Lindja e parakohshme mund tė shkaktojė sėmundje periodontale te nėna

Parodontologji | 27 Qershor 2022 |

Lindja e parakohshme mund tė shkaktojė sėmundje periodontale te nėna


Lindja e parakohshme mund t'i bėjė nėnat mė tė prirura pėr t'u prekur nga sėmundjet periodontale nė krahasim me ato qė kanė pasur njė shtatzėni normale. Nė kėtė pėrfundim ka arritur njė hulumtim i paraqitur nė Europerio10, Kongresi lider nė botė nė Periodontologji dhe Stomatologji Implantare (EFP) i cili sapo ka pėrfunduar nė Kopenhagen.

"Ne vumė re se gratė qė kanė kryer lindje tė parakohshme kishin mė shpesh gengiva tė pėrflakura, me xhepa dhe humbje tė indeve mbėshtetėse rreth dhėmbėve krahasuar ato me shtatzėni tė plota", tha autori i studimit Dr. Valentin Bartha nga Spitali Universitar i Heidelberg, Gjermani.
"Nėse konfirmohen, kėto gjetje mund tė kenė implikime pėr parandalimin e lindjes sė parakohshme, e cila ndodh nė 10% tė lindjeve dhe pėrbėn deri nė 75% tė vdekjeve perinatale dhe mbi 50% tė ērregullimeve tė zhvillimit te fėmijėt".

Ky studim krahasoi nivelet e shqetėsimit periodontal te gratė qė kishin kryer lindje tė parakohshme (para javės sė 37-tė tė shtatzėnisė) me ato qė kishin kryer lindje normale. U vėzhguan gjithsej 77 gra gjatė gjashtė ditėve tė para pas lindjes. Prej tyre, 33 kishin pasur njė lindje tė parakohshme dhe 44 kishin lindur nė kohė. U mblodhėn tė dhėnat pėr: moshėn, zakonet e pirjes sė duhanit, kushtet mjekėsore, pėrdorimin e barnave, moshėn gjestacionale nė momentin e lindjes dhe peshėn e lindjes.

Gjakderdhja e gengivave u vlerėsua nė katėr vende rreth secilit dhėmb pėr tė vlerėsuar inflamacionin e mishrave tė dhėmbėve. Pėrveē kėsaj, studiuesit ekzaminuan thellėsinė e sulkut gingival dhe humbjen e lidhjes nė gjashtė vende rreth secilit dhėmb.

Mostrat e pllakės u mblodhėn nė sipėrfaqen e dhėmbit dhe te pacientet me thellėsi sondė mė tė madhe se 3 mm nė xhepat gengival nė vende tė ndryshme nė zgavrėn e gojės. Studiuesit mė pas pėrdorėn sekuencėn e gjenit 16S rRNA pėr tė identifikuar speciet bakteriale bazuar nė informacionin e tyre gjenetik.
Krahasuar me ato tė grave me lindje normale, gratė me lindje tė parakohshme kishin humbje dukshėm mė tė madhe tė lidhjes, njė pėrqindje mė tė lartė tė thellėsisė sė kėrkimit (mbi 4 mm) dhe popullata tė ndryshme bakteriale.

"Ne zbuluam se nėnat me lindje tė parakohshme kishin mė shumė gjasa tė kishin humbur indet mbėshtetėse tė dhėmbėve dhe vumė re njė pėrqindje mė tė lartė tė zonave me xhepa tė thellė dhe njė ekosistem oral tė pasur me patogjene krahasuar me nėnat qė kishin kryer lindje nė kohė. Pesha e foshnjės nė lindje ishte gjithashtu dukshėm mė e ulėt pėr nėnat me periodontit sesa pėr nėnat me shėndet tė mirė oral ose vetėm gengivit tė shkallės sė parė, por pa xhepa patologjik. Nevojiten studime mė tė mėdha pėr tė verifikuar kėto rezultate", pėrfundoi Dr. Bartha.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D