Higjiena orale dhe roli i aftėsive manuale

Higjiena dhe Parandalimi | 27 Tetor 2022 |

Higjiena orale dhe roli i aftėsive manuale

Nga Lara Figini


Kariesi dentar dhe sėmundja periodontale janė ndėr sėmundjet tė cilat sjellin mė shumė pasoja nė kavitetin oral dhe mė tė pėrhapura nė mbarė botėn. Biofilmi dentar (pllaka) ėshtė njė bashkėsi komplekse qelizash mikrobike tė ngulitura nė njė matricė jashtėqelizore qė ngjitet nė sipėrfaqen e dhėmbėve.

Biofilmi ėshtė faktori kryesor etiologjik i shfaqjes sė kariesit dhe sėmundjeve periodontale. Mjetet e kontrollit tė pllakės pėrfshijnė metoda mekanike (larje me furēė dhe pastrim me fill dentar) dhe pėrdorimin e kimikateve (pastė dhėmbėsh dhe shpėlarės goje).

Por, edhe aftėsitė manuale subjektive mund tė ndikojnė nė higjienėn orale tė pacientėve.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim klinik, tė botuar nė Journal of Dental Hygiene, autorėt hetuan rolin e aftėsisė manuale subjektive nė efektet gengivale te disa vullnetarė.

Nė kėtė studim tė verbėr, me pėrzgjedhje rastėsore, me katėr trajtime dhe me grupe paralele, u mat lidhja midis rezultateve tė aftėsive manuale subjektive, siē vlerėsohet nga Testi Purdue Pegboard (PPT) dhe efektet gengivale tė marra pas regjimeve tė ndryshme mekanike dhe kimike tė higjienės orale pėr 12 javė.

Nė fillim, vullnetarė tė rritur tė shėndetshėm me prova tė gengivitit u vlerėsuan pėr aftėsitė e tyre manuale dhe u ekzaminuan pėr pllakė, gengivit dhe gjakderdhje.

Pas profilaksisė dentare, pjesėmarrėsit u ndanė rastėsisht nė katėr grupe trajtimi:

Grupi 1, ku subjektet kryen vetėm brushing (BO) pėr 12 javė;
Grupi 2, ku subjektet kryen larje dhe shpėlarje me shpėlarės goje (BR) pėr 12 javė;
Grupi 3, ku subjektet kryen larje me furēė dhe pastrim me fill dentar (BF) pėr 12 javė;
Grupi 4, ku subjektet kryen larje, pastrim me fill dentar dhe shpėlarje me shpėlarės goje (BFR) pėr 12 javė.

Nė grupet qė pėrdorėn fill dentar, subjektet morėn udhėzime se si ta pėrdorin atė nė mėnyrė korrekte. PPT-ja u pėrdor pėr tė vlerėsuar aftėsitė manuale. Mbikėqyrja virtuale u kėrkua vetėm njė herė nė javė. Regjimi i higjienės orale ishte i pambikėqyrur nė mbrėmje dhe nė fundjavė.

Rezultatet

Nga 213 subjektet e regjistruara, 209 e pėrfunduan studimin. Pati pėrmirėsime nga fillimi deri nė javėn e 12 nė pėrqindjen e vendeve tė shėndetshme pa gjakderdhje (Expanded Bleeding Index-EBI=0 dhe Modified Gengival Index-MGI=0 ose 1) interproksimal nė korrelacion me shkallėn e aftėsive manuale tė pjesėmarrėsve.

Pjesėmarrėsit me rezultatet mė tė ulėta tė aftėsive manuale (9 ose mė tė ulėt) nė grupin e trajtimit BFR demonstruan pėrmirėsimin mė tė madh ndėrproksimal bazuar nė indekset EBI dhe MGI. Subjektet e grupit tė testit me rezultate tė aftėsive manuale 9 ose mė tė ulėta kishin ndryshim tė kufizuar nė pėrmirėsimin ndėrproksimal. U gjet njė korrelacion i drejtpėrdrejtė midis rezultateve tė efikasitetit tė fillit dentar dhe aftėsive manuale.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhen konfirmuar edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se mė pak aftėsi manuale mund tė kufizojnė efektivitetin e fillit dentar. Shtimi i njė shpėlarėsi goje me vajra esencialė pėrmirėson shėndetin ndėrproksimal tė gengivave dhe zbut aftėsitė e ndryshueshme manuale.

Implikimet klinike

Pėrdorimi i fillit dentar ėshtė njė detyrė e vėshtirė ditore pėr pacientėt pasi kėrkon aftėsi manuale funksionale dypalėshe pėr t'u kryer nė mėnyrė korrekte. Prandaj ėshtė thelbėsore t'u japim pacientėve udhėzime tė hollėsishme se si tė pėrdorin fillin dentar dhe t'i identifikojmė ata me nivele mė tė ulėta tė aftėsive manuale dhe t'i kėshillojmė tė pėrfitojnė nga shtimi i njė shpėlarėsi goje me bazė vaji esencial, pėrveē larjes sė dhėmbėve dhe pėrdorimit tė fillit dentar.

Pėr mė shumė informacion:
Kimberly Milleman, Jeffery Milleman, Mary Lynn Bosma, James A. McGuire, Anusha Sunkara, Alicia DelSasso, Tori York, Angela M. Cecil. Role of manual dexterity on mechanical and chemotherapeutic oral hygiene regimens. J Dent Hyg giugno 2022;96(3):35-45.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D