Mbijetesa e implanteve. Pacientėt diabetikė kundrejt atyre jodiabetikė

Implantologji | 7 Dhjetor 2022 |

Mbijetesa e implanteve. Pacientėt diabetikė kundrejt atyre jodiabetikė


Njė hulumtim i kryer nga njė ekip studiuesish arabė nga Departamenti i Shkencave Protetike nė Universitetin King Saud, ka krahasuar suksesin e implanteve me tuberozitet tė shkurtėr te dy lloje pacientėsh, pėrkatėsisht ata me diabet tė tipit 2 dhe pacientėt jodiabetikė.

Nė fakt, njė gjendje qė mund tė ndikojė nė suksesin e implantit ėshtė diabeti, veēanėrisht ai i tipit 2, i cili ėshtė mė i pėrhapur nė popullatė, dhe nėse nuk mbahet nėn kontroll, redukton rimodelimin e kockave rreth vendit tė implantit, vonon shėrimin e plagėve dhe ēon nė njė pėrgjigje efikase imune: nė fakt, te pacientėt diabetikė ekziston njė pėrqindje mė tė lartė tė mukozitit peri-implantar dhe peri-implantitit.

Studiuesit theksojnė se ėshtė e rėndėsishme qė gjatė vendosjes sė njė implanti, tė garantohet  mbijetesa e tij brenda zgavrės sė gojės sė pacientit, e cila ndodh nėpėrmjet osteointegrimit dhe stabilitetit tė vetė implantit. Pėr tė arritur kėto objektiva, ėshtė e nevojshme tė vlerėsohet me kujdes cilėsia dhe trashėsia e kockės alveolare, si dhe tė zgjidhet nė mėnyrė adekuate sipėrfaqja dhe gjatėsia e implantit. Implanti ka mė shumė probabilitet te dėshtojė nėse vendoset nė njė kockė me cilėsi tė dobėt ose nė njė zonė ku ka resorbim kockor.

Kur vendoset njė implant te njė pacient me diabet, ėshtė e nevojshme tė vlerėsohen me kujdes disa parametra si: indeksi i pllakės, thellėsia e xhepave periodontal dhe humbja e kreshtės kockore; nė veēanti, bazohet nė sasinė e kockės qė vendoset gjatėsia dhe trashėsia e implanteve qė do tė pėrdoren, ndėrsa kapaciteti pėr osseointegrim varet nga cilėsia e kockės.

Prandaj, pėr tė patur njė sukses mė tė madh tė implantit nė mesin e pacientėve me diabet tė tipit 2, nė treg ekzistojnė implante me tuberozitet tė shkurtėr me qėllim minimizimin e dėmtimit tė indeve dhe lehtėsimin e qėndrueshmėrisė sė tyre nė zonat e kockės alveolare qė kanė njė sasi tė ulėt dhe cilėsi tė dobėt kockore.

Pėr mė tepėr, gjatėsia e reduktuar e kėtyre implanteve sjell gjithashtu njė rrezik mė tė ulėt tė zhvillimit tė parestezive pėr shkak tė operacionit, heqjen mė tė lehtė tė implantit nė rast dėshtimi, mė pak shqetėsim tė pėrgjithshėm pėr pacientin, si dhe paraqet njė kosto tė pėrgjithshme mė tė ulėt dhe gjithashtu njė kohė aplikimi mė e ulėt se ajo e pėrdorur me sistemet tradicionale.

Pavarėsisht nga kėto premisa pozitive, hulumtimi nė fjalė ka treguar se diabetikėt, pėr shkak tė statusit tė tyre tė ndryshuar glicemik, kanė parametra periodontale dhe radiografike nėn normale nė krahasim me ato tė pacientėve jo diabetikė dhe se hipoteza e kryerjes sė suksesshme tė implanteve me tuberozitet tė shkurtėr nuk gjen mbėshtetje. Prandaj ėshtė e rėndėsishme, pėr stabilitetin afatgjatė tė kėtyre implanteve, tė kontrollohen faktorėt vendimtarė si indeksi glicemik dhe pllaka.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D