Edentulizmi rrit rrezikun pėr dėmtim konjitiv dhe demencė

Konservativė | 21 Shkurt 2023 |

Edentulizmi rrit rrezikun pėr dėmtim konjitiv dhe demencė


Njė studimi i botuar nė "JAMDA", ka arritur nė pėrfundimin se humbja e dhėmbėve shton rrezikun pėr dėmtim  konjitiv dhe demencė. Sipas autorėve, pas humbjes sė ēdo dhėmbi rritet rreziku pėr dėmtim konjitiv, por jo te tė moshuarit qė pėrdorin proteza, duke sugjeruar se trajtimi nė kohė i edentulizmit mund tė mbrojė sferėn konjitive.

"Duke pasur parasysh numrin e madh tė njerėzve tė diagnostikuar me demencė dhe potencialin pėr tė pėrmirėsuar shėndetin oral gjatė gjithė jetės, ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė pse ekziston njė lidhje e mundshme midis shėndetit tė dobėt oral dhe rėnies konjitive", thotė koordinatori i studimit Bei Wu nga Kolegji i Infermierisė NYU Rory Meyers, i cili bashkė me kolegėt kryen njė metaanalizė duke pėrdorur 14 studime gjatėsore tė humbjes sė dhėmbėve dhe dėmtimit konjitiv qė pėrfshinin gjithsej 34,074 tė rritur tė pėrfshirė dhe 4,689 raste tė funksionit konjitiv tė dėmtuar.

Analiza zbuloi se tė rriturit edentulė nė krahasim me tė rriturit jo edentulė  kishin pėrkatėsisht 48% dhe 28% mė shumė mundėsi pėr tė zhvilluar dėmtime konjitive ose pėr tė marrė njė diagnozė tė demencės.

Megjithatė, tė rriturit edentulė dhe pa proteza kishin njė rrezik mė tė lartė pėr dėmtim konjitiv (23.8%) sesa ata me proteza (16.9%), edhe pse njė nėnanalizė e mėtejshme zbuloi se lidhja midis humbjes sė dhėmbėve dhe dėmtimit konjitiv nuk ishte e rėndėsishme kur pacienti kishte protezė.

Studiuesit pėrdorėn gjithashtu njė nėngrup prej tetė studimesh pėr tė pėrcaktuar nėse ekzistonte njė lidhje "dozė-pėrgjigje" midis humbjes sė dhėmbėve dhe dėmtimit konjtiv: me fjalė tė tjera, nėse ezkistonte njė lidhje mes humbjes sė dhėmbėve rritjes sė rrezikut tė rėnies sė aftėsisė konjitive.

Rezultatet e kėtij studimi konfirmojnė se ēdo dhėmb qė mungon rrit probabilitetit pėr dėmtim konjitiv ose demencės respektivisht 1.4% dhe 1.1%.

"Kjo marrėdhėnie dozė-pėrgjigje midis numrit tė dhėmbėve qė mungojnė dhe rrezikut tė funksionit konjitiv tė dėmtuar forcon lidhjen midis edentulizmit dhe dėmtimit konjitiv, duke theksuar edhe njė herė rėndėsinė e shėndetit tė mirė oral dhe rolin e tij nė ruajtjen kėtij funksioni", pėrfundojnė autorėt.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D