Pulpotomia nė trajtimin e traumave dentare komplekse

Konservativė | 19 Qershor 2023 |

Pulpotomia nė trajtimin e traumave dentare komplekse


Terapia e pulpės vitale (VPT) ėshtė njė trajtim konservativ i lezioneve pulpare reversibėl qė ka si qėllim tė promovojė shėrimin e indit pulpar duke stimuluar formimin e indit tė fortė pėr tė ruajtur vitalitetin e pulpės. Kjo teknikė minimalisht invazive pėrfshin qoftė pulpotomitė parciale qoftė ato totale.

Tradicionalisht, materiali i zgjedhur ka qenė gjithmonė hidroksidi i kalciumit (CH) por qė vitet e fundit i ėshtė bashkuar edhe MTA qė ka njė pėrshtatshmėri marginale superiore, redukton inflamacionin e pulpės dhe indukton ura dentinale mė tė shpeshta dhe me porozitet mė tė vogėl.

Ndėrmjet disavantazheve tė MTA-sė, renditen edhe kohėt e gjata tė marrjes fillestare, manipulimi kompleks dhe potenciali i madh i ēngjyrosjes dentare me njė tejdukshmėri tė paleverdisshme estetike veēanėrisht te dhėmbėt anteriorė.

Pra, kėrkimi ka futur produkte alternative me qėllim pėrmirėsues me bazė tė silikatit tė kalciumit (CSC) si biodentina (BD), njė material biokompaktibėl dhe bioaktiv qė promovon shėrimin e pulpės nėse aplikohet direkt nė kontakt me indin pulpar. Aplikimet klinike tė saj janė tė shumta nė endodonti, dentistrinė restorative, dentistrinė pediatrike dhe traumatologji.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė kėrkim tė fundit tė publikuar nė "Journal of Endodontics", autorėt kanė vlerėsuar rezultatet klinike dhe radiografike tė pulpotomive tė kryera me biodentinė (BD) te dhėmbėt permanentė anteriorė me ekspozime traumatike tė komplikuara tė pulpės.

Studimi perspektiv ėshtė kryer nė 2 spitale pediatrike nė repartet e stomatologjisė nė Montreal, Quebec, Kanada.

Kriteret e pėrfshirjes ishin:
- fėmijė me dhėmbė permanentė qė paraqisnin njė frakturė tė komplikuar tė kurorės;
- njė dhėmb i restauruar pa shenja klinike dhe radiografike tė nekrozės sė pulpės ose sėmundjes periodontale.

Ndėrsa nga studimi u pėrjashtuan:
- pacientėt me shėndet tė pėrgjithshėm tė dėmtuar;
- pacientėt qė nuk bashkėpunojnė;
- pacientėt me histori tė traumės sė dhėmbit tė prekur mė parė;
- dhėmbėt me avulsion bashkėshoqėrues;
- dhėmbėt me lezion apikal;
- dhėmbėt me rezorbim radikolar tė brendshėm dhe/ose tė jashtėm tė dukshėm nė ekzaminimin radiografik;
- dhėmbėt me gjakrrjedhje tė pakontrolluar gjatė trajtimit tė pulpotomisė.

Dhėmbėt e trajtuar u vlerėsuan klinikisht dhe nė mėnyrė radiografike pas 1 jave dhe pas 1, 3, 6, 12, 18 dhe 24 muajsh pas trajtimit.

Rezultatet

45 pacientė 8-16 vjeē, u pėrfshinė nė kėtė studim. 51 dhėmbė u trajtuan me njė pulpotomi me biodentinė (BD). Studimi tregoi njė normė mbijetese me 100% dhe njė normė suksesi me 91%. U verifikuan katėr dėshtime me follow up me 1, 6 dhe 15 muaj ku dhėmbėt janė trajtuar mė pas me njė terapi kanalare konvencionale ose me njė procedurė endodontike rigjeneruese. Ndjeshmėria e dhėmbit ndaj tė ftohtit e sinjalizuar nga pacientėt ėshtė reduktuar nė kohė.

Shumė dhėmbė janė pėrgjigjur normalisht ndaj testimeve tė vitalitetit tė pulpės gjatė dekursit tė kėtij studimi.

Njė ēngjyrosje e lehtė u vu re nė 8 dhėmbė (17%).

Rezultatet radiografike kanė treguar formime tė urave dentinale nė 91% tė rasteve dhe tė gjithė dhėmbėt imaturė kanė treguar njė formimim tė vazhdueshėm tė rrėnjėve.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfudnimin se pulpotomitė e kryera me biodentinė (BD) te dhėmbėt me frakturė komplekse tė kurorės tregojnė njė normė suksesi tė pėrgjithshme tė lartė.

Ky material mund tė konsiderohet njė alternativė e mirė e MTA dhe hidroksidit tė kalciumit (CH), nuk ēon nė ēngjyrosje dhe lejon maturimin dhe plotėsimin radikolar.

Implikimet klinike

Studime tė mėtejshme, me kampione me pėrmasa mė tė mėdha dhe me periudha tė follow up -it mė tė gjata, janė tė nevojshme pėr vlerėsimin e suksesit afatgjatė tė kėtij lloj trajtimi te dhėmbėt me fraktura tė komplikuara tė kurorės.

Pėr mė shumė informacion:

Haikal L, Ferraz Dos Santos B, Vu D-D, Braniste M, Basma Dabbagh B. Biodentine pulpotomies on permanent traumatized teeth with complicated crown fractures.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Shumė interesant ( 3 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D