Trajtimi i periodontitit pėrmirėson diabetin dhe komplikacionet e tij

Parodontologji | 21 Korrik 2022 |

Trajtimi i periodontitit pėrmirėson diabetin dhe komplikacionet e tij


Periodontiti ėshtė njė sėmundje e shkaktuar nga disbioza e mikroflorės sė gojės, qė ėshtė e lidhur me njė pėrgjigje inflamatore tė shkaktuar nga akumulimi i baktereve nė sipėrfaqen e dhėmbit, jo vetėm e kufizuar nė zgavrėn e gojės, por edhe sistemike. Trajtimi agresiv i sėmundjes periodontale te pacientėt me diabet tė tipit 2, mund tė ndihmojnė pėr reduktimin e glicemisė dhe inflamacionit kronik, kushte qė mund tė shtojnė rastet e ērregullimeve kardiovaskulare dhe renale.

Kėto janė rezultatet e njė studimi tė publikuar nė The Lancet: Diabetes & Endocrinology dhe tė nėnshkruar nga hulumtuesit e Universitetit tė Londrės, ku morėn pjesė mė shumė se 250 pacientė me diabet tė kontrolluar dobėt dhe periodontit aktiv. Pas 12 muajsh, nė grupin qė kishte ndjekur njė trajtim agresiv pėr gengivit, ėshtė vėrejtur jo vetėm njė ulje prej 0.6% e hemoglobinės sė glikuar nė krahasim me kontrollet, por edhe ulje e inflamacionit kronik, qė mund tė zvogėlojė rrezikun e komplikimeve serioze qė lidhen me diabetin, siē janė sėmundjet kardiake, iktuset dhe sėmundjet renale.

"Sėmundja periodontale, qė ėshtė e lidhur ngushtė me diabetin, mund tė shkaktojė rritje, si tė vlerave glicemike, ashtu edhe tė gjendjes sė inflamacionit kronik tė organizmit, kushte tė cilat, nė qoftė se vazhdojnė pėr periudha tė gjata, mund tė favorizojnė dėmtimin e veshkave, zemrės dhe enėve tė gjakut", shpjegon bashkėautori Francesco D'Aiuto, duke shtuar se ky ėshtė studimi i parė afatgjatė me pėrzgjedhje rastėsore, qė ka treguar njė pėrfitim tė konsiderueshėm nė trajtimin e sėmundjes gengivale, pėr kontrollin e diabetit.

"Trajtimi i periodontitit ėshtė i barasvlershėm me pėrshkrimin e njė bari tė dytė antidiabetik, nė drejtim tė reduktimit Hb A1C", thonė autorėt, tė cilėt po punojnė ngushtė me autoritetet e Shėrbimit Shėndetėsor Kombėtar (NHS) pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin e lidhjes midis sėmundjeve gingivale dhe diabetit midis profesionistėve tė shėndetit, duke sugjeruar pėrfshirjen e vlerėsimit tė dhėmbėve dhe tė gingivave si njė praktikė standarde pėr njerėzit me diabet.

"Hapi i ardhshėm do tė jetė planifikimi i njė studimi mė tė gjerė kombėtar pėr tė provuar pėrfitimin e mundshėm qė mund tė ketė trajtimi i sėmundjes gingivale te pacientėt me rrezik pėr infarkt apo iktus", pėrfundon D'Aiuto.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D