ose pėrdorimi i zbardhuesve me pH neutral ose alkalin.

Gjithashtu, janė propozuar protokolle tė tjera, tė tilla si ulja e ndjeshmėrisė ose rimineralizimi me agjentė tė ndryshėm aktivė (nitrati i kaliumit, fosfati i kalciumit, floruri i natriumit), tė aplikuar lokalisht nė dhėmbė ose tė pėrzierė me agjentin zbardhues.

Pėrshkrimi i barnave antiinflamatore, i opioideve dhe i barnave kortikosteroide ėshtė i shpeshtė pas procedurave tė zbardhimit, me qėllim uljen e dhimbjes dhe hipersensibilitetit. Ndėr antiinflamatorėt mė tė pėrdorur, dallohet ibuprofeni. Megjithatė, ibuprofeni pėrthithet ngadalė, me pėrqendrime plazmatike qė arrijnė maksimumin e tyre vetėm 1 ose 2 orė pas administrimit. Ky fakt mund tė shpjegojė pse ibuprofeni e redukton intensitetin e TS sė shkaktuar nga zbardhimi, vetėm gjatė fazės sė parė post-procedurale.

Me qėllim zgjidhjen e kėtij problemi, u eksperimentua kombinimi i ibuprofenit me argininėn, aminoacid thelbėsor, pasi arginina ndryshon tiparet farmako-kinetike tė ibuprofenit, duke i lehtėsuar pėrthithjen e shpejtė dhe duke e bėrė mė shpejt tė biodisponueshėm. Ky kombinim ka rezultuar efikas dhe i shpejtė nė kontrollin e dhimbjes post-operatore nė shumė procedura stomatologjike.

Njė mėnyrė tjetėr pėr shpejtimin e pėrthithjes sė agjentėve tė uljes sė ndjeshmėrisė, duke lejuar mekanizmin e tyre tė shpejtė, ėshtė aplikimi i tyre lokal nė sipėrfaqen e dhėmbėve.

Si pėrfundim, aplikimi i xhelit eksperimental kundėr ndjeshmėrisė, i cili pėrmban ibuprofen dhe argininė, redukton me efikasitet rrezikun dhe intensitetin e ndjeshmėrisė dentare tė shkaktuar nga zbardhimi, pa ndikuar nė efikasitetin e zbardhimit.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D