Endokarditi bakterial dhe higjiena orale

Higjiena dhe Parandalimi | 24 Prill 2023 |

Endokarditi bakterial dhe higjiena orale


Endokarditi bakterial infektiv (EI), qė zakonisht haset si infeksion i valvulės sė zemrės, ėshtė i rrallė nė popullatėn e pėrgjithshme, edhe pse shoqėrohet me sėmundshmėri dhe vdekshmėri tė lartė.

Mė shumė se 100 vjet mė parė ėshtė sugjeruar se bakteremia orale mund tė jetė shkaktare e EI-sė.
Nė vitin 1955, udhėzimet e para tė Shoqatės Amerikane tė Zemrės (AHA) pėr parandalimin e EI-sė rekomanduan qė pacientėt me rrezik tė lartė pėr EI tė marrin antibiotikė profilaktikė (AP) pėrpara se tė ndėrmarrin procedura dentare invazive.

Megjithatė, nė vitin 2007, AHA e ndryshoi kėtė rekomandim pėr ata qė konsiderohen tė jenė nė rrezik tė moderuar pėr komplikime nga EI-ja, njė grup qė pėrfshin afėrsisht 90% tė njerėzve me sėmundje valvulare tė zemrės, duke rekomanduar profilaksinė me antibiotikė vetėm pėr individėt me rrezik tė lartė qė i nėnshtrohen stomatologjisė invazive tė EI-sė. Kėto rekomandime u publikuan te Udhėzimet e Kardiologjisė 2021 nga AHA/American College.

Pjesa dėrrmuese e pllakės dentare pėrfshin streptokoket (pėr shembull, S. mitis) dhe nė kushte tė shėndetshme, ēarja e gengivave rreth dhėmbėve ėshtė e veshur me njė shtresė tė hollė tė epitelit jo tė keratinizuar shumė tė depėrtueshėm, i cili ndan organizmat potencialisht patogjenė nga qarkullimi i pėrgjithshėm.

Akumulimi i pllakės dentare dhe tartarit rezulton nė rritjen e baktereve, inflamacionin e gengivave, ulēerimin dhe rritjen e pėrshkueshmėrisė sė epitelit krevikular, gjė qė ndoshta ēon nė njė rritje tė frekuencės sė bakteremisė.

Ka prova nė rritje nė literaturė qė bakteremia e shpeshtė pėr shkak tė pllakės dhe tartarit lidhet ndoshta me njė rrezik nė rritje pėr EI-nė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim rast-kontroll, qė do tė publikohet sė shpejti nė "Oral Surgery Oral Medicine Oral Patology Oral Radiology 2023", autorėt kanė pėrcaktuar nėse higjiena orale lidhet me endokarditin infektiv (EI) tek individėt nė rrezik tė moderuar pėr EI-nė.

Nė kėtė studim, u analizua higjiena te pacientėt e hospitalizuar me EI (raste) krahasuar me pacientėt ambulatorė me sėmundje valvulare tė zemrės por pa EI (kontrollet).

Objektivi primar ishte indeksi mesatar i tartarit. Objektivat sekondarė ishin masat e tjera tė higjienės orale dhe sėmundjet periodontale (p.sh. pllaka dentare, gengiviti).
Ėshtė kryer edhe kategorizimi i kulturave tė gjakut tė specieve bakteriale.

Rezultatet

62 pjesėmarrėsit nė grupin e rastit kishin njė indeks mesatar tė tartarit 53% mė tė lartė se 119 pjesėmarrėsit nė grupin e kontrollit (0,84, 0,55, pėrkatėsisht; diferenca = 0,29, 95% CI: 0,11 , 0,48; p = 0,002) dhe 26% indeksi mesatar i pllakės kryesore dentare (0,88, 0,70, respektivisht; diferenca = 0,18, 95% CI: 0,01, 0,36; p = 0,043).

Nė pėrgjithėsi, rastet raportuan mė pak vizita dentare dhe higjienike dentare (p = 0,013) dhe mė pak vizita dentare nė 12 javėt para regjistrimit nė studimin e lartpėrmendur sesa kontrollet (p = 0,007).
Bakteret e zakonshme orale u identifikuan nga kulturat e gjakut nė 27 nga 62 raste (44%).

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė konfirmohen edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se te personat nė rrezik pėr endokardit bakterial mund tė reduktohen burimet e mundshme tė endokarditit bakterial qė lidhen me tė, duke ruajtur shėndetin optimal oral nėpėrmjet rregullave tė kujdesit profesional dhe procedurat dentare tė higjienės orale konstante dhe korrekte nė shtėpi.

Implikimet klinike

Raporti i Institutit tė Mjekėsisė nė vitin 2000 mbi Shėrbimet Dentare tė Nevojshme Mjekėsore dhe Rekomandimet e AHA kanė treguar prej kohėsh nevojėn pėr tė sqaruar rolin e higjienės orale nė patogjenezėn e EI-sė.
Disa nga ata nė rrezik pėr tė zhvilluar EI mund tė kenė akses tė kufizuar nė kujdesin dentar pėr njė sėrė arsyesh, si dhe njė kuptim tė kufizuar tė rėndėsisė sė arritjes dhe mbajtjes sė higjienės sė mirė orale.

Pėr klinicistėt dhe stomatologėt, ekziston njė mungesė e tė kuptuarit tė rreziqeve relative nga procedurat dentare invazive tė rralla kundrejt bakteremisė sė pėrsėritur nga aktivitetet rutinė tė pėrditshme (pėr shembull, larja e dhėmbėve) te individėt me higjienė tė dobėt orale, duke shtuar sfidėn pėr tė ndėrmarrė parandalimin e EI-sė.

Tė dhėnat nga ky studim ofrojnė dėshmi se mirėmbajtja e higjienės orale mund tė jetė njė faktor i rėndėsishėm zbutės i rrezikut pėr zhvillimi e EI-sė.

Pėr mė shumė informacion:

Peter B. Lockhart, Vivian Chu, Jing Zhao, Frank Gohs, Martin H. Thornhill, Bruce Pihlstrom, Farah Bahrani Mougeot, Geoffrey A. Rose, Yee-Ping Sun, Joel Napenas, Stephanie Munz, Peter M. Farrehi, Thomas Sollecito, Vidya Sankar, Patrick T. O'Gara. Oral hygiene and infective endocarditis: a case control study. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol (2023), doi:https://doi.org/10.1016/j.oooo.2023.02.020.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D