Ndikimi i izolimit gjatė pandemisė Covid-19 nė shėndetin oral tė fėmijėve

Higjiena dhe Parandalimi | 25 Maj 2022 |

Ndikimi i izolimit gjatė pandemisė Covid-19 nė shėndetin oral tė fėmijėve

Nga Lara Figini


Gjatė periudhės sė izolimit pėr shkak tė pandemisė Covid-19, nė rutinėn familjare kanė ndodhur disa ndryshime: prindėrit dhe fėmijėt qėndruan nė shtėpi pėr njė kohė tė gjatė dhe fėmijėt i zhvilluan orėt mėsimore online pėrmes mėsimit nė distancė, duke pasur marrėdhėnie ndėrpersonale me miqtė dhe tė afėrmit vetėm nėpėrmjet telefonave celularė ose PC-ve, dhe kohėn e lirė e kaluan kryesisht duke luajtur nė kompjuter, duke mos qenė nė gjendje tė kryejnė aktivitete sociale apo fizike/sportive.

Kėto ndryshime tė stilit tė jetesės, sė bashku mundėsinė e te pasurit ushqime dhe pije me shumicė  nė shtėpi qė fėmijėt te mund t'i konsumonin ndėrsa luanin lojėra kompjuterike ose pėr tė rriturit ndėrsa merrin pjesė nė mbledhje tė ndryshme online, kanė ēuar nė vakte dhe ushqime mė tė shpeshta dhe konsum mė tė lartė tė pijeve me sheqer.

Pėr mė tepėr, ēdo ndryshim nė rutinėn e gjumit tė fėmijėve (pėr shembull, zgjimi vonė nė mėngjes dhe qėndrimi vonė natėn) mund tė ketė ēuar nė ngrėnie mė tė shpeshtė gjatė natės dhe ulje tė shpeshtėsisė sė larjes sė dhėmbėve.

Si rezultat, kėta fėmijė mund tė kenė qenė nė rrezik tė shtuar tė zhvillimit tė lezioneve tė reja tė kariesit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim investigativ, tė botuar nė The Journal of the American Dental Association, autorėt vlerėsuan shkallėn e ndryshimeve nė ruajtjen e shėndetit oral dhe dentar te fėmijėt gjatė periudhės sė izolimit pėr shkak tė pandemisė Covid-19.

Prindėrve iu kėrkua t'i pėrgjigjen nė mėnyrė anonime njė pyetėsori qė lidhet me ndryshimet nė zakonet orale tė fėmijėve tė tyre, tė tilla si shpeshtėsia e tė ngrėnit, pirja dhe larja e dhėmbėve, shenjat e stresit dhe marrja e kujdesit shėndetėsor oral gjatė periudhės sė izolimit.

Rezultatet

Pyetėsorit iu pėrgjigjėn 308 prindėr tė fėmijėve nga 1 deri nė 18 vjeē. Autorėt gjetėn njė lidhje midis bllokimit dhe rritjes sė shpeshtėsisė sė vakteve (ngrėnia dhe pirja), zvogėlimit i shpeshtėsisė sė pėrdorimit tė furēės sė dhėmbėve dhe neglizhimin e kujdesit pėr shėndetin oral.

11% e fėmijėve gjatė izolimit shfaqėn shenja mė tė shpeshta orale tė stresit, si ērregullim temporomandibular dhe stomatit aftotik. Megjithėse fėmijėt e tė gjitha moshave hanin dhe pinin mes vakteve mė shpesh, ishin mė tė vegjlit ata qė u diagnostikuan me rritje tė lezioneve tė kariesit gjatė izolimit (P ¼ .015).

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė konfirmohen edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se gjatė izolimit pėr shkak tė pandemisė Covid-19 shumė fėmijė ndryshuan zakonet e tyre tė tė ngrėnit, tė pirit dhe larjes sė dhėmbėve pėr keq, gjė qė ēoi nė njė rrezik nė rritje tė zhvillimit tė kariesit.

Implikimet klinike

Gjatė vizitave pasuese pas pandemisė, ėshtė e domosdoshme tė kryhet njė intervistė e detajuar nė lidhje me ndryshimet nė zakonet e mirėmbajtjes sė shėndetit oral te fėmijėt me rrezik tė lartė tė kariesit, dentistėt duhet tė rekomandojnė masa mė rigoroze diagnostikuese dhe parandaluese pėr tė shmangur pėrkeqėsimin e higjienės sė tyre orale.

Pėr mė tepėr, dentistėt duhet tė vėnė mė shumė theksin nė intervistat motivuese pėr tė ndihmuar fėmijėt tė rifillojnė njė rutinė mė tė shėndetshme.

Pėr mė shumė informacion:

Gotler M, Oren L, Spierer S, Yarom N, Ashkenazi M. The impact of COVID-19 lockdown on maintenance of children's dental health: a questionnaire-based survey. J Am Dent Assoc maggio 2022:153(5):440-9.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 1 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D