Pse incidenca e kariesit rritet gjatė shtatzėnisė?

Konservativė | 8 Shkurt 2023 |

Pse incidenca e kariesit rritet gjatė shtatzėnisė?


Gjatė shtatzėnisė gratė asistojnė nė njė "pėrmbysje" tė organizmit tė tyre, njė seri ndryshimesh qė lidhen me shumė organe dhe pjesė qė shkaktojnė ndryshime fizike dhe fiziologjike tė pjesėve tė ndryshme tė trupit, duke pėrfshirė kavitetin oral.

Mė specifikisht, kėrkuesit kanė evidentuar njė incidencė mė tė madhe tė kariesit gjatė kėsaj periudhe. Megjithatė, fillimi dhe pėrkeqėsimi i kariesit janė pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm: pėshtyma, pėr shembull, ėshtė njė faktor modifikues primar dhe ndryshimet nė vetitė salivare gjatė shtatzėnisė mund tė shpjegojnė rritjen e incidencės sė kariesit.

Nė shtatzėni ndryshimet salivare mund tė lidhen me efektet e estrogjenit, ndryshimit tė dietės, zakoneve tė higjienės orale dhe ndryshimeve nė shije.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė rishikim me metaanalizė, tė publikuar nė "JADA", autorėt kanė dashur tė vlerėsojnė faktorėt e riskut tė kariesit nė ēdo tremujor tė shtatzėnisė qė lidhen me pėshtymėn, ndėrmjet tė cilave edhe pėrqendrimi i kalciumit nė tė, fosfatit dhe joneve tė hidrogjenit, aftėsia e saj tamponuese, numri i Streptococcus mutans dhe Lactobacillus tė pranishme. Pėr mė tepėr, janė regjistruar tė dhėna rreth sasisė sė dhėmbėve me karies, atyre qė mungojnė dhe dhėmbėve tė mbushur. Autorėt kanė kryer njė kėrkim bibliografik nėpėrmjet databazave mė tė mėdha elektronike deri mė 1 korrik 2019. Janė pėrfshirė studimet observuese tė pėrshtatshme. Autorėt kanė vlerėsuar cilėsinė e studimeve tė pėrfshira duke pėrdorur shkallėn e Joanna Briggs Institute.

Nėngrupet e analizės dhe meta-regresionit janė pėrdorur pėr tė eksploruar heterogjenitetin. Bias i studimeve tė pėrfshira ėshtė vlerėsuar duke pėrdorur testin Begg dhe Egger.

Rezultatet

Njėzet e nėntė studime janė pėrfshirė nė meta-analizė, duke pėrfshirė 1230 gra shtatzėna dhe 715 gra jo shtatzėna (grupi i kontrollit).

Rezultatet kanė treguar se:

Pėrqendrimi i karciumit nė pėshtymė ėshtė mė i ulėt nė tremujorin e tretė; fosfati rezulton i ulėt mė tremujorin e dytė dhe tė tretė, pėrqendrimi i joneve tė hidrogjenit rezulton i ulur nė tremujorin e parė dhe tė tretė.

Shpejtėsia e fluksit tė pėshtymės sė stimuluar rezulton e shtuar nė tremujorin e tretė dhe numri i S. mutans salivarė ėshtė mė i madh nė tremujorin e dytė dhe tė tretė.

Rezultatet kanė treguar se sasia e kalciumit, fosfatit, S. mutans dhe aftėsia tamponuese e pėshtymės ndryshojnė nga tremujori i parė deri nė tė tretin.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se nė tremujorin e tretė tė shtatzėnisė pjesa mė e madhe e faktorėt salivarė predispozues pėr zhvillimin e kariesit pėson ndryshime dhe prandaj mund tė shtojė riskun e zhvillimit tė kariesit nė tė ardhmen.

Implikimet klinike

Pėr tė shmangur fillimin e kariesit nė periudhėn delikate tė shtatzėnisė stomatologu duhet tė kryejė ndėrhyrje skrinim dhe ekzaminime me pacientet shtatzėna rreth ruajtjes sė njė diete dhe higjiene orale tė saktė pėr parandalimin e kariesit, parandalim ky qė duhet tė fillojė qė nė tremujorin e parė.

Pėr mė shumė informacione:

Yousefi M, Parvaie P, Riahi SM. Salivary factors related to caries in pregnancy: a systematic review and meta-analysis.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D