Vera e kuqe, njė aleate nė luftėn kundėr kariesit

Higjiena dhe Parandalimi | 26 Qershor 2023 |

Vera e kuqe, njė aleate nė luftėn kundėr kariesit


Njė kėrkim amerikan ka treguar se produktet e mbetura nga pėrpunimi i verės frenojnė aktivitetin e Streptococcus mutans.

Pėrfitimeve tė ndryshme tė verės sė fundmi i ėshtė shtuar edhe njė qė ka tė bėjė me shėndetin e dhėmbėve dhe gengivave: por efekti pozitiv nuk ėshtė marrė nga njė gotė verė e kuqe qė konsumohet nė njė vakt, por nga mbetjet pas pėrpunimit tė saj. Megjithatė duhet pak kohė pėrpara se eksperimentet premtuese tė ēojnė nė realizimin e njė produkti nga i cili pėrfiton shėndeti oral, por pėr momentin ėshtė e sigurt njė e dhėnė: farat dhe lėkurat e rrushit tė fermentuar, qė ngelin nga pėrpunimi i verės, kanė aftėsinė qė tė kundėrshtojnė veprimin e baktereve qė shkaktojnė karies.

"Eksperimentet tona laboratorike kanė treguar qė produktet e mbetura nga pėrpunimi i verės janė me tė vėrtetė nė gjendje qė tė interferojnė me aktivitetin e Streptococcus mutans" thotė Hyun Koo, docent nė Eastman Department of Dentistry dhe nė Center for Oral Biology nė Universitetin e Rochester, SHBA.

"Kufizimi i veprimit tė Streptococcus mutans bėhet para sė gjithash duke frenuar sekretimin e glukoziltransferazave, pra enzimave qė pėrmes prodhimit tė substancave me sheqerna dhe viskoze (glukanėt), lejojnė bakteret qė tė aderojnė nė sipėrfaqet e dhėmbėve dhe tė formojnė njė barrierė mbrojtėse rreth kolonive tė Streptococcus, nė fakt nė kontakt me farat dhe lėkurat e rrushit tė fermentuar kufizojnė prodhimin e enzimave dhe reduktojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme aftėsinė e baktereve qė tė aderojnė nė smalt dhe tė krijojnė kushte optimale pėr t'u riprodhuar".

Substancat qė vijnė nga pėrpunimi i verės janė nė gjendje tė modifikojnė edhe mjedisin nė tė cilin jetojnė Streptococcus mutans. "Edhe modifikimet e mjedisit bėhen pėrmes kufizimit tė aktivitetit tė baktereve: ndėrkohė qė nė kushte normale Streptococcus sekreton substanca qė krijojnė mjedisin acid nė tė cilin jeton, kur bie nė kontakt me derivantėt e rrushit nuk arrin tė prodhojė tė njėjtėn sasi tė substancave acide, ndoshta falė inhibimit tė glikolizės".

Studimi i publikuar nė "Journal of Agricultural and Food Chemistry", ka treguar se substancat pėrgjegjėse tė inhibimit tė aktivitetit bakterial janė polifenole gjerėsisht tė pranishme nė mbetjet e fermentuara tė rrushit tė presuar dhe nė veēanti te rrushi i zi, qė pėrmban 40% mė shumė nė krahasim me varietetet e rrushit tė bardhė.
"Eksperimentet tona kanė treguar qė pėrdorimi i mbetjeve tė rrushit tė zi ka reduktuar 85% sekretimin e dy glukoziltransferazave", vazhdojne autoret.

Njė nga elementet mė tė rėndėsishėm sipas studiuesve ėshtė fakti qė nė asnjė rast polifenolet nuk kanė eliminuar bakteret, por thjesht kanė modifikuar aktivitetin, kjo, sipas tyre lejon shmangien e episodeve tė rezistencės bakteriale siē ndodh me kurat me antibiotikė si edhe eliminimi i baktereve tė dobishme bashkė me ato qė shkaktojnė karies.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D