Stomatitet dhe aftet. Shėndeti oral mund te menaxhohet edhe nė farmaci

Patologji dhe Mjeksi Orale | 22 Qershor 2022 |

Stomatitet dhe aftet. Shėndeti oral mund te menaxhohet edhe nė farmaci


Stomatitet ndahen nė gengivit, glosit dhe keilit, nė varėsi tė simptomave. Ato mund tė shkaktohen nga infeksione, barna (kimioterapike, FANS-a), agjentė irritues, nga tharja e gojės dhe traumat.

Stomatiti ėshtė inflamacion i dhimbshėm i mukozės orale dhe mund tė jetė akut ose kronik. Aftet orale janė inflamacione tė karakterizuara nga lezione ulceroze tė mukozės orale.

Inkuadrimi

Stomatiti mund tė ndahet nė gengivit, glosit dhe keilit, nė varėsi tė faktit nėse simptomat janė tė kufizuara pėrkatėsisht nė mishrat e dhėmbėve, nė gjuhė apo nė buzė. Ato mund tė shkaktohen nga infeksione (bakteriale, virale, kėrpudhore), barna (p.sh. kimioterapi, radioterapi, FANS-a), sėmundje sistemike, irritues, tharje tė gojės, trauma.

Nė rastin e afteve orale, derisa tė rigjenerohet epiteli, mbaresat nervore janė tė ekspozuara ndaj stimujve me origjinė tė ndryshme, qė shkaktojnė simptoma tė dhimbshme. Mė tė shpeshtat janė aftet e vogla. Aftet e mėdha, mė tė rralla, kanė njė diametėr mė tė madh se 1 cm. Aftet herpetiforme janė mė pak tė zakonshme, por shumė tė dhimbshme dhe shfaqen si njė koleksion i ulcerimeve tė vogla. Shkaqet e ulcerave tė gojės sot janė tė paqarta.
 
Simptomat

Simptomat e stomatiteve mund tė jenė tė lokalizuara ose tė shpėrndara nė tė gjithė gojėn. Ato shkojnė nga skuqja e enjtja e deri nė shfaqjen e ulcerave tė vėrteta (afte); nganjėherė verifikohet edhe gjakderdhje. Dhimbja shtohet pėrgjithėsisht gjatė marrjes sė ushqimit apo gjatė pastrimit tė dhėmbėve.
 
Trajtimi

Acidi ialuronik mundėson formimin e njė barriere mbrojtėse qė izolon lezionin, duke shmangur kontaktin me gjuhėn, pėshtymėn dhe ushqimin. Gjithashtu, ky princip aktiv mbėshtet procesin natyral tė rindėrtimit tė indeve tė lėnduara. Pėrdorimi i tij ėshtė i sigurt nė shtatzėni dhe gjatė ushqyerjes me gji. Probiotikėt rregullojnė, pėrkundrazi, ekuilibrin intestinal dhe ndihmojnė nė kontrastimin e njė uljeje tė mundshme tė mbrojtjes imunitare. Edhe probiotikėt, mund tė pėrdoren nė shtatzėni.

Edhe substancat natyrale mund tė zhvillojnė njė varg tė tėrė veprimesh terapeutike: antioksidante, antiinflamatore, lenitive, emoliente dhe riepitelizuese. Bimėt e pėrdorura pėr trajtimin e sėmundjeve tė gojės pėrmbajnė shumė nga kėto veprime. Ekzistojnė klasa substancash si flavonoidet, polisakaridet, rezinat dhe taninat. Zgjedhja e produktit duhet bėrė duke patur parasysh cilėsitė e saj tė pėrgjithshme, praninė e klasave tė principeve aktive tė nevojshme dhe pėr tė arritur efektet e dėshiruara. Janė tė dobishme pėr shembull Altea, Aloe vera xhel, malva propoli, mirra.
 
Kėshillimi i pacientit

Pacienti duhet dėrguar te mjeku nė prani tė simptomave si temperatura, gjakderdhja, kserostomia (tharja e gojės), abscesi i dyshuar i dhėmbėve ose fistula e gengivės, dyshimi pėr gengivit, glosit ose stomatit tė rėndė, kalkulozė tė dyshuar salivare, dyshim pėr edemė tė velit tė palatinės ose bajamit akut, si dhe pėr kandidozė.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D