Protezat e lėvizshme. Ja, si mund t'i pastrojmė nė mėnyrė efikase

Higjiena dhe Parandalimi | 30 Janar 2023 |

Protezat e lėvizshme. Ja, si mund t'i pastrojmė nė mėnyrė efikase


Pastrimi i protezave tė lėvizshme ėshtė thelbėsor pėr tė ruajtur shėndetin e indeve orale qė janė nė kontakt me tė por pacientėt dhe veēanėrisht pacientėt e moshuar jo gjithmonė mund tė kryejnė me saktėsi lėvizjet manuale pėr tė siguruar njė higjienė tė pėrshtatshme. Por cila ėshtė metoda e duhur qė duhet t'i kėshillohet pacientėve qė kanė vėshtirėsi nė lėvizjen e duarve me saktėsi pra nė larjen e dhėmbėve me furēė? Sipas njė grupi kėrkuesish nga Tajvani kėtyre pacientėve mund t'ju kėshillojmė zhytjen e protezės sė ujė ku ėshtė shkrirė edhe njė tabletė pėr pastrimin e protezės pėr 15 minuta dhe pacientėve tė tjerė pėrveē zhytjes nė ujė edhe larjen me furēė.

Eksperimenti i publikuar nė "Journal of Dental Sciences", ka pėrdorur proteza nė rezinė akrilike tė kontaminuara me Candida albicans dhe i ka pastruar me gjashtė metoda tė ndryshme; rėndėsia e tij ėshtė dhėnė nga fakti se pak studime deri mė tani kanė krahasuar teknikat e ndryshme tė higjienės nė kėtė kontekst.

Metodat

"Metodat qė janė treguar mė efikase janė dy: larja me furēė nė mėnyrė manuale me njė furēė tė butė dhe zhytja e protezės nė ujė tė distiluar me njė tabletė specifike pėr pastrimin e protezave pėr 15 minuta, vetėm njė metodė ėshtė zbuluar se ėshtė mė efikase nga tė dyja, pra pėrdorimi i kombinimit tė larjes me furēė dhe zhytja nė ujin me tabletėn pėr pastrimin e protezės; duke rezultuar si teknika mė e mirė pėr tė arritur higjienėn maksimale", shpjegon Huey-Er Lee nga Medical University Hospital nė Tajvan, 

Metodat qė nuk kanė treguar tė njėjtin efikasitet kanė qenė zhytja e protezės nė njė kolutor qė pėrmban klorheksidinė 0,2% pėr 15 minuta, rrezatimi me rreze UV dhe zhytja thjesht nė ujė tė distiluar, ku kjo e fundit veēanėrisht ka rezultuar totalisht joefikase nė heqjen e baktereve.

Biofilmi

"Biofilmi i formuar nga kėrpudhat e llojit Candida ėshtė shkaku i provuar i stomatitit nga proteza" pėrfundon kėrkuesi duke shpjeguar zgjedhjet qė kanė diktuar strukturėn e studimit; pėr pacientėt qė mbajnė proteza tė lėvizshme pra ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė hiqen kėto baktere, por edhe tė njihen se cilat metoda janė mė tė mira nė lidhje me kapacitetin pėr t'i pėrdorur nė mėnyrė efikase.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D