Platforma switching ndikon nė sjelljen e indeve tė buta peri-implantare

Implantologji | 20 Janar 2022 |

Platforma switching ndikon nė sjelljen e indeve tė buta peri-implantare

Nga Arianna Bianchi, Lara Figini


Aktualisht, pėrmbushja e pritshmėrive estetike tė pacientėve ėshtė njė nga detyrat mė sfiduese tė implantologjisė dentare, pasi kohėt e fundit, fokusi ėshtė zhvendosur nė rezultatet estetike afatgjata, veēanėrisht pėr implantet e vendosura nė zonėn e pėrparme. Prandaj, njė implant qė nuk integrohet nė mėnyrė tė pėrsosur nė zgavrėn e gojės sė pacientit nga pikėpamja estetike, nuk mund tė konsiderohet mė i kėnaqshėm. Sigurisht, pozicioni i implantit, si dhe sasia dhe cilėsia e indeve tė forta dhe tė buta dhe pėrshtatja e tyre me kalimin e kohės janė faktorė qė ndikojnė nė rezultatin estetik tė rehabilitimit tė implantit. Shkaqet e mundshme tė dėshtimeve estetike tė implanteve mund tė jenė:

- Faktorėt anatomikė, tė tillė si mangėsitė e kockave horizontale ose vertikale

- Faktorėt jatrogjenė, si dhe zgjedhja ose vendosja e gabuar e implantit.

Nė thelb, rezultati estetik i njė proteze tė mbėshtetur nga implantet, duket se ėshtė i lidhur ngushtė me lartėsinė vestibulare tė indeve tė forta dhe tė buta. Resorbimi i kockės sė kreshtės mund tė shkaktojė kolaps tė indeve tė buta dhe tė ndikojė negativisht nė estetikėn e elementeve implanto-protetike. Vlerėsimet radiologjike dhe histologjike tregojnė njė rėnie konstante me kalimin e kohės nė nivelin e kockės peri-implantare qė nga momenti i vendosjes sė implantit. Njė sasi e caktuar e resorbimit tė kockės peri-implantare vazhdon tė konsiderohet fiziologjike (jo > 1 mm nė vitin e parė dhe jo > 0.2 mm nė vit, pas vitit tė parė).

Ndėr faktorėt qė mund tė ndikojnė nė resorbimin e kockės peri-implantare, ka njė rėndėsi tė veēantė mikromorfologjia dhe makromorfologjia e implantit nė nivelin e qafės, karakteristikat e lidhjes protetike dhe e ashtuquajtura "platforma switching".

"Platforma switching" konsiston nė pėrdorimin e njė abutmenti me diametėr tė vogėl duke e vendosur atė nė njė implant me diametėr mė tė gjerė.

Nė kėtė mėnyrė, krijohet njė shkallė midis pjesės mė koronale tė implantit dhe pjesės fillestare tė abutmentit protetik, duke lejuar kėshtu pėrqendrimin e infiltratit inflamator mbi platformėn e implantit dhe jo anash, duke reduktuar kėshtu rimodelimin e kockės peri-implantare.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Autorėt e kėtij studimi klinik, tė botuar nė Journal of Clinical Medicine, pyetėn veten nėse sjellja e indeve tė buta mund tė ishte gjithashtu e ndryshme midis implanteve tė platformės swiching dhe implanteve "tradicionale".

Nė studim u regjistruan gjithsej 90 pacientė (ndėrmjet tetorit 2011 dhe marsit 2014), tė ndarė nė mėnyrė rastėsore nė subjekte tė cilėve iu vendosėn implante tė platformės swiching dhe implante jo tė platformės swiching.

Tė pėrshtatshėm pėr studimin u konsideruan tė gjithė pacientėt me njė ose mė shumė nivele pa dhėmbė si maksilare, ashtu edhe mandibulare. Nga ana tjetėr, pacientėt me higjienė tė dobėt orale, ata qė abuzonin me alkoolin ose drogėn, ata qė i ishin nėnshtruar radioterapisė nė zonėn e kokės dhe qafės, ose qė ishin nėnshtruar sė fundi kimioterapisė, si dhe pacientet shtatzėna nuk u bėnė pjesė e studimit.

Protokolli i studimit parashikonte vendosjen e implanteve "2-fazore". Prandaj, pas shėrimit nė gjendje tė zhytur, parashikohej zbulimi i implantit dhe vendosja e njė vide tė shėrimit.

Pas kalimit tė periudhės sė indikuar pėr shėrim, filloi protokolli protetik i cili parashikonte ekzekutimin e njė gjurme tė parė nė alginat pėr krijimin e njė marėseve individuale tė gjurmės dhe mė pas, njė gjurmė e dytė, e kryer me teknikėn pick-up, me polieter.
Mė pas u bė njė kurorė e pėrkohshme nė rezinė, e cila mė pas u hoq (pas 3 muajsh) dhe u zėvendėsua, pas marrjes sė njė gjurme tė re, me njė kurorė metalo-qeramike.

Pas dorėzimit tė produktit protetik pėrfundimtar, u kontrollua prania e mukozės sė keratinizuar dhe u vlerėsua lartėsia e kurorės protetike (TH) pėrmes pėrdorimit tė njė sonde parodontale UNC.
Matja u pėrsėrit nė 1, 2 dhe 3 vjet nga momenti i vendosjes sė kurorės protetike pėrfundimtare.

Rezultatet

U vu re se, veēanėrisht nė vitin e dytė, kishte njė ndryshim i dukshėm midis dy grupeve.
Nė fakt, grupi me implante tė platformės switching pėsoi njė fenomen zvarritjeje, ndėrsa grupi tjetėr pėsoi njė recesion tė indeve tė buta.

Implantet e platformės switching, nė fakt, duket se lehtėsojnė formimin e njė unaze tė indit lidhor rreth shpatullės sė implanteve, duke krijuar njė ind lidhor mė tė trashė qė mund tė garantojė mbrojtje mė tė madhe tė kockės pėrreth dhe njė reduktim tė rimodelimit tė kockave nė drejtim apikal.

Konkluzionet

Autorėt arritėn nė pėrfundimin se prania e platformės switching ėshtė gjithashtu e favorshme pėr mirėmbajtjen e indeve tė buta peri-implantare. Megjithatė, nevojiten studime tė mėtejshme, me ndjekje mė tė gjatė, pėr tė verifikuar kėtė konfirmim.

Implikimet klinike

Duke pasur parasysh nevojat estetike gjithnjė e nė rritje tė pacientit edhe nė fushėn e implanteve, ky koncept i platformės switching do tė ndihmojė implantologun tė arrijė jo vetėm funksionalitetin, por edhe estetikėn pėr njė kohė tė gjatė, duke pasur parasysh se indet e buta interproksimale duhet tė monitorohen gjithmonė nė protokollet e ardhshme.

Pėr mė shumė informacion:

Farronato D, Manfredini M, Farronato M, Pasini PM, Orsina AA, Lops D. Behavior of soft tissue around platform-switched implants and non-platform-switched implants: a comparative three-year clinical study. J Clin Med 2021;30(13):2955. 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D