Gėrryerja e dhėmbėve. Cilat janė ushqimet qė ndikojnė

Higjiena dhe Parandalimi | 10 Maj 2023 |

Gėrryerja e dhėmbėve. Cilat janė ushqimet qė ndikojnė


Roli i njė diete tė pasur me substanca acide nė zhvillimin e gėrryerjes sė dhėmbėve po kthehet gjithnjė e mė shumė nė njė objekt studimi. Dy rishikime tė fundit sistematike kanė konfirmuar qė konsumi i pijeve tė gazuara lidhet me gėrryerjen e dhėmbėve, ndėrsa pėrsa i pėrket pijeve dhe ushqimeve tė tjera acide tė dhėnat nga literatura janė ende tė diskutueshme.

Pėrveē kėsaj deri mė tani nuk i ėshtė kushtuar shumė kujdes karakteristikave tė tjera tė rėndėsishme tė dietės, siē janė koha dhe kohėzgjatja e ekspozimit tė dhėmbėve ndaj substancave ose pijeve acide.

Gjithashtu ėshtė e rėndėsishme tė marrim nė konsideratė qė:
• Dieta e vakteve kryesore pėrgjithėsisht ėshtė e pėrzier (pėrmban ushqime acide por edhe bazike qė veprojnė si agjentė zbutės).
• Sasia dhe cilėsia e fluksit tė pėshtymės sė stimuluar gjatė vaktit luan njė rol tė rėndėsishėm nė zbutjen e acideve.

Njė studim i fundit rast-kontroll, ka zbuluar qė konsumimi i frutave acide ndėrmjet vakteve lidhet me erozionin e dhėmbėve, ndėrsa konsumi i frutave gjatė vaktit nuk lidhet me tė dhe qė konsumimi i pijeve acide lidhet me gėrryerjen e dhėmbėve pavarėsisht nga koha e konsumimit.

Disa studime transversale kanė dalė nė pėrfundimin qė konsumimi i pijeve acide pėrpara gjumit lidhet mė sė shumti me erozionin e dhėmbėve.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim tė publikuar nė "Journal of Public Health Dentistry" ėshtė hetuar lidhja ndėrmjet tipeve tė ndryshme dhe kohėve tė konsumimit tė ushqimeve acide dhe gėrryerjes dentare nė njė popullsi adulte.

Autorėt analizuan tė dhenat e 3586 tė rriturve mbi 18 vjeē, pjesėmarrės nė National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) nė periudhėn 2003-2004. U grumbulluan dhe analizuan tė dhėnat mbi katėr tipe ushqimesh dhe pijesh acide (fruta, lėngje frutash, pije alkoolike dhe pije joalkoolike tė gazuara) dhe mbi kohėt e konsumit (vakte tė plota VS vakte tė ndėrmjetme, tė pėrkufizuar nė bazė tė pėrqindjes sė raportit energjik total tė marrė dhe orės sė ditės).

Gjendja e gėrryerjes (e moderuar apo e rėndė) u vlerėsua nė bazė tė numrit tė sipėrfaqeve dentare tė dėmtuara.

Rezultatet

Konsumimi gjatė vakteve i pijeve joalkoolike tė gazuara lidhet me gėrryerjen e dhėmbėve, ndėrsa konsumimi i frutave, lėngjeve tė frutave dhe pijeve alkoolike nuk lidhet me tė.

Konsumi i pijeve joalkoolike tė gazuara gjatė vakteve, nga tė dhėnat e kėtij studimi, duket se ėshtė i vetmi faktor qė lidhet nė mėnyrė konstante me gėrryerjen e dhėmbėve, pavarėsisht nėse flitet pėr vakte tė plota apo vakte tė ndėrmjetme.

Konkluzionet

Nga rezultatet e kėtij studimi ėshtė parė qė konsumi i rregullt i pijeve joalkoolike tė gazuara gjatė vakteve lidhet me gėrryerjen e dhėmbėve qė mund tė jetė e moderuar ose e rėndė nė popullsinė adulte amerikane.

Kohėzgjatja e vakteve nė fakt (vakte tė plota VS vakte tė ndėrmjetme, kohė mė e gjatė VS mė e shkurtėr e kontaktit acide/dhėmbė) nuk ndikon nė shfaqjen e gėrryerjes sė dhėmbėve.

Implikimet klinike

Tė dhėnat e kėtij studimit duhet tė konfirmohen me rezultate tė tjera tė studimeve analoge.

Pėr mė shumė informacion:

• Li H, Zou Y, Ding G. Dietary factors associated with dental erosion: A meta-analysis. PLoS One 2012;7:e42626.
• Salas MM, Nascimento GG, Vargas-Ferreira F, Tarquinio SB, Huysmans MC, Demarco FF. Diet influenced tooth erosion prevalence in children and adolescents: results of a meta-analysis and meta-regression. J Dent 2015;43(8):865-75.
• O'Toole S, Bernabe E, Moazzez R, Bartlett D. Timing of dietary acid intake and erosive tooth wear: A case-control study. J Dent 2017;6:99-104.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 1 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D