Njė rishikim sistematik dėshmon vlefshmėrinė e kampioneve tė pėshtymės pėr diagnostikimin e COVID-19

Higjiena dhe Parandalimi | 10 Dhjetor 2020 |

Njė rishikim sistematik dėshmon vlefshmėrinė e kampioneve tė pėshtymės pėr diagnostikimin e COVID-19

Dobishmėria e pėshtymės si biolikid nė diagnostikimin dhe monitorimin e COVID-19 nė krahasim me tamponėt nazo-faringealė. Njė studim i fundit i Journal of Dental Research ka hetuar mbi kėtė

Nga Lara Figini


Strategjia kryesore aktualisht e disponueshme pėr kontrollin e pandemisė nga COVID-19 bazohet kryesisht nė kryerjen e testeve diagnostikues me tampon pėr tė shmangur riskun e transmetimit tė infeksionit te personat e tjerė dhe te profesionistėt e shėndetit.
Testet diagnostikues qė pėrdoren mė shumė aktualisht janė tamponėt nazo-faringealė teknikisht impenjativė dhe tė kushtueshėm, e disa mund tė ofrojnė njė pėrqindje tė lartė tė rezultateve false negative pėrveēse tė shkaktojnė shqetėsime te pacientėt. Studime tė ndryshme nė tė shkuarėn kanė treguar vlefshmėrinė e testeve salivare diagnostikuese tė shpejta kundėr viruseve tė tjera (HIV, Zika etj.) dhe duke qenė se ARN-ja e SARS-CoV-2 ėshtė mjaft e lartė edhe nė kavitetin orofaringeal, pėshtyma mund tė shėrbejė si njė likid i shkėlqyer diagnostikues pėr kontrollin e pėrhapjes sė COVID-19 (To, Tsang, Leung et al., 2020).

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim tė fundit, tė Journal of Dental Research nė dhjetor 2020, autorėt kanė analizuar studimet e publikuara nė literaturėn botėrore qė trajtonin si argument dobinė e pėshtymės si biolikid nė diagnostikimin dhe monitorimin e Covid-19.
Pėr tė kryer kėtė studim janė konsultuar 5 baza tė dhėnash elektronike (PubMed, Embase, LILACS, Scopus e Web of Science) duke ndjekur njė strategji kėrkimi tė vendosur mė parė.
Studimet janė konsideruar tė pranueshme pėr pėrfshirje kurdo qė kishin vlerėsuar vlerėn potenciale diagnostikuese dhe/ose veti tė tjera diskriminuese tė markatorėve biologjikė nė pėshtymėn e pacientėve me COVID-19.

Rezultate
Mė 22 korrik 2020, njė total prej 28 studimesh ka zbuluar praninė e ARN-sė SARS-CoV-2 nė pėshtymė. Kampionet e pėshtymės janė grumbulluar nė mėnyrė tė ndryshme, si pėshtyma e prodhuar nga kolla, pėshtyma orofaringeale posteriore, tamponi salivar dhe pėshtyma e pastimuluar. Nėntė studime kanė risjellė ndjeshmėrinė dhe/ose specificitetin e kampioneve tė pėshtymės sė analizuar me RT-qPCR nė krahasim me diagnozėn e standardit tė artė tė tamponėve orofaringealė.
Testet e pėshtymės janė treguar mė tė shpejtė dhe mė pak invazivė nė krahasim me tamponėt nazofaringealė pėrveēse janė mė ekonomikė, siē tregon studimi i Wong et al. (2020) qė ka risjellė kostot e pajisjeve tė vlerėsuara nė 8,24$ amerikanė pėr 100 kampione pėshtyme nė krahasim me 104,87$ pėr 100 NPS tė tamponėve nazofaringealė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij rishikimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se pėshtyma ofron njė ndjeshmėri dhe specificitet pėr zbulimin SARS-CoV-2 tė krahasueshėm me ato tė tamponėve nazofaringealė dhe faringealė.

Implikime klinike
Pavarėsisht se studime tė ndryshme tė literaturės konfirmojnė besueshmėrinė e kampioneve tė pėshtymės pėr diagnostikimin dhe zbulimin e SARS-CoV-2, dobia e pėshtymės nė diagnostikimin e infeksionit nga COVID-19 ende mbetet e nėnvlerėsuar. Nė fakt mund tė pėrfaqėsojė njė metodikė diagnostikuese tė shpejtė, pak tė kushtueshme dhe pak invazive pėr pacientin.

Pėr mė shumė informacione:
To KK, Tsang OT, Leung WS, Tam AR, Wu T-C et al. Temporal profiles of viral load in posterior oropharyngeal saliva samples and serum antibody responses during infection by SARS-CoV-2: an observational cohort study. Lancet Infect Dis 2020;20(5):565-74.  
Wong Y, Cheuk S, Tse H, Siu HK, Kwong TS et al. Posterior oropharyngeal saliva for the detection of SARS-CoV-2. Clin Infect Dis 2020; [epub ahead of print 21 Jun 2020]. doi:10.1093/cid/ciaa797.  
Fernandes LL, Pacheco VB, Borges L, Athwal HK, de Paula FE et al. Saliva in the diagnosis of COVID-19: a review and new research directions. J Dent Res 2020 Dec;99(13):1435-43.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 14 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D