Mikrobioma orale dhe migrena. Lidhja befasuese qė ekziston ndėrmjet tyre

Patologji dhe Mjeksi Orale | 14 Gusht 2023 |

Mikrobioma orale dhe migrena. Lidhja befasuese qė ekziston ndėrmjet tyre


Njė studim i koordinuar nga Antonio Gonzales nga Universiteti i Kalifornisė nė San Diego, ka treguar pėr herė tė parė se ekziston nje lidhje e mundshme midis baktereve tė pranishme nė kavitetin oral dhe migrenės. Autori tregon se ėshtė thelluar nė kėtė ēėshtje pasi ka vėnė re se gruaja e tij kishte dhimbje koke sa herė qė hante hamburger ose sallame, ushqime tė pasura me nitrate.

Asgjė e re deri kėtu, sepse ėshtė vėzhguar edhe mė herėt se pėrbėrjet qė kanė nė pėrmbajtje nitrate mund tė shkaktojnė dhimbje koke. Shpesh tė pėrdorur si aditivė te mishrat e pėrpunuar, nitratet janė tė pranishme edhe nė disa zarzavate si dhe nė disa lloje barnash qė janė pėr sėmundjet kardiovaskulare dhe nė fakt, rreth 10% e pacientėve nuk i tolerojnė kėto terapi vetėm pėr shkak tė intensitetit tė dhimbjes sė kokės qė i shoqėron.

Dhimbja e kokės qė vjen si pasojė e nitrateve manifestohet tipikisht me dy mėnyra tė ndryshme, ose shkaktohen menjėherė me intensitet tė lehtė apo tė moderuar, ose pas disa orėsh dhe ėshtė shumė mė e fortė: nė kėtė rast, intensiteti i simptomave varet nga doza dhe janė mė tė ekspozuar individėt qė kanė njė histori individuale ose familjare migrenė. Literatura sugjeron qė dhimbjet e menjėhershme tė kokės dhe ato tė vonuara shkaktohen nga dy mekanizma tė ndryshėm, por tė dy lidhen me praninė e oksidit nitrik, qė pėr mė tepėr ėshtė njė molekulė strategjike pėr sistemet antioksiduese tė organizmit.

Rėndėsia e studimit tė Gonzales qėndron nė zbulimin e rolit tė baktereve orale: disa nga kėto janė nė gjendje tė konvertojnė nitratet nė nitrite, kėto tė fundit prodhojnė oksidin nitrik me njė efekt vazodilatacioni qė, tek individėt e predispozuar pėrkthehet nė dhimbje koke.

Kėrkuesit kalifornianė kanė analizuar mikrobiomėn intestinale dhe atė orale tė pacientėve qė pas marrjes sė nitrateve kishin zhvilluar migrenė, duke i krahasuar me atė tė pjesėmarrėsve qė nuk e kishin kėtė simptomė.

Krahasimi i kampioneve fekale nuk ka evidentuar diferenca tė veēanta nė pėrbėrjen e mikrobiomave, ndėrsa te kampionet orale tė individėve me migrenė ishin mė tė pranishėm gjene qė kodifikojnė nitratet, nitritet dhe enzimat qė favorizojnė reduktimin e oksidit nitrik. Rezultati ėshtė nė linjė me pohimin e dy paradigmave qė janė bėrė gjithnjė e mė evidente nga kėrkimet: rėndėsia e mikrobiomės dhe lidhja e kushteve tė zgavrės orale me ato sistemike.

Pėr mė shumė informacion:
Migraines Are Correlated with Higher Levels of Nitrate-, Nitrite-, and Nitric Oxide-Reducing Oral Microbes in the American Gut Project Cohort


 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D