Komprometimi periodontal i pacientėve me infeksion nga HCV

Parodontologji | 6 Gusht 2021 |

Komprometimi periodontal i pacientėve me infeksion nga HCV


Pavarėsisht pėrpjekjeve tė kryera gjatė viteve tė kaluara pėr tė shtuar ndėrgjegjėsimin mbi mėnyrat e trajtimit, infektimi nga virusi i hepatitit C (HCV) mbetet njė problematikė e shėndetit tė pėrgjithshėm.

Infeksioni viral i pa trajtuar ēon nė njė inflamacion kronik tė hepatitit me komplikime qė lidhen me tė si, cirroza hepatike dhe karcinoma hepatoqelizore. Pėrfshihen dhe njė sėrė manifestimesh ekstra-hepatike ndėr tė cilat krioglobulinemia, limfoma malinje, sindroma e Sjögren dhe lichen planus oral.

Gjithashtu ndryshimet e shkaktuara nga infeksioni nė sistemin imunitar, nė dietė dhe nė stilin e jetesės tė individėve tė prekur mund tė lehtėsojnė zhvillimin e kushteve orale si sėmundja periodontale.

Ndryshime tė rėndėsishme verifikohen edhe nė pėrbėrjen e pėshtymės tė pacientėve tė prekur dhe tė likidit gingival.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim tė fundit, studiohet realizimi dydrejtimėsh i inflamacionit periodontal dhe i infeksionit nga HCV pėr sa i pėrket manifestimeve klinike, shprehjes molekulare tė biomarkatorėve nė likidet orale dhe rėndėsia e tij pėr mjekėt, si stomatologėt/periodontologėt ashtu dhe hepatologėt.
Nė studim kėrkohet edhe qė tė pėrcaktohet nėse prania e inflamacionit periodontal mund tė rrisė riskun pėr transmetimin e virusit tė hepatitit C nėpėrmjet likideve orale, nė veēanti likidit krevikular gingival (GCF).

Rezultate

Nga rezultatet e kėtij studimi pėrcaktohet se infeksioni nga HCV provokon njė rėnie tė shėndetit oral tė pacientėve tė prekur. Sipas autorėve kjo ėshtė e lidhur me manifestime ekstra-hepatike tė infeksionit ose qė derivojnė nga implikimet sistematike (keqfunksionimi i sistemit imunitar) ose shkaktuar nga njė sjellje shumė neglizhuese e pacientėve (higjienė e keqe orale dhe dietė jo korrekte).

Kompromentimi periodontal i pacientėve me infeksion nga HCV pėrfaqėson njė reduktim tė rėndėsishėm tė cilėsisė sė jetės dhe tė mirėqenies. Gjithashtu janė identifikuar molekula tė ARN-sė virale dhe antitrupa nė pėshtymėn e likidit krevikular tė pacientėve, duke ngritur pyetje tė mėtejshme mbi transmetimin dhe qartėsimin e sėmundjes.

Konkluzione

Nga tė dhėnat e zbuluara nga ky studim mund tė pėrmbyllim se ekziston njė marrėdhėnie dydrejtimėshe midis sėmundjes periodontale dhe infeksionit nga HCV me implikime me ndikim tė gjerė pėr pacientėt ashtu dhe pėr mjekėt, periodontologėt dhe hepatologėt.

Implikime klinike

Rezultatet e kėtij studimi duhet tė konfirmohen nga kėrkime tė mėtejshme, jo vetėm pėr sa i pėrket parametrave klinike por dhe nėpėrmjet identifikimit tė markatorėve specifikė nė likidin krevikular (GCF).

Pėr mė shumė informacion:

Gheorghe DN, Foia L, Toma V, Surdu A, Herascu E, Popescu DM, Surlin P, Vere CC, Rogoveanu I. Hepatitis C infection and periodontal disease: is there a common immunological link?

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D