Lidhja midis dietės dhe erozionit dentar

Higjiena dhe Parandalimi | 25 Janar 2023 |

Lidhja midis dietės dhe erozionit dentar


Flitet pėr erozionin dentar kur kemi humbje tė strukturės dentare, tė smaltit ose tė dentinės pėr shkak tė ekspozimit ndaj acideve. Acidet mund tė jenė me origjinė intrinseke ose ekstrinseke. Ekspozimi ndaj acideve intrinseke ėshtė kryesisht me origjinė gastrointestinale dhe shkaktohet nga tė vjellat, refluksi gastroezofageal ose nė vijim tė sindromės sė ripėrtypjes. Erozioni dentar si rezultat i tė vjellave nė pėrgjithėsi lidhet me ērregullimet ushqimore si anoreksia ose bulimia nervore, qė parashikojnė episode tė pėrsėritura tė tė vjellave dhe pėr periudha tė gjata kohe, ndėrsa me shumė vėshtirėsi lidhet me episode tė tė vjellave nga infeksione gastrointestinale bakteriale ose virale kur kėto zgjasin zakonisht pak nė kohė dhe kėshtu, vėshtirė se mund tė kontribuojnė nė erozion.

Personat me refluks gastroezofageal tė heshtur (pra asimptomatik), pėr shembull, janė me risk tė lartė pėr tė zhvilluar erozion dentar pėr sa kohė qė kjo problematikė nuk zbulohet sa mė shpejt, as nga pacienti, as nga mjeku. Shtatzėnia, obeziteti dhe alkoolizmi rrisin riskun pėr tė zhvilluar refluks gastroezofageal, mbi tė gjitha nėse lidhet me konsumin e shpeshtė tė ushqimeve acide dhe pijeve tė gazuara. Acidet ekstrinseke qė lidhen me erozionin janė zakonisht me origjinė alimentare. Edhe ekspozimi i shpeshtė dhe i vazhduar me ujin e pishinės ėshtė lidhur me erozionin.

Shumė fruta, si domatet dhe ushqimet pikante janė acide. Pėrveē aciditetit tė ushqimeve nevojitet dhe qė tė marrim nė konsideratė frekuencėn dhe sasinė e konsumit tė kėtyre ushqimeve dhe substancave acide, pėrveē kohės me tė cilat kėto mbeten nė kontakt me sipėrfaqet dentare, kohė nė krahasim me tė cilėn luan njė rol shumė tė rėndėsishėm fluksi i pėshtymės. Pėshtyma mbron kundėr erozionit duke neutralizuar dhe hequr si acidet intrinseke si ato ekstrinseke, duke favorizuar formimin dhe pajisjen me njė shtrese mbrojtėse dhe duke mundėsuar substrate minerale pėr rimineralizimin. Patologjitė e pėshtymės si kserostomia janė predisponuese pėr eriozionin dentar.

Stomatologėt pėrballė pacientėve me erozion dentar, duhet t'i nėnshtrojnė ata ndaj screening pėr anoreksi nervore, bulimi nervore, sindromėn e ripėrtypjes dhe sėmundjen e refluksit gastroezofageal. Nėse nuk do tė gjenin njė shpjegim mjekėsor pėr erozionin dentar mund tė hetojnė akoma mbi sjelljet ushqyese tė pacientit nė fjalė nėse ėshtė e zakonshme qė tė konsumojė rregullisht dhe shpesh pije tė gazuara, ushqime acide dhe pėr sa kohė ndodh ekspozimi. Pas diagnostikimit tė shkakut tė erozionit dentar, stomatologu mund tė adresojė pacientin pėr tė korrigjuar sjelljet e tij ushqyese ose tė pėrpiqet tė zgjidhė problemet mjekėsore.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D