Lidhja midis higjienės orale dhe vdekshmėrisė nga sėmundjet kardiovaskulare

Higjiena dhe Parandalimi | 28 Shkurt 2023 |

Lidhja midis higjienės orale dhe vdekshmėrisė nga sėmundjet kardiovaskulare


Higjiena e dobėt orale ėshtė e lidhur me disa me ndryshime tė rėndėsishme nė pėrbėrjen dhe funksionin e mikrobiomės orale. Megjithatė, ende nuk ėshtė pėrcaktuar nėse higjiena e mirė orale pėrkthehet nė pėrfitime shėndetėsore sistematike.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim tė botuar nė "British Dental Journal", autorėt janė pėrpjekur t'i pėrgjigjen pyetjeve tė mėposhtme.

  • A mund tė ndikojė higjiena orale nė shtėpi (OHS) nė vdekshmėrinė nga sėmundjet kardiovaskulare (CVD)?
  • A mund tė ndikojė pėrdorimi i shpėlarėsve tė gojės pėrveē OHS-sė nė vdekshmėrinė nga CVD-tė?
  • Si ndikon pėrdorimi i shplarėsve tė gojės nė mikrobet orale?

Lidhja midis OHS-sė dhe vdekshmėrisė nga CVD u hetua nė 354 subjekte me dhėmbė nga studimi Kuopio Oral Health and Heart, dhe u vlerėsua duke pėrdorur analizėn e regresionit Cox, tė rregulluar pėr moshėn, gjininė, pirjen e duhanit, dislipideminė, diabetin dhe hipertensionin. Gjithashtu u hetua nėse pėrdorimi i shpėlarėsve tė gojės mund tė ndikojė nė kėtė korrelacion.

Rezultatet

Nė modelet e rregulluara me shumė variacione, OHS-ja u shoqėrua me njė reduktim 51% tė rrezikut tė vdekshmėrisė nga CVD-tė (raporti i rrezikut [HR] 0,49 [0,28-0,85]; p = 0,01). Pacientėt qė kishin sėmundje tė arterieve koronare nė fillim treguan gjithashtu njė pėrfitim margjinalisht tė rėndėsishėm (0,50 [0,24-1,06]; p = 0,07) nė ruajtjen e higjienės sė mirė dhe tė qėndrueshme orale.

Megjithatė, pėrdorimi i shpėlarėsve tė gojės nuk i ndryshoi efektet e OHS-sė (HR = 0,49 [0,27-0,87]; p = 0,01), duke mos treguar asnjė pėrfitim apo disavantazh shtesė. Tė gjitha bakteret e testuara prireshin tė zvogėloheshin me pėrdorimin afatshkurtėr tė shpėlarėsve tė gojės, edhe pse asnjė nga kėto tė dhėna nuk ishte statistikisht domethėnėse.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė konfirmohen edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se higjiena e mirė e gojės nė shtėpi (OHS) mund tė ulė ndjeshėm rrezikun e vdekshmėrisė nga CVD-tė nė krahasim me njė OHS tė dobėt.

Pėrdorimi i shpėlarėsve tė gojės nuk tregon dėm ose pėrfitim afatgjatė nė vdekshmėrinė nga sėmundjet kardiovaskulare pėrtej pėrfitimeve qė sjell larja me furēė dhe pastrimi me fill dentar.

Implikimet klinike

Rezultatet e kėtij studimi kanė njė rėndėsi tė madhe pėr shėndetin publik, ndaj ėshtė mirė qė stomatologu tė motivojė pacientėt e tij, veēanėrisht ata me sėmundje kardiovaskulare, qė t'i kushtojnė vėmendjen maksimale higjienės sė tyre orale.

Pėr mė shumė informacion:

Sok-Ja Janket, Caitlyn Lee, Markku Surakka, Tejasvini G Jangam, Thomas E Van Dyke, Alison E Baird, Jukka H Meurman. Oral hygiene, mouthwash usage and cardiovascular mortality during 18.8 years of follow-up. Br Dent J 2023 Feb 3;1-6.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D