Parandalimi ėshtė terapi dhe fillon me jetėn

Higjiena dhe Parandalimi | 1 Shkurt 2024 |

Parandalimi ėshtė terapi dhe fillon me jetėn

Kontrolli i patologjive oralo-stomatologjike para dhe gjatė shtatzėnisė pėrmirėson cilėsinė e jetės sė gruas, ul incidencėn e patologjive orale te fėmija dhe pėrmirėson shėndetin...


image

Kontrolli i patologjive oralo-stomatologjike para dhe gjatė shtatzėnisė pėrmirėson cilėsinė e jetės sė gruas, ul incidencėn e patologjive orale te fėmija dhe pėrmirėson shėndetin oral gjatė rritjes sė fėmijės sė palindur.

Shtatzėnia ėshtė njė periudhė e rėndėsishme pėr t'u pėrgatitur pėr njė tė ardhme tė shėndetshme mjedisore dhe ėshtė e nevojshme qasja motivuese, efektive nė ndryshimin e stilit tė jetesės pėr tė ruajtur shėndetin e kavitetit oral.
Nėna e ardhshme zakonisht ėshtė shumė e gatshme pėr tė dėgjuar treguesit e rrezikut qė ndikojnė te shėndeti i fėmijės, tė tillė si: zakonet e gabuara tė ushqyerjes dhe kujdesi i ulėt ndaj higjienės sė shtėpisė.

Formimi i mikrobiotės orale ndodh nė njė mijė ditėt e para tė jetės. Pasi tė formohet mikrobiota, ajo nuk mund tė ndryshohet mė dhe faktorė tė shumtė tė jashtėm mund ta modifikojnė atė. Prandaj, 1000 ditėt e para tė jetės janė tė rėndėsishme pėr tė ndėrtuar shėndetin e sė ardhmes. Nė kėto 1000 ditė, ndėrtohen mikrobiota, sistemi imunitar dhe adaptoma (mikrobiota e adaptueshme).

Ndryshimet komplekse fiziologjike tė njė gruaje shtatzėnė mund tė ndikojnė nė shėndetin e saj oral dhe tė rrezikojnė atė tė fėmijės sė saj tė palindur. Ruajtja e kushteve optimale tė kavitetit oral tė gruas ėshtė e rėndėsishme pėr rezultat mė tė mirė tė shtatzėnisė dhe pėr promovimin e shėndetit oral tė fėmijės sė palindur. Evidenca shkencore kanė hedhur hipoteza mbi njė lidhje ndėrmjet infeksioneve orale tė nėnės dhe rezultateve tė pafavorshme tė shtatzėnisė, siē ėshtė lidhja ndėrmjet pranisė dhe ashpėrsisė sė infeksioneve tė mishrave tė dhėmbėve dhe lindjes sė parakohshme, vonesės sė rritjes sė fetusit, abortit spontan, preeklampsisė.

Roli i kėtyre infeksioneve, si faktor rreziku i mundshėm, apo si shkaktar i rezultateve tė pafavorshme tė shtatzėnisė nuk ėshtė konfirmuar gjithmonė, por ėshtė demonstruar mundėsia e transmetimit vertikal nga nėna te fėmija i baktereve qė shkaktojnė procesin e kariesit. Kontrolli i patologjive orale para dhe gjatė shtatzėnisė pėrmirėson cilėsinė e jetės sė gruas, ul incidencėn e patologjive orale te fėmija dhe ka potencial pėr tė promovuar njė shėndet mė tė mirė oral, edhe gjatė rritjes tė fėmijės sė palindur.
Gjatė periudhės prenatale, informacioni dhe kujdesi ndėrdisiplinor i stomatologėve, higjienistėve dentarė, mjekėve tė pėrgjithshėm, gjinekologėve, obstetėrve dhe neonatologėve, kanė njė ndikim tė rėndėsishėm nė kujdesin shėndetėsor.

Ėshtė e nevojshme qė operatorėt shėndetėsorė tė promovojnė "Rekomandimet pėr promovimin e shėndetit oral nė moshėn perinatale", tė publikuara nga ministria e Shėndetėsisė, tė cilat pėrmbajnė indikacione pėr pėrmirėsimin e shėndetit oral tė grave shtatzėna dhe inkurajojnė gratė shtatzėna t'u nėnshtrohen kontrolleve dhe ēdo terapie tė pėrshtatshme tė ofruar me kohė tė personalizuar.

Mjeti mė i rėndėsishėm parandalues ėshtė komunikimi dhe transferimi i njohurive mbi indekset e rrezikut dhe marrėveshja pėr zgjedhjen e teknologjive ideale, tė sigurta dhe efektive, tė cilat lejojnė menaxhimin e pėrgjegjshėm dhe tė lehtė tė higjienės orale nė shtėpi me vėmendje tė veēantė ndaj kompleteve tė higjienės orale tė pėrdorura dhe ndaj mjeteve tė pėrdorura nga tė sapolindurit (shishe, biberona, ēuēo, kruajtėse dhėmbėsh). Higjienizimi mund tė bėhet nė mėnyrė ergonomike me anė tė njė sprucatori dezinfektues nė distancė 5 cm nga mjetet pa shpėlarje tė mėvonshme. Ky gjest i thjeshtė mund t'i mbrojė nga infeksionet e mundshme.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 1 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D