Efektiviteti i pėrdorimit tė shpėlarėsve tė gojės dhe fillit dentar

Higjiena dhe Parandalimi | 14 Shtator 2022 |

Efektiviteti i pėrdorimit tė shpėlarėsve tė gojės dhe fillit dentar

Nga Lara Figini


Kontrolli i biofilmit tė pllakės orale mbėshtetet nė njė sėrė metodash praktike, pėrfshirė edhe mjetet mekanike, tė tilla si larja e dhėmbėve dhe mjetet kimike.

Filli dentar ėshtė klasifikuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave si njė pajisje mjekėsore e klasit tė parė pėr heqjen e pllakės dhe grimcave ushqimore ndėrmjet dhėmbėve dhe gjithashtu pėr tė reduktuar kariesin dhe sėmundjen periodontale.

Megjithatė, ruajtja e standardeve tė higjienės orale dhe zotėrimi i kontrollit mekanik tė pllakės mbeten ende sfiduese pėr shumė individė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim me pėrzgjedhje rastėsore tė botuar nė Journal of Dental Hygiene, autorėt hetuan efektet e shpėlarjes orale tė bėrė dy herė nė ditė me njė shpėlarės goje i cili ka nė pėrmbajtjen e tij njė kombinim tė katėr vajrave esencialė (4EO) dhe efektet e pėrdorimit tė fillit dentar tė kontrolluar ditor krahasuar me shpėlarėsit tė cilėt pėrmbajnė 5% hidroalkool (NC) (grupi i kontrollit negativ), pėr parandalimin dhe reduktimin e pllakės, gengivitit dhe gjakderdhjes gengivale.

Pjesėmarrėsit vullnetarė, tė cilėt plotėsonin kriteret e pėrfshirjes, u ndanė rastėsisht nė grupet e mėposhtme:

Grupi 1, nė tė cilin pjesėmarrėsit pėrdorėn shpėlarės goje me pėrmbajtje 5% hidroalkooli (Grupi NC) pėr 30 sekonda me 20 ml tė produktit;
Grupi 2, nė tė cilin pjesėmarrėsit pėrdorėn shpėlarės goje me pėrmbajtje 4EO pėr 30 sekonda me 20 ml tė produktit;
Grupi 3, nė tė cilin pjesėmarrėsve iu pėrdor njė fill nė mėnyrė profesionale nga njė higjenist dentar (FBH);
Grupi 4, nė tė cilin pjesėmarrėsit e pėrdorėn fillin tė mbikėqyrur nga njė higjienist dentar (FUS).

Tė gjithė pjesėmarrėsit morėn njė seancė tė higjienės orale dhe profilaksisė profesionale dentare pėrpara fillimit tė studimit.

Nė mėngjeset e ditėve tė javės, pjesėmarrėsit lanė dhėmbėt nė vendin e studimit dhe, pas larjes, Grupet e shpėlarjes pėrdorėn produktet e tyre nėn mbikėqyrjen e higjienistit dentar; Grupi 3 iu nėnshtrua pėrdorimit tė fillit dentar nga higjenisti, ndėrsa nė Grupin 4 pjesėmarrėsit pėrdorėn fillin nėn mbikėqyrjen e higjienistit dentar.

Pjesėmarrėsit kryenin manovrat e higjienės orale tė pėrcaktuara nga grupi i detyrave tė studimit dy herė nė ditė, nė mbrėmje dhe nė fundjavė, nė shtėpinė e tyre nė mėnyrė tė pavarur.

Nė javėn e 4-rt dhe tė 12-tė, nga i njėjti ekzaminues u krye vlerėsimi individual i indeve tė forta dhe tė buta tė zgavrės sė gojės, i pllakės sė pranishme, gengivitit dhe i gjakderdhjes gingivale gjatė studimit.

Rezultatet

Nga 156 pjesėmarrėsit e pėrzgjedhur nė mėnyrė rastėsore, vetėm 149 prej tyre arritėn deri nė fund tė studimit. Pėrdorimi i shpėlarėsve tė gojės nė grupin 4EO pas 12 javėsh ēoi nė njė reduktim tė pllakės, gengivitit dhe gjakderdhjes gengivale gjatė studimit, nė njė mėnyrė statistikisht domethėnėse krahasuar me grupin e shpėlarjeve NC.

Njė reduktim statistikisht i rėndėsishėm i gengivitit interproksimal dhe gjakderdhjes gengivale nė javėn e 12-tė u gjet nė tė dy grupet tė cilėt pėrdorėn fillin dentar nė krahasim me tė dhėnat e marra nė Grupin 1 (NC); asnjė nga dy ndėrhyrjet me fill dentar nuk reduktoi ndjeshėm pllakėn interproksimale pas 12 javėsh nė krahasim me grupin NC.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhen konfirmuar edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konstatohet se pėrdorimi i njė shpėlarėsi me pėrmbajtje 4EO pėrmirėson ndjeshėm shėndetin oral nė javėn e 12-tė dhe se pėrdorimi i fillit dentar nėn mbikėqyrjen e  profesionistit pėrmirėson shėndetin e gengivave.

Implikimet klinike

Higjenisti dentar dhe dentisti duhet tė bindin pacientėt e tyre se pėrdorimi dy herė nė ditė i njė shpėlarėsi goje i cili ka nė pėrbėrjen e tij katėr vajra esencialė (mentol, timol, eukaliptol dhe metil salicilat), i kombinuar me larjen e dhėmbėve dy herė nė ditė, mund tė reduktojė ndjeshėm pllakėn, gengivitin dhe gjakderdhjen gengivale.

Ėshtė gjithashtu e rėndėsishme pėr shėndetin e gengivave qė pacientėt tė pėrdorin fillin dentar nė mėnyrė korrekte dhe tė vazhdueshme, prandaj ėshtė thelbėsore tė jepen shpjegimet dhe indikacionet e nevojshme gjatė seancave profesionale tė higjienės orale pėr tė kryer manovrat mė tė mira orale nė shtėpi, veēanėrisht pėr pėrdorimin e fillit dentar nė mėnyrė korrekte dhe efektive.

Pėr mė shumė informacion:

Mary Lynn Bosma, James A. McGuire, Anusha Sunkara, Pamela Sullivan, Abbie Yoder, Jeffery Milleman, Kimberly Milleman. Efficacy of flossing and mouthrinsing regimens on plaque and gingivitis: a randomized clinical trial. J Dent Hyg 2022;96(3):8-20.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D