Fluoroza. Ja, si mund tė trajtohet

Konservativė | 3 Prill 2023 |

Fluoroza. Ja, si mund tė trajtohet


Fluoroza ėshtė njė gjendje kronike e shkaktuar nga gėlltitja e tepėrt e fluorit. Kjo pėrcakton njė formim tė ndryshuar tė smaltit, tė karakterizuar nga hipomineralizimi, me njolla opake dhe vija tė bardha, simetrike, tė ēngjyrosura dhe tė pėrhapura.

Lezionet sipėrfaqėsore tė smaltit, si poroziteti dhe zonat kafe, verifikohen shpesh nė format mė tė rėnda tė fluorozės. Kėto shenja klinike varen nga sasia e pėrthithur e fluorit, nga kohėzgjatja e ekspozimit ndaj fluorit dhe nga gjendja e amelogenesis.

Njė studim i publikuar sė fundi nė "Journal of Esthetic and Restorative Dentistry", ka bėrė krahasimin ndėrmjet trajtimeve tė ndryshme pėr fluorozėn, duke u pėrpjekur tė japė njė pėrgjigje mbi zgjedhjen qė duhet bėrė, sipas secilit rast.

Ndėrhyrjet e propozuara pėr trajtimin e fluorozės:

• infiltrimi i smaltit me rezinė fotopolimerike me viskozitet tė ulėt, pėr tė fshehur njollat e fluorit, sepse kompozitat kanė njė indeks tė pėrthyerjes tė ngjashme me smaltin.
• mikroabrazioni, i bazuar nė aplikimin e njė xheli gėrryes (kryesisht me HCl) i ndjekur nga pėrdorimi i njė guri (tė montuar nė njė dorezė me rrotullim tė ngadaltė) pėr tė ashpėrsuar sipėrfaqen;
• zbardhimi i jashtėm, i bazuar nė aplikimin e acideve (kryesisht H2O2) qė prodhojnė jone peroksidi pėr tė penetruar nė smalt dhe nė tubulat dentinale;

Por, cila nga kėto konsiderohet si mė efektivja?

Autorėt kanė kryer kėrkimin mbi nėntė baza tė dhėnash, duke pėrzgjedhur studime klinike me pėrzgjedhje rastėsore qė nga viti 2016. Kėshtu, nė shqyrtim janė pėrfshirė gjashtė studime, me njė numėr tė pėrgjithshėm prej 348 pacientėsh (40% meshkuj dhe 60% femra), me moshė mesatare prej 17,7 vjeē.
Pacientėt janė ndarė nė tre grupe dhe janė trajtuar me zbardhim, mikroabrazion ose infiltrim tė rezinės. Tė gjithė grupet janė krahasuar duke llogaritur: diferencat mesatare (MD), risqet relative (RR) dhe intervalet korresponduese tė besueshmėrisė nė 95% (IC).

Rezultatet

Zbardhimi ėshtė pėrshtatur si ndėrhyrje referimi, sepse ka kontribuuar me numrin mė tė madh tė provave. Nė krahasim me personat qė nuk kanė marrė asnjė trajtim, zbardhimi ka pėrmirėsuar tė gjithė aspektet kolorimetrike, edhe pse njė numėr i vogėl i zonave tė fluorozės qė janė zbardhur kishin prirje pėr tė pasur diferenca kromatike tė dallueshme nga smalti i shėndetshėm (RR = 0,68; IC 95% = 0,43 - 1,08).
Nė krahasimin ndėrmjet mikroabrazionit dhe zbardhimit, mikroabrazioni ka prodhuar njė pėrmirėsim estetik mė tė vogėl nė krahasim me zbardhimin (MD: -2,9; IC 95%: -3,4-2,5). Nė krahasim me infiltrimet me kompozitat dhe zbardhimin, kompozitat kishin pasur njė pėrmirėsim estetik mė tė madh nė krahasim me zbardhimin (MD: 3,6; IC95%: 2,7-4,6).

Nė bazė tė evidencave aktuale, infiltrimet me kompozita duket se janė trajtimi mė efikas pėr fluorozėn e dhėmbėve, tė ndjekura nga zbardhimi dhe mikroabrazioni.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D