Immediate Dentine Sealing (IDS) pėrmirėson adezionin e restaurimeve parciale posteriore nė disilikat litiumi?

Konservativė | 26 Nėntor 2020 |

Immediate Dentine Sealing (IDS) pėrmirėson adezionin e restaurimeve parciale posteriore nė disilikat litiumi?

Nga Lorenzo Breschi


Zbulimi i stoamatologjisė adezive ka futur konceptin e stomatologjisė minimalisht invazive me njė dizajn mė konservativ tė kavitetit dhe pa ritension mekanik.
Kur ėshtė e pranishme njė strukturė dentare e mjaftueshme trajtimi i zgjedhur ėshtė njė restaurim nė kompozitė direkte. Megjithatė, restaurimet nė qeramikė adezive parciale janė indikuar kur struktura e mbetur e dhėmbit nuk ėshtė nė gjendje tė mbėshtesė njė rikonstruksion direkt.
Ndėrmjet qeramikave, ajo feldspathic dhe qeramikat me xham, si disilikati i litiumit, janė materiale tė punueshme qė mund tė lidhen nė mėnyrė adezive me nėnshtresėn e dhėmbit.
Edhe pse adezioni ndaj smaltit ėshtė mė i parashikueshėm, adezioni me dentinėn gjithnjė ka qenė njė problem. IDS ėshtė sugjeruar si teknikė pėr tė pėrmirėsuar adezionin, nė krahasim me ngjitjen e vonuar tė dentinės (DDS). IDS ėshtė pėrbėrė nga njė shtresė e hollė rezine adezive qė aplikohet menjėherė pas pėrgatitjes sė dhėmbit pėrpara se tė merret gjurma, ndėrsa DDS ka tė bėjė me njė shtresė rezine adezive qė aplikohet pėrpara cementimit tė restaurimit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė studim i kryer nga Van der Breemer et al. Dhe i publikuar nė Journal of Dentistry, synonte qė tė krahasonte normėn e mbijetesės sė restaurimeve parciale posteriore nė disilikat litiumi tė ngjitur duke pėrdorur IDS ose DDS pas 3 vitesh funksionimi.
Pėr tė kryer studimin, grupi i kėrkimit ka seleksionuar 30 pacientė qė kanė marrė dy restaurime parciale nė qeramikė nė disilikat litiumi (IPS-e.max press, Ivoclar Vivadent) mbi dhėmbėt vitalė tė molarit tė parė dhe tė dytė (N = 60). Dy dhėmbėt janė marrė nė mėnyrė rastėsose IDS (grupi i testimit, n = 30) ose DDS (grupi i kontrollit, n = 30). Restaurimet parciale nė qeramikė janė cementuar (Variolink Ultra, Ivoclar Vivadent) dy javė pas pėrgatitjes.
Vlerėsimet janė kryer 1 javė, 12 muaj dhe 36 muaj pas ndėrhyrjes, duke pėrdorur kritere cilėsore (FDI). Dėshtimet pėrfaqėsuese janė vlerėsuar me mikroskop (SEM) dhe nėpėrmjet analizės fraktografike cilėsore tė thjeshtėsuar.

Rezultate
Tė dhėnat e grumbulluara nga autorėt kanė zbuluar se ėshtė verifikuar vetėm njė dėshtim absolut nė grupin DDS pėr shkak tė kariesit sekondar.
Pėrqindja e mbijetesės globale sipas Kaplan-Meier pas 3 vitesh ishte me 98,3% (pikėsimi i kritereve FDI 1-4, n = 59) dhe ajo e suksesit kompleksiv ishte me 85% (pikėsimi i kritereve FDI 1-3, n = 51), pa diferencė tė konsiderueshme ndėrmjet restaurimeve tė grupit IDS dhe DDS (p = 0,32; Kaplan-Meier, Log Rank [Mantel-Cox], CI = 95%).
Pėrsa i pėrket cilėsisė sė mbijetesės, nuk janė gjetur diferenca statistikisht tė konsiderueshme ndėrmjet restaurimeve IDS dhe DDS (p = 0,7; Kaplan-Meier, Log Rank [Mantel-Cox], CI = 95%) gjatė gjithė harkut kohor tė follow up -it pėr asnjėrin nga kriteret FDI (Wilcoxon, McNemar, p >0,05).

Konkluzione
Nė bazė tė tė dhėnave tė marra, autorėt, kanė pėrfunduar se restaurimet parciale nė qeramikė tė cementuar nė mėnyrė adezive te dhėmbėt molarė vitalė kanė njė prognozė tė mirė; megjithatė IDS nuk ka treguar diferenca statistikisht tė rėndėsishme nė normat e suksesit dhe mbijetesės pas 3 vitesh funksionimi.

Pėr mė shumė informacione:
van den Breemer CRG, Cune MS, Özcan M, Naves LZ, Kerdijk W, Gresnigt MMM. Randomized clinical trial on the survival of lithium disilicate posterior partial restorations bonded using immediate or delayed dentin sealing after 3 years of function. J Dent 2019 Jun;85:1-10.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 14 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D