Ndikimi i reaksioneve alergjike nė patologjitė orale kronike

Patologji dhe Mjeksi Orale | 4 Prill 2023 |

Ndikimi i reaksioneve alergjike nė patologjitė orale kronike


Reaksionet alergjike mund tė jenė tė menjėhershme (tipi 1) ose tė vonuara (tipi IV). Nė termat e paraqitjes klinike, reaksionet alergjike nė nivel oral mund tė manifestohen si reaksione likenoide orale (OLR), keilit, stomatit, gengivit, dermatit perioral, ndjesi tė djegies sė gojės, ėnjtje tė buzėve dhe fytyrės dhe ndjesi parestezie.

Sindroma e alergjive nga ato ushqimore deri te alergjitė ndaj polenit ėshtė njė reaksion i hiperndjeshmėrisė (tipi I) ndaj ushqimeve me bazė bimore, qė manifestohet mė shpesh me kruarje tė buzėve, gjuhės dhe gojės nė pėrgjithėsi.

Kur trajtohen pacientėt qė vuajnė nga patologjitė persistente orale dhe periorale mund tė ndeshemi shpesh me problemin e alergjive tė mundshme, veēanėrisht ato qė lidhen me disa materiale dentare tė lidhura me procedura tė caktuara stomatologjike.

Nė nivel oral, mund tė ndeshen edhe reaksione alergjike tė lidhjeve tė pranishme nė materialet e aparaturave dhe restaurimeve dentare protetike jo vetėm ato tė preparateve tė tjera tė pėrdorura nė manovrat e zakonshme tė trajtimit stomatologjik.

A mund tė manifestohen kėto reaksione alergjike mė shpesh tek individėt e prekur nga patologjitė orale kronike nė krahasim me individėt e shėndetshėm?
A janė tė besueshėm testet alergologjik kutan edhe pėr tė diagnostikuar alergjitė nė nivel oral?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Njė studim klinik i publikuar sė fundi nė "Journal of Oral Rehabilitation", ka ekzaminuar alergenėt e mundshėm dhe reaksionet alergjike qė lidhen me to pėr patologjitė mė tė shpeshta orale dhe periorale duke kryer testin e alergologjikėve kutanė, duke hetuar besueshmėrinė e kėtyre tė fundit edhe pėr rekasionet alergjike orale.

Studimi ka pėrfshirė 230 pacientė nga tė cilėt 180 tė prekur nga patologjitė orale dhe periorale, 30 pėr secilin nga grupet e mėposhtme:
• grupi 1, pacientė me angioedemė;
• grupi 2, pacientė me reaksione likenoide orale (OLR);
• grupi 3, pacientė me sindromėn e gojės qė djeg (BMS);
• grupi 4, pacientė me gengivo-stomatit;
• grupi 5, pacientė me keilit;
• grupi 6, pacientė me dermatit perioral.

Pėr grupin e kontrollit janė zgjedhur pesėdhjetė pacientė tė shėndetshėm.

Ekzaminime diagnostikuese tė plota janė kryer pėrpara patch test me alergenė qė i pėrkasin serive standarde dhe me materiale dentare specifike dhe teste kutane me shpime (SPT) pėr disa ushqime, konservantė, aditivė dhe inhalantė.

Rezultatet

Rezultatet pozitive ndaj testeve alergologjike kanė treguar se janė mė tė zakonshme te pacientėt me patologji orale nė krahasim me grupin e kontrollit, me njė pėrqindje nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė madhe sesa frekuenca e alergjive tė kontaktit nė grupin 5 tė pacientėve tė prekur nga keiliti kronik (P=.048).

Alergenėt mė tė zakonshėm janė kloruri i kobaltit (13,3% nė grupin 3 tė BMS vs 10% nė grupin e kontrollit), sulfati i nikelit (10% nė grupin 4 tė gingivo-stomatitit dhe 6,7% nė grupin 5 tė keilitit vs 3,3% nė grupin e kontrollit) dhe disa konservantė (23,3% nė grupin 1 tė angioedemės dhe nė grupin 3 tė BMS).

Konkluzionet

Nė bazė tė tė dhėnave tė nxjerra nga ky studim, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, testet alergologjikė kutanė duhen besuar dhe tė justifikohen pėr diagnozėn e alergjive nė rastin e sėmundjeve orale persistente ose pėrsėritėse.

Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė konfirmuar alergjitė duke lejuar, nė dobi tė pacientit, reduktimin pasues tė alergenėve.

Pėr mė shumė informacion:

Budimir J, Mravak-Stipeti M, Bulat V, Fercek I, Japundzi I, Lugovic-Mihic L. Allergic reactions in oral and perioral diseases - What do allergy skin test results show?



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D