Reduktimi i ankthit nė stomatologji. Efikasiteti i terapisė muzikore

Patologji dhe Mjeksi Orale | 22 Shkurt 2024 |

Reduktimi i ankthit nė stomatologji. Efikasiteti i terapisė muzikore

Ankthi ėshtė njė problematikė kryesore nė klinika dentare, qė mund tė prekė 10-20% tė tė rriturve dhe gati 43% tė fėmijėve dhe adoleshentėve. Sjellja neglizhente e kėtyre pacientėve ndaj shėndetit tė tyre...


Ankthi ėshtė njė problematikė kryesore nė klinika dentare, qė mund tė prekė 10-20% tė tė rriturve dhe gati 43% tė fėmijėve dhe adoleshentėve. Sjellja neglizhente e kėtyre pacientėve ndaj shėndetit tė tyre oral ėshtė pasojė e pashmangshme e ankthit dhe e frikės nga trajtimet dentare, e cila shfaqet me shmangien e kėtyre tė fundit.

Shpesh detyrohemi tė pėrdorim mėnyrėn e "qetėsimit tė vetėdijshėm" dhe administrimin e barnave anksiolitike te pacientėt me nivele tė larta ankthi. Megjithatė, shumė pacientė tė rritur, por veēanėrisht prindėr tė pacientėve pediatrikė qė vuajnė nga "ankthi dentar", preferojnė t'i shmangin trajtimet farmakologjike pėr shkak tė rreziqeve mjekėsore qė lidhen me to. Pėr mė tepėr, nuk duhet tė anashkalohet rritja e konsiderueshme e kostove tė trajtimeve dentare, kur duhet ndjekur mėnyra e "qetėsimit tė vetėdijshėm". Pėr kėto arsye, teknikat e menaxhimit tė sjelljes pėrdoren gjithnjė e mė shumė nė kėto raste dhe dėgjimi i muzikės pėr menaxhimin e ankthit ėshtė njė ndėrhyrje alternative, e pranuar gjerėsisht nga prindėrit, pacientėt pediatrikė e tė rritur dhe nga profesionistėt.

Faktorėt individualė qė ndikojnė nė pėrgjigjet e pacientėve ndaj muzikės janė:
- mosha dhe gjinia;
- funksioni konjitiv dhe kultura;
- shkalla e ankthit;
- preferencat muzikore;
- marrėdhėniet personale me muzikėn;

Autorėt e njė studimi kanė publikuar njė sėrė udhėzimesh qė mund tė jenė tė dobishme pėr stomatologun:
1. Lėreni pacientin tė dėgjojė muzikėn e tij tė preferuar gjatė trajtimeve. Kjo ngre humorin dhe ėshtė nė gjendje ta mbajė individin tė vėmendshėm;
2. Lėreni pacientin tė dėgjojė gjatė trajtimeve muzikėn e tij tė preferuar relaksuese;
3. Lėreni pacientin tė menaxhojė volumin, pėr tė parandaluar shqetėsime dhe pėr tė maksimizuar kontrollin e perceptuar;
4. Lėreni pacientin tė zgjedhė nėse do tė pėrdorė kufje apo do ta dėgjojė muzikėn nė sfond. Ndėrsa kufjet mund tė ndihmojnė nė maskimin e "tingujve dentarė", ato mund tė rrisin ankthin te pacientėt duke penguar komunikimin me dentistin. Kur pėrdoren kufje, volumi i muzikės duhet tė mbahet i ulėt pėr tė lejuar komunikimin me dentistin, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė sigurojė maskimin e duhur tė "tingujve dentarė";
5. Koha e ndėrhyrjes muzikore. Ėshtė e rėndėsishme qė dėgjimi i muzikės tė fillojė pėrpara trajtimit dentar, sa herė qė ėshtė e mundur. Kjo mund tė ndihmojė nė parandalimin e ankthit ndėrsa pacienti ėshtė nė dhomėn e pritjes;
6. Pacientėt duhet tė inkurajohen tė pėrqendrohen nė mėnyrė aktive nė muzikėn qė po dėgjojnė, nė vend qė thjesht ta dėgjojnė atė.

Pėrfundimet
Nga ky studim mund tė thuhet se dėgjimi i muzikės mund tė ndihmojė nė uljen e ankthit lidhur me procedurat mjekėsore/dentare dhe nė kėtė mėnyrė, e bėn trajtimin mė tė menaxhueshėm.
Pėr tė optimizuar ndikimin e trajtimit, ndėrhyrjet muzikore duhet tė fillojnė qė nė dhomėn e pritjes.
Efikasiteti i terapisė muzikore nuk ėshtė shumė i lartė te pacientėt me shkallė tė lartė ankthi. Autorėt rekomandojnė qė tė konsultoheni me njė muziko-terapist, pėrsa iu pėrket kėtyre individėve.

Ndėrlikimet klinike
Njė metodė e thjeshtė, jo e shtrenjtė dhe e realizueshme nė ēdo kontekst stomatologjik pėr reduktimin e ankthit tė pacientėve ėshtė terapia me muzikė. Shumica e studimeve aktuale nė kėtė drejtim janė fokusuar nė shpėrqendrimin pasiv tė pacientėve me ankth nėpėrmjet muzikės.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D