A kanė lidhje parodontopatia, peri-implantiti dhe cigaret elektronike me njėra-tjetrėn?

Parodontologji | 7 Shkurt 2024 |

A kanė lidhje parodontopatia, peri-implantiti dhe cigaret elektronike me njėra-tjetrėn?

Parodontopatia ėshtė sėmundje inflamatore kronike me etiologji bakteriale, e cila prek dhe shkatėrron vazhdimisht indet qė mbajnė dhėmbėt dhe shkaktojnė humbje tė...

A kanė lidhje parodontopatia, peri-implantiti dhe cigaret elektronike me njėra-tjetrėn?


A ėshtė e vėrtetė qė cigaret elektronike janė mė pak tė dėmshme se ato tradicionalet? Ja, pėrgjigjja e njė studimi italian.

Parodontopatia ėshtė sėmundje inflamatore kronike me etiologji bakteriale, e cila prek dhe shkatėrron vazhdimisht indet qė mbajnė dhėmbėt dhe shkaktojnė humbje tė kockave dhe dhėmbėve. Peri-implantiti ėshtė patologji me bazė inflamacioni, i cili prek mishrat e buta qė rrethojnė implantin endokockor dhe shkakton humbje tė vazhdueshme tė kockės peri-implantare deri nė shkatėrrimin e implantit.

Sėmundjet periodontale dhe ato peri-implantare shfaqen mė shpesh nė moshė madhore dhe janė gjetur nė njė sėrė ērregullimesh inflamatore sistemike, tė tilla si: ērregullimet kardiovaskulare dhe pulmonare, diabeti, obeziteti, lindja e parakohshme, sėmundja e Alzheimerit dhe tumoret malinje, beninje dhe tė forta.

Edhe pse partodontopatia dhe peri-implantiti janė infeksione bakteriale, qė zhvillojnė pllakėn dentare, patogjenet e dyshuara parodontale, mosha e individit nė momentin e shfaqjes sė sėmundjes, ashpėrsia e parodontopatisė dhe shpejtėsia e zhvillimit, ndikohen tė gjitha nė mėnyrė vendimtare nga faktorėt sistemikė tė njohur, duke pėrfshirė ērregullimet inflamatore (sidomos diabetin dhe neoplazitė), si edhe zakonet e pashėndetshme, nė veēanti tymosja.

Cigaret elektronike (E-Cig) janė prezantuar rreth 20 vite mė parė (nė SHBA nė vitin 2006), dhe qė prej vitit 2014, janė kthyer nė produktin mė tė pėrhapur te tė rinjtė e moshave 18-25 vjeē, por edhe te tė rriturit, si njė alternativė tjetėr, e ndryshme nga cigaret tradicionale dhe si ndihmė pėr tė lėnė duhanin. Tė ngjashme janė edhe produktet "nxehje-jo-djegie" (HNB), tė cilat po kthehen nė trend botėror.

Studimi italian, i publikuar nė Dentistry Journal donte tė vlerėsonte dhe tė bėnte dallimin midis efekteve tė cigareve tradicionale, tė duhanit "nxehje-jo-djegie" dhe tė cigareve elektronike mbi gjendjen e shėndetit parodontal dhe peri-implantar.

Protokolli i studimit u zhvillua nė bazė tė udhėzimeve tė Mjeteve tė Preferuara tė Raportimit pėr Studimet dhe Metaanalizat Sistematike (PRISMA). Ēėshtja e studimit u formulua sipas strategjisė: Popullsi, Ndėrhyrje, Kontroll ose Krahasim, Rezultat (PICO):
•P (Popullsi): duhanpirėsit;
•I (Ndėrhyrje): cigaret elektronike dhe sistemet e duhanit "nxehje-jo-djegie";
•C (Pėrballje): jo duhanpirėsit, ish-duhanpirėsit e cigareve tradicionale;
•O (Rezultat): parametrat klinikė, radiografikė dhe inflamatorė tė indit parodontal dhe peri-implantar.

PubMed/MEDLINE dhe libraria COCHRANE kryen njė kėrkim bibliografik nė tė cilin u pėrfshinė vetėm artikujt nė gjuhėn angleze, tė publikuar nga data 1 janar 20023 (kur u prezantua cigarja elektronike) deri mė 24 prill 2022. Pyetja klinike nė formatin "PICO" ishte: A ekziston njė ndryshim domethėnės nė parametrat klinikė, radiografikė dhe inflamatorė tė indeve parodontale dhe peri-implantare tė pėrdoruesve tė cigareve elektronike dhe duhanit "nxehje-jo-djegie", krahasuar me pėrdoruesit e cigareve tradicionale dhe jo duhanpirėsit? 41 artikuj u konsideruan tė qenėsishėm dhe u kryen testet e plota. Pas vlerėsimit tė testit tė plotė sipas kritereve tė pėrzgjedhjes, u pėrjashtuan 23 studime, veēanėrisht sepse: 11 prej tyre nuk pėrshkruajnė parametra klinikė/radiografikė dhe as profil citokimik; 2 kishin studiuar ekskluzivisht lidhjen ndėrmjet cigareve elektronike dhe mikrobiomės orale dhe 1, lidhjen ndėrmjet cigareve elektronike dhe alkoolit; 2 studime pėrfshinė ish-duhanpirėsit, tė cilėt kanė filluar tė pėrdorin cigare elektronike; 1 studim vlerėsoi efektin e terapisė fotodinamike antimikrobiale (aDPT) te konsumuesit e cigareve elektronike; dhe 6 artikuj ishin rishikime sistematike tė literaturės.
Rezultatet mbėshtesin me kujdes hipotezėn se cigaret elektronike mund tė shkaktojnė zbutje tė shenjave inflamatore klinike tė parodontopative dhe, hipotetikisht edhe tė peri-implantitit, krahasuar me konsumin e duhanit konvencional. Megjithatė, si cigaret elektronike, ashtu edhe duhani "nxehje-jo-djegie", tė konsideruara si produkte alternative tymosjeje me pėrmbajtje nikotine, mund tė kenė efekte negative mbi shėndetin parodontal dhe peri-implantar, siē tregohet in vitro nga efektet toksike tė zbuluara nė nivel qelizor.

Pėr mė tepėr, njė kuptim mė i thellė i ekzistencės dhe shtrirjes sė efektit tė supozuar tė ushtruar nga produktet e duhanit E-Cigs dhe HNB nė shkallėn e progresionit tė periodontopative, siē vlerėsohet tashmė pėr pėrdorimin tradicional tė duhanit, mund tė drejtojė planifikimin optimal tė seancave aktive tė trajtimit periodontal dhe, mbi tė gjitha, tė intervaleve tė rikujtimit tė fazės sė mirėmbajtjes.

Pėr mė tepėr:
Periodontal and Peri-Implant Health Status in Traditional vs. Heat-Not-Burn Tobacco and Electronic Cigarettes Smokers: A Systematic Review - F D'Ambrosio, S Martina, M Pisano, A Amato, A Iandolo, M Caggiano



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D