Profili inflamator i pacientėve me sėmundje kardiovaskulare qė vuajnė nga peri-implantiti

Implantologji | 7 Shtator 2022 |

Profili inflamator i pacientėve me sėmundje kardiovaskulare qė vuajnė nga peri-implantiti


Sėmundjet kardiovaskulare (CVD), shkaku kryesor i vdekshmėrisė nė mbarė botėn, ėshtė njė term i pėrgjithshėm qė pėrshkruan njė sėrė sėmundjesh klinike tė zemrės dhe tė qarkullimit tė gjakut.

"Sėmundja totale kardiovaskulare" siē ėshtė emėrtuar nga Shoqata Amerikane e Zemrės (AHA) pėrfshin sėmundjet koronare (CHD), insuficiencėn kardiake, iktusin dhe hipertensionin, shfaqet me njė prevalencė prej rreth 48% te tė rriturit.

Ekzistojnė disa studime nė literaturė qė mbėshtesin lidhjen e pavarur ndėrmjet infeksionit kronik oral dhe sėmundjeve tė ndryshme kronike jo tė transmetueshme, duke pėrfshirė edhe CVD-tė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim tė botuar sė fundmi nė Journal of Periodontology, autorėt studiuan profilet e citokinės pro-inflamatore te pacientėt me ose pa sėmundje kardiovaskulare (CVD) dhe me ose pa peri-implantit.Serumi, lėngu krevikular peri-implantar (PICF) dhe lėngu krevikular gengival (GCF) u mblodhėn nga pacientėt me (n=82) ose pa (n=46) CVD nė vendin mė tė rėndė tė peri-implantitit, duke pėrfshirė edhe vendet me periodontit.

U analizuan molekulat proinflamatore ndėr tė cilat: proteina C-reaktive shumė e ndjeshme (hsCRP), fibrinogjeni, interleukin-1 beta (IL-1β), IL-6, faktori i nekrozės sė tumorit plazmatik-alfa (TNF-α), matrica metallo-proteinazė 8 (MMP-8). ), osteoprotegerina (OPG), faktori i rritjes endoteliale vaskulare (VEGF), IL-17, IL-8, inhibitori indor i metalloproteinazės-2 (TIMP-2), mieloperoksidaza (MPO) dhe prostaglandina E2 (PGE2).

Pėr tė bėrė krahasimin e grupeve u pėrdor testi Krunskal-Wallis. Kapaciteti diagnostik i secilit bioshėnjues  u vlerėsua duke pėrdorur testin chi-squared dhe analizėn ROC.

Rezultatet

IL-1β, TNF-α dhe fibrinogjeni i serumit ishin dukshėm mė tė larta te pacientėt me sėmundje kardiovaskulare sesa te ata pa kėto sėmundje. Fibrinogjeni nė serum tregoi tendencė pėr pėrqendrim mė tė lartė te pacientėt me humbje kockore radiografike (RBL) ≥2 mm (P = 0.08).

TNF-α nė lėngun krevikular peri-implant PICF tregoi njė nivel dukshėm mė tė lartė tė zbulimit te pacientėt me CVD dhe kjo pėrkoi me inflamacion lokal peri-implantar. Pėr mė tepėr, MMP8 nė PICF ishte dukshėm mė i lartė nė vendet me humbje kockore radiografike RBL ≥2 mm sesa nė zonat me implante tė shėndetshme, ndėrsa IL-1β, IL-8, MMP-8 dhe TIMP-2 ishin parashikues tė rėnėsishėm pėr sėmundjen peri-implantare.

TNF-α i mbledhur nė lėngun krevikular gengival nga pacientėt me periodontit u shoqėrua ndjeshėm me rastet e CVD-ve.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė konfirmohen edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se rritja e shprehjes sė citokinave proinflamatore lokale dhe sistemike tė gjetura nė kėtė studim mbėshtet lidhjen e mundshme midis peri-implantitit kronik me ashpėrsi nė rritje dhe CVD-ve. Megjithatė, provat pėrfundimtare janė tė dobėta.

Implikimet klinike

Ky studim nėnvizon rėndėsinė e mirėmbajtjes sė implanteve pėr tė kontrolluar ose ulur inflamacionin brenda indeve tė buta peri-implantare qė nė fazėn fillestare tė sėmundjes dhe pėr tė shmangur rrezikun e rritjes sė ngarkesės inflamatore sistemike.

Studimet e ardhshme gjatėsore tė ndėrmjetėsve tė rėndėsishėm pro-inflamatorė sistematikė dhe lokalė - nė veēanti fibrinogjeni, TNF-α, MMP-8, IL-1β dhe IL-6 - me popullata mė tė mėdha pacientėsh dhe me kontroll me shumė variabla janė tė nevojshme pėr tė kuptuar dhe konfirmuar lidhjen inflamatore ndėrmjet CVD-ve dhe peri-implantitit edhe nė lidhje me ashpėrsinė e sėmundjes.

Pėr mė shumė informacion:

I-Ching Wang, Jim V. Sugai, Jad Majzoub, Jeffery Johnston, William V. Giannobile, Hom-Lay Wang. Pro-inflammatory profiles in cardiovascular disease patients with peri-implantitis. J Periodontol giugno 2022;93(6):824-36.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D