Rasti klinik i restaurimeve direkte tė klasės sė parė

Konservativė | 3 Dhjetor 2020 |

Rasti klinik i restaurimeve direkte tė klasės sė parė

Nga Simona Chirico


Pacientja 32 vjeē paraqitet nė klinikė pėr tė kryer njė vizitė stomatologjike sepse ka perceptuar praninė e njė kaviteti nė nivelin e molarit tė parė inferior djathtas.
Anamneza gjenerale rezulton negative. Ekzaminimi objektiv zbulon praninė e njė lezioni karioz nė ngarkesė tė elementit 4.6 dhe njė restaurim tė vjetėr tė papėrshtatshėm nė ngarkesė tė 4.7. E gjithė kjo konfirmohet edhe nga ekzaminimi radiografik.
Pėr mė tepėr, tė dy elementet rezultojnė pozitivė nė testin e vitalitetit pulpar, duke ndeshur edhe mungesėn e njė pulpiti irreversibėl. Pėrsa i pėrket testit, gjatė perkusionit edhe ai rezulton negativ.
Pacientja referon se kishte tė paktėn dy vite e gjysmė qė nuk paraqitej te stomatologu as pėr njė vizitė kontrolli dhe as pėr njė seancė tė higjienės orale. Prandaj ėshtė sensibilizuar pėr rėndėsinė e nėnshtrimit tė kontrolleve periodike, si formė e parandalimit.
Pėr fat tė mirė, pėrveē njė akumulimi tė fortė tė pllakės dhe tartarit, nuk janė ndeshur problematika tė tjera gjatė vizitės.

Plani i trajtimit
Pacientes i ėshtė propozuar trajtimi si nė vijim:
- seancė e higjienės orale profesionale;
- restaurimet direkte tė klasės sė parė pėr 4.6 dhe 4.7.

Nė vijim ėshtė ilustruar rasti klinik.

Fig. 1 Detajet e dy elementeve nė harkadė.

Fig. 2 Bitewing i kuadrantit tė parė dhe tė katėrt pėr tė vlerėsuar elementet 4.6 dhe 4.7

Fig. 3 Dy elementet pas aplikimit tė digės sė gomės, pėr tė izoluar fushėn operative.

Fig. 4 Pėrgatitja e kavitetit pėr tė dy elementet.

Fig. 5, 6 Aplikimi i acidit ortofosforik 35% pėr 30 sekonda nė smalt dhe pėr 15 sekonda nė dentinė.

Fig. 7 Aplikimi i primer pėr 15 sekonda nė 4.6 dhe 4.7.

Fig. 8 Aplikimi i bonding pėr 20 sekonda nė 4.6 dhe 4.7.

Fig. 9 Restaurime direkte te 4.6 dhe 4.7 duke pėrdorur masat "body".

Fig. 10 Kontrolli klinik i restaurimeve te 4.6 dhe 4.7 pas 1 muaji.

Fig. 11 Kontrolli radiografik i restaurimeve te 4.6 dhe 4.7 pas 1 muaji.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 20 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D