Aktiviteti fizik dhe shėndeti oral. Cila ėshtė lidhja ndėrmjet tyre?

Higjiena dhe Parandalimi | 26 Shtator 2022 |

Aktiviteti fizik dhe shėndeti oral. Cila ėshtė lidhja ndėrmjet tyre?


Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) e pėrkufizon shėndetin oral si njė gjendje tė njė goje pa dhimbje nė nivelin facial, pa patologji orale dhe pa shqetėsime qė mund tė limitojnė njė individ nė kafshim, pėrtypje, kur buzėqesh apo flet si dhe ruan njė ekuilibėr tė pėrshtatshėm psikologjik.

Ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė se sėmundja orale prek personat e tė gjitha moshave dhe lidhet me njė barrė mė tė madhe nga pikėpamja ekonomike. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė tė identifikojmė sjelljet qė mund tė kenė njė impakt nė shėndetin oral me qėllim qė tė njihen dhe zbatohen ndėrhyrjet e parandalimit.

Njė sjellje qė mund tė lidhet me shėndetin oral por qė deri tani nuk ka marrė njė vėmendje tė madhe nė literaturė ėshtė edhe aktiviteti fizik.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim, tė publikuar nė British Dental Journal autorėt kanė vlerėsuar lidhjen ndėrmjet niveleve tė aktivitetit fizik dhe shėndetit oral te pacientėt adultė qė banojnė nė Spanjė.
Janė analizuar tė dhėnat transversale tė sondazhit shėndetėsor kombėtar spanjoll nė 2017 (n = 17.777 adultė me moshė ≥15 vjeē; 52% femra). Pyetėsori IPAQ (International Physical Activity Questionnaire) ėshtė pėrdorur pėr tė matur aktivitetin fizik individual.
Shėndeti oral ėshtė risjellė nėpėrmjet 8 variablave. Ko-variablat kanė pėrfashirė gjininė, moshėn, statusin civil, instruksionet, obezitetin, duhanpirjen dhe konsumimin e alkoolit.

Rezultatet

Kariesi dentar (19,8% vs 27,8%), numri i ekstraksioneve dentare (72,7% vs 75,4%), gjakosja gengivale (15,5% vs 19,1%), lėvizshmėria e dhėmbėve (4,3% vs 5,9%) dhe mungesa e dhėmbėve (54,9% vs 62,5%) kanė rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme nė numėr mė tė ulėt te grupi i pacientėve qė kryenin aktivitet fizik tė mjaftueshėm nė krahasim me grupin e pacientėve qė nuk kryenin aktivitet fizik.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se aktiviteti fizik ėshtė nė mėnyrė tė favorshme i lidhur me disa, por jo me tė gjithė faktorėt e shėndetit oral. Te pacientėt qė kryejnė aktivitet fizik rregullisht ėshtė ndeshur njė numėr mė i vogėl kariesi, patologjish periodontale dhe humbje tė elementeve dentarė.

Implikimet klinike

Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi nė tė ardhmen kėrkimi duhet tė orientohet mė sė shumti nė hetimin nėse lidhjet qė janė gjetur nė kėtė studim janė tė pranishme edhe nė popullsitė e tjera duke ndjekur njė projektim longitudinal, pėr tė pėrcaktuar drejtimin ndėrmjet kėtyre lidhjeve.

Pėr mė shumė informacion:

Guillermo F. Lopez Sanchez, Lee Smith, Ai Koyanagi, Igor Grabovac, Lin Yang, Nicola Veronese, Jae Il Shin, Mike Loosemore, Louis Jacob. Associations between self-reported physical activity and oral health: a cross-sectional analysis in 17,777 Spanish adults. British Dent J 2020 march;228(5):361-5.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D