Lidhja e mundshme ndėrmjet periodontitit dhe psoriazės

Parodontologji | 3 Tetor 2022 |

Lidhja e mundshme ndėrmjet periodontitit dhe psoriazės


Periodontiti ėshtė njė sėmundje inflamatore kronike qė rrjedh nga njė infeksion oportunist i biofilmit tė pllakės endogjene. Periodontiti prek mbi 50% tė tė rriturve nė tė gjithė botėn dhe 5-10% e tyre paraqet njė formė tė rėndė tė sėmundjes qė ēon deri nė humbjen e dhėmbėve.

Psoriaza ėshtė njė sėmundje multisistemike inflamatore kronike qė verifikohet kryesisht nė dermė dhe epidermė, duke prekur 1-3% tė popullsisė. Ėshtė sugjeruar qė bakteret mund tė kenė njė rol tė rėndėsishėm nė imunopatogjenezėn e saj.

Nė kėtė kuptim, kėto dy sėmundje paraqesin njė proces tė ngjashėm imunopatogjenik dhe faktorė tė pėrbashkėt risku.

Studime tė ndryshme tregojnė njė humbje mė tė madhe kockore te pacientėt me psoriazė dhe nė tė njėjtėn kohė njė shtim tė riskut tė psoriazės te pacientėt periodontalė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė studimin rast-kontroll, tė publikuar nė Journal of Periodontology, janė ekzaminuar 397 individė me psoriazė (raste) dhe 359 individė pa psoriazė (kontrolli).

Tė gjithė individėt i janė nėnshtruar njė ekzaminimi periodontal tė plotė dhe janė vlerėsuar parametra tė ndryshėm: thellėsia e sondimit (PD), niveli i atashmentit klinik (CAL), gjakrrjedhja gjatė sondimit (BOP), indeksi i pllakės (PI).

Pėrveē kėsaj, janė regjistruar disa tė dhėna si: gjinia, mosha, tė ardhurat familjare, niveli i edukimit, pėrdorimi i fillit interdentar, frekuenca e larjes sė dhėmbėve, indeksi i masės trupore, diabeti, pėrdorimi i barnave anti-ankth dhe antidepresivėve, zakonet e duhanpirjes dhe konsumimi i alkoolit.

Rezultatet

Pėrsa i pėrket variablave, individėt me psoriazė kanė treguar njė BMI nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė lartė (p<0,001), diabet (p=0,002), pėrdorim tė anksiolitikėve (p=0,002), antidepresivėve (p=0,006) dhe duhanit (p=0,022).

Njė prevalencė mė e madhe e periodontitit ėshtė observuar nė grupin e rasteve (46,1%) nė krahasim me grupin e kontrollit (33,1%). Pėrveē tė tjerash, prevalenca e periodontitit ėshtė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme nė bazė tė shkallės sė rėndesės sė formave tė psoriazės (e lehtė 44,4%, e moderuar 46,3% dhe e rėndė 47,1%) tė dhėna qė tregojnė njė lidhje ndėrmjet kėtyre sėmundjeve.

Nė tė kundėrt, studimi i tanishėm nuk konfirmon njė lidhje ndėrmjet shkallės sė rėndesės sė personave tė prekur nga periodontiti dhe njė pranie mė tė madhe tė psoriazės.

Konkluzionet

Studimi tregon njė lidhje ndėrmjet psoriazės dhe periodontitit. Megjithatė, kėto rezultat mund tė konsiderohen njė pikė fillimi dhe janė tė nevojshme punime tė tjera pėr tė konsoliduar kėto tė dhėna.

Pėr mė shumė informacion:

Mendes VS, Cota LOM, Costa AA, Oliveira AMSD, Costa FO. Periodontitis as another comorbidity associated with psoriasis: a case‐control study. Journal of Periodontology 2019;90(4):358-66.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 6 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D