Zbardhja e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike. Cilat janė procedurat qė duhen ndjekur?

Konservativė | 10 Qershor 2022 |

Zbardhja e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike. Cilat janė procedurat qė duhen ndjekur?


Ngjyra e njė dhėmbi pėrcaktohet nga njė kombinim i fenomeneve qė lidhen me vetitė e tij optike dhe me ndėrveprimin e tij me fluksin e dritės, prandaj pothuajse ēdo ndryshim nė strukturėn e smaltit, tė dentinės ose tė pulpės sė dhėmbit mund tė sjellė njė ndryshim tė pėrqindjes sė ngjyrės sė elementit tė prekur. Ēngjyrimet e dhėmbėve ndryshojnė nga eziologjia, pamja, vendosja, ashpėrsia dhe sasia, prandaj njė diagnozė e saktė e shkaqeve tė ēngjyrimit tė dhėmbit ėshtė me rėndėsi shumė tė madhe pėr prognozėn e trajtimit pasues.

Nė kėtė rishikim tė literaturės pėrshkruhen agjentėt e ndryshėm zbardhues (peroksidi hidrogjenit, karbamid peroksid, perborate natriumi) dhe procedurat e ndryshme klinke pėr zbardhimin e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike, duke analizuar nė mėnyrė tė detajuar tre teknika: teknikėn "zbardhuese nė kėmbė", atė "termokatalitike" dhe teknikėn "nė zyrė".
Pėrsa i pėrket prognozės sė zbardhimit tė dhėmbėve jo vital, pavarėsisht pranisė sė shumė raporteve klinike, nė literaturė ende mungojnė studimet dhe provat shkencove nė lidhje me kėtė argument. Edhe pse duhen marrė gjithmonė nė konsideratė komplikacionet e mundshme dhe rreziqet qė lidhen me teknika tė ndryshme tė zbardhimit, tė  cilat mund tė paraqesin njė sėrė efektesh, ende jo tė qarta plotėsisht, si sistemike ashtu edhe lokale.

Teknika "zbardhuese nė kėmbė" pėrdor njė pėrzierje tė perborate natriumi dhe ujė tė distiluar, thuhet nė njė raport tė Marsh dhe tė botuar nga Salvas. Nė kėtė teknikė, solucioni zbardhues lihet nė "dhomėn" e pulpės pėr disa ditė dhe zgavra ngjitet me cemento provizore. Ky koncept i pozicionimit nė "dhomėn" e pulpės tė perkarborate natriumi dhe ujit tė distiluar ėshtė sjellė nga Spasser dhe ėshtė modifikuar nga Nutting dhe Poe qė kanė pėrdorur peroksid hidrogjeni me 30% nė vend tė ujit pėr tė rritur efikasitetin zbardhues tė pėrbėrjes.

Teknika "termokatalitike" ėshtė propozuar pėr shumė vite si teknika mė e mirė  pėr zbardhjen e dhėmbėve jo vital duke pasur parasysh ndėrveprimin e lartė tė peroksidit tė hidrogjenit me nxehtėsinė. Nė kėtė teknikė peroksidi i hidrogjenit me 30-35% vendoset nė "dhomėn" e pulpės dhe ngrohet me llamba tė posaēme ose mjete pėr ngrohje.

Teknika "nė zyrė" ėshtė njė teknikė qė kryhet nė zyrėn dentare dhe pėrdor xhelin zbardhues me bazė peroksid hidrogjeni. Xheli mund tė aplikohet nėpėrmjet maskave zbardhuese ose direkt mbi elementin e izoluar nėpėrmjet njė ndarėse gome.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D