Periodontiti dyfishon rrezikun pėr hipertension

Parodontologji | 29 Gusht 2023 |

Periodontiti dyfishon rrezikun pėr hipertension


Hipertensioni prek 30 deri nė 45% tė popullsisė sė rritur nė botė, ai ėshtė quajtur njė vrasės i heshtur qė nė shumicėn e rasteve nuk shkakton shqetėsime dhe ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė vdekjes sė parakohshme nga insuficienca kardiake dhe iktusi.

Periodontiti prek mė shumė se 50% tė individėve dhe shoqėrohet me njė rrezik tė lartė pėr ata qė vuajnė nga hipertensioni. Pėr tė konfirmuar lidhjen e ngushtė midis dy sėmundjeve, ėshtė publikuar sė fundi studim i publikuar nė revsitėn "Hypertension" dhe i  koordinuar nga Francesco D'Aiuto nga UCL Eastman Dental Institute nė Londėr, nė tė cilin theksohet se si prania e periodontitit mund tė dyfishojė rrezikun pėr zhvillimin e hipertensionit.

Nė studim morėn pjesė rreth 500 individė me moshė mesatare 35 vjeē, 250 prej tė cilėve vuanin nga periodontiti i rėndė.

U zbulua se 14% e njerėzve me periodontit kishin hipertension kundrejt 7% e atyre nė grupin e kontrollit, tė gjithė faktorėt e tjerė tė rrezikut ishin tė barabartė.

"Kjo dėshmi tregon se bakteret periodontale shkaktojnė dėmtime tė gengivave dhe gjithashtu induktojnė njė pėrgjigje sistematike inflamatore qė mund tė favorizojė zhvillimin e sėmundjeve sistemike siē ėshtė hipertensioni", shpjegon autori. "Duke pasur parasysh prevalencėn e periodontitit, studimi ynė konfirmon numrin shqetėsues tė njerėzve qė mund tė vuajnė paditur nga hipertensioni, me tė gjithė rrezikun kardiovaskular qė kjo sjell", vazhdon ai.

Pėr mė tepėr, trajtimi i periodontitit mund tė favorizojė parandalimin dhe kontrollin e presionit tė lartė tė gjakut: dhe ruajtja e shėndetit tė mirė periodontal mund tė ndihmojė nė vonimin e shfaqjes sė hipertensionit dhe mund tė pėrmirėsojė menaxhimin e sėmundjes te njerėzit qė tashmė vuajnė nga kjo sėmundje.

Provat e fundit eksperimentale tregojnė se periodontiti dhe hipertensioni kanė njė bazė tė pėrbashkėt gjenetike, veēanėrisht nė njė grup tė madh gjenesh tė rėndėsishėm pėr sistemin imunitar, duke mbėshtetur hipotezėn se pas tė dy sėmundjeve ekziston njė gjendje inflamatore.

"Pacientėt me periodontit shpesh kanė presion tė lartė tė gjakut, veēanėrisht kur zgavra e gojės ėshtė nė njė gjendje inflamacioni dhe mishrat e dhėmbėve rrjedhin gjak. Lidhja mes tyre ėshtė e rėndėsishme sepse hipertensioni ėshtė shpesh asimptomatik, prandaj, gjetja e njė 'sinjali' klinik siē ėshtė periodontiti qė sugjeron rrezikun e vuajtjes nga hipertensioni gjithashtu, mund tė lehtėsojė diagnozėn e hershme tė ērregullimit dhe pėr kėtė arsye tė parandalojė ngjarjet kardiovaskulare", vazhdojnė autorėt.

Integrimi i depistimit pėr diagnozėn e hipertensionit nga periodontistėt e kujdesit dentar gjithashtu ka tė bėjė me mjekėt qė trajtojnė pacientėt dhe, anasjelltas, integrimin e depistimit diagnostik tė periodontitit nga mjekėt mund tė pėrmirėsojnė diagnozėn dhe trajtimin e tė dy kushteve dhe tė ulin barrėn e hipertensionit nė shėndetin kardiovaskular.

Ėshtė gjithashtu e rėndėsishme qė internisti dhe mjeku i pėrgjithshėm tė pėrfshijnė nė vlerėsimin e pacientit disa pyetje mbi gjendjen e shėndetit oral, tė cilat mund tė pėrfaqėsojnė njė paralajmėrim pėr njė rrezik tė mundshėm tė periodontitit.

Ky vlerėsim i thjeshtė mund tė jetė shumė i dobishėm si nė identifikimin e hershėm tė pacientėve me hipertension tė fshehtė, ashtu edhe nė pacientėt me periodontit tė pa diagnostikuar. Praktikat e mira tė higjienės orale siē janė pastrimi i dhėmbėve dy herė nė ditė dhe pastrimi i hapėsirave interdentale mund tė jenė efektive jo vetėm pėr shėndetin e gojės, por gjithashtu mund tė jenė njė mjet i thjeshtė brenda mundėsive tė gjithsecilit pėr tė parandaluar dhe kontrolluar hipertensionin.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D