Menaxhimi i shėndetit oral te pacientėt me nevoja tė veēanta

Higjiena dhe Parandalimi | 9 Shkurt 2024 |

Menaxhimi i shėndetit oral te pacientėt me nevoja tė veēanta

Personat me aftėsi ndryshe kanė nevojė pėr njė asistencė qė pajtohet me kriteret e efikasitetit dhe efektivitetin e protokolleve operative tė parandalimit, tė cilat i pėrgjigjen...


Nga prof. Gianna Maria Nardi

Prof. Nardi na rikujton se duhet formim dhe humanizėm, duke treguar nivelet e kujdesit nė protokollet operative.

Personat me aftėsi ndryshe kanė nevojė pėr njė asistencė qė pajtohet me kriteret e efikasitetit dhe efektivitetin e protokolleve operative tė parandalimit, tė cilat i pėrgjigjen personalizimit tė rrjedhės terapeutike. Duke marrė parasysh vėshtirėsitė e krijuara nga paaftėsitė fizike, ndijore dhe konjitive, i duhet kushtuar vėmendje e veēantė pjesėmarrjes aktive dhe tė pėrgjegjshme tė kujdestarit.

Nė fushėn publike dhe private do tė ishte e pėrshtatshme tė krijoheshin mjedise tė dedikuara, tė cilat tė japin mundėsi tė menaxhosh vėshtirėsitė nė disa raste tė ērregullimeve tė spektrit autik, tė paaftėsisė intelektuale tė rėndė, ose tė paaftėsisė sė shumėfishtė. Shpesh, pavarėsisht se nuk ka mjedise tė pėrshtatshme, janė ndjeshmėria, pėrgatitja, eksperienca klinike dhe krijimtaria e profesionistėve, si dhe bashkėpunimi i kujdestarėve, ato qė dalin fitimtare pėrballė vėshtirėsive operative.

Teknologjia novatore e dedikuar mbėshtet procedurat klinike novatore, tė cilat lehtėsojnė protokollet operative nė kohė dhe i bėjnė tė pranueshme pėr pacientėt e brishtė, pasi ato janė minimalisht invazive.

Parandalimi i patologjive orale ėshtė i nevojshėm, si pėr ēdo pacient, por pikėrisht pėr shkak tė brishtėsisė, ėshtė e nevojshme tė pėrgatiten punonjės shėndetėsorė tė trajnuar siē duhet, tė sigurohen protokolle operative tė sigurta dhe efektive, tė cilat mundėsojnė zbulimin e hershėm tė problemeve nė kavitetin oral dhe ndėrhyrjen. Nevojiten kontrolle tė afėrta dhe tė vazhdueshme, duke i pėrfshirė kujdestarėt nė pėrgjegjėsinė pėr suksesin e rrugėtimit shėndetėsor.

Pėr t'i personalizuar terapitė dhe pėr ta pėrfshirė sa mė shumė pacientin me nevoja tė veēanta dhe kujdestarėt e tyre, do tė jetė e pėrshtatshme tė komunikohen siē duhet tė gjitha kushtet e brishtėsisė dhe tė bihet dakord mbi  kohėn dhe instrumentet mė tė lehta pėr terapitė nė shtėpi.

Nėse i referohemi kontrollit tė biofilimit nė hapėsirat suprakrestale, furēat prej gome janė me siguri njė ndihmė e vlefshme pėr kujdestarin, ose pėr pacientin me paaftėsi ndijore, me qėllim qė tė shmangen lezione tė mundshme tė indeve gingivare gjatė punės.

Pėrsa i pėrket kontrollit kimik tė biofilmit bakterial pėrdorni, aty ku ėshtė e mundur, shpėlarėsit me spėrkatje tė gojės me molekula tė ndryshme rimineralizuese, ose pėrsa i pėrket kontrollit tė inflamacionit pėr pėrdorim tė pėrditshėm, pėrdorni shpėlarės goje, pasta dhe xhel me vaj ulliri tė ozonizuar, i cili ushtron veprim anestetik, antiinflamator dhe kundėr edemės.

Pėr pacientėt e brishtė qė kanė vėshtirėsi nė ekspektorim, ėshtė mė mirė tė zgjidhni suplementet ushqimore, tė cilat mund tė gėlltiten lehtėsisht. Lezionet nė smalt, tė zbuluara herėt, mund tė trajtohen nė mėnyrė jo invazive me pėrdorimin e peptideve. Por, ėshtė thelbėsore tė zgjidhen me shumė kujdes procedurat e parandalimit, me synimin pėr tė arritur pajtueshmėrinė, duke menduar, pa pietizėm, pėr trajtimin e pacientėve tė ndėrlikuar, me brishtėsi tė ndryshme.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Nuk ėshtė interesant ( 1 votim / mesatar 1 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D