Lidhja ndėrmjet ērregullimeve tė gjumit dhe patologjive orale

Patologji dhe Mjeksi Orale | 24 Gusht 2022 |

Lidhja ndėrmjet ērregullimeve tė gjumit dhe patologjive orale


Ērregullimet e gjumit prekin njė pjesė tė madhe tė tė rriturve dhe i sjellin atyre pasoja tė rėndėsishme si nė shėndetin e pėrgjithshėm ashtu edhe nė cilėsinė e jetesės. Nė njė studim tė publikuar sė fundmi janė pėrshkruar: etiologjia, aspektet klinike dhe karakteristikat e patologjive stomatologjike qė lidhen me ērregullimet e gjumit dhe qė ofrojnė elemente tė dobishme pėr menaxhimin e pacientit qė vuan nga kėto patologji.

Patologjitė mė tė shpeshta janė tre: bruksizmi, dhimbja orofaciale dhe ndėrprerjet e pėrkohshme tė frymėmarrjes qė pengojnė gjumin (OSAS, Obstuctive Sleep Apnea Syndrom).

Bruksizmi

Kur bruksizmi (kėrcitja e dhėmbėve) shfaqet natėn verifikohet sidomos nė fazat e gjumit tė lehtė jo-REM, vetėm 10% nė fazėn REM dhe lidhet me faza tė pagjumėsisė. Mund tė flasim pėr dy lloje tė bruksizmit: njė primar ose idiopatik, pa njė shkak tė identifikueshėm dhe njė dytėsor qė lidhet me gjendjet socio-psikologjike ose gjendje tė tjera mjekėsore. Pėr sa i pėrket trajtimit kėrkohet tė menaxhohet ērregullimi dhe simptomat e mundshme me qėllim parandalimin e komplikacioneve tė mundshme nė aparatin stomatognatik.

Dhimbja orofaciale

Dhimbja orofaciale mund tė pėrkufizohet si njė mosfunksionim i degės sė tretė tė nervit trigeminal. Lidhet mė shpesh me ērregullimet temporomandibulare, duke pėrfshirė edhe kuadrot e sindromės sė gojės qė djeg. Pėrgjithėsisht, ērregullimet e gjumit mund tė jenė shkaktar ose tė pėrkeqėsojnė dhimbjen kronike.

OSAS

OSAS karakterizohet nga njė ndėrprerje e plotė e frymėmarrjes, qė pėrsėritet, zgjat tė paktėn 10 sekonda, shkaktohet nga kolapsi i rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, ērregullimi mund tė paraqitet edhe nė formėn mė tė lehtė me njė reduktim jo tė plotė (tė paktėn 50%) tė fluksit tė frymėmarrjes. Terapia me mjete orale tregohet nė rastet e OSAS nė gjendje tė lehtė ose tė moderuar ose nė rastet e OSAS nė gjendje tė rėndė kur frymėmarrja me presion tė vazhdueshėm pozitiv ose CPAP (Continuous Positive Airway Pressure) nuk tolerohet. Ekzistojnė dy kategori aparaturash, ato qė mbajnė gjuhėn nė pozicion anėsor (TRD, Tongue Retaining Device) dhe ato qė ripozicionojnė mandibulėn (MRA, Mandibular Repositioning Appliances).

Barnat hipnotike

Nė fund duhet t'i kushtohet vėmendje e veēantė pacientėve qė janė nė terapi me hipnotikė pėr trajtimin e pagjumėsisė. Nė kėto raste kėshillohet tė vlerėsohet prania e prodhimit tė pakėt tė pėshtymės dhe tė korrigjohet, nėse ėshtė e nevojshme, me njė hidratim tė saktė, pėrdorimi i zėvendėsuesve tė pėshtymės dhe nxitja e gjėndrave tė pėshtymės.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D