Bulimia mund tė dėmtojė edhe dhėmbėt

Konservativė | 25 Gusht 2023 |

Bulimia mund tė dėmtojė edhe dhėmbėt


Bulimia ėshtė njė sėmundje shumė e pėrhapur, mė tepėr nga sa mendohet, e cila ēon personin e prekur tė konsumojė ushqim me tepri, dhe mė pas tė mundohet ta eleminojė atė duke provokuar tė vjella. Mund tė jetė gjithashtu njė patologji e luhatshme qė alternohet me gjendjen e anoreksisė, ose mungesėn e marrjes sė ushqimit qė ndodh nė tė njėjtėn mėnyrė tė pėrmendur mė sipėr.

Ndikimi i bulimisė nė shėndetin oral 

Tė gjitha kėto situata pėrfshijnė praninė e lėngjeve tė stomakut brenda gojės tė cilat, duke qenė  acide tė fortė, priren tė konsumojnė sipėrfaqen e dhėmbit. Nė fakt, nė njė mjedis acid, smalti ka tendencė tė dekalcifikohet dhe pėr kėtė arsye, ai bėhet mė i dobėt.

Qėndrueshmėria e kėtyre fenomeneve e bėn shtresėn e smaltit gjithnjė e mė tė hollė, derisa konsumohet plotėsisht; nė kėtė mėnyrė del dentina, indi i brendshėm i dhėmbit, shumė mė i shkrifėt dhe, mbi tė gjitha, shumė mė i ndjeshėm. E gjithė kjo rezulton nė njė konsumim anormal tė tė gjithė sipėrfaqes sė dhėmbit, veēanėrisht asaj mė tė brendshme, e cila i krijon shqetėsime pacientit dhe shkakton probleme nė ēdo lėvizje pėrtypėse.

Si duhet ti trajtojė dhėmbėt dikush qė vuan nga bulimia

Kujdesi dentar te kėta pacientė ėshtė shumė kompleks sepse dėmtimi i dhėmbėve ėshtė shumė i dukshėm dhe konsumimi ėshtė aq i lartė sa, nė disa raste, mund tė dėmtohet edhe sipėrfaqja e pulpės dentare nė sipėrfaqe. Dhimbja nė kėto raste ėshtė shumė e lartė dhe, jo rrallė, pėrfshin nevojėn pėr tė devitalizuar dhėmbin ose dhėmbėt e pėrfshirė.

Pasojat psikologjike

Nga ky pėrshkrim i shkurtėr ėshtė e lehtė tė kuptohet se sa dramatik ėshtė ky problem edhe pėr sektorin e dhėmbėve, pėr tė mos pėrmendur faktin qė peshėn mė tė madhe e mbajnė dhėmbėt e pėrparmė, kjo pėrfshin njė dėm estetik aq tė dukshėm, saqė mund te ndikoje negativisht edhe ne psikologjinė e individėve ne momentin qe ndryshojnė marrėdhėnien e tyre me ushqimin.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D