Trajtimi i thjeshtėsuar pėr restaurimet multiple nė kuadrantėt posteriorė

Konservativė | 23 Nėntor 2020 |

Trajtimi i thjeshtėsuar pėr restaurimet multiple nė kuadrantėt posteriorė

Rasti klinik i zgjidhur me rezinė kompozitė monokromatike, nė elemente qė kanė pasur humbje tė indit tė shėndetshėm pėr shkak tė njė procesi karioz primar

Nga Allegra Comba


Restaurimi multikromatik, qė kombinon masa tė ndryshme ndėrmjet tyre, mund tė jetė kompleks dhe i vėshtirė pėr t'u ndjekur dhe nėse nuk pėrdoren opacitete tė ndryshme nė mėnyrė tė saktė rezultati estetik pėrfundimtar mund tė dėmtohet.
Ky artikull pėrshkruan njė rast tė rikonstruksioneve direkte tė thjeshtėsuara nė elementet posteriorė qė kanė pasur humbje tė indit tė shėndetshėm pėr shkak tė njė procesi karioz primar.
Restaurimet janė kryer me njė rezinė kompozitė monokromatike qė parashikon dy tipologji konsistence, duke ruajtur pėr tė dyja tė njėjtat veti kimiko-fizike, Venus Pearl One me konsistencė kremoze dhe Venus Diamond One  me konsistencė kompakte (Kulzer, Germania).
Nė rastin e parė (3.5) ėshtė pėrdorur Venus Diamond One ndėrsa nė rastin e 2 (3.6) ėshtė pėrdorur Venus Pearl One.
Pas njė ekzaminimi objektiv tė kujdesshėm ėshtė bėrė diagnoza e lezionit karioz distal te 3.5 dhe 3.6 (fig. 1 a, 2 a).

       

Figura 1a

Figura 2a

Me qėllim qė tė arrihet njė izolim i saktė nė fushė operative ėshtė montuar diga e gomės nė kuadrantin e tretė dhe ėshtė proceduar me punimin e lezioneve karioze mbi tė dy elementet (fig. 1 b, c, 2 b).

      

Figura 1b

      

Figura 1c

Figura 2b

Sapo ėshtė arritur njė heqje e plotė e indit dentar tė prekur nga kariesi, mbi tė dy elementet ėshtė pozicionuar njė matricė seksionale, njė kunjė druri dhe njė unazė dhe janė kryer procedurat adezive duke ndjekur njė protokoll self-etch me pre-gėrryerje tė smaltit dhe adeziv universal (iBond Universal, Kulzer, Gjermani) (fig. 2 c-e).  

Figura 2c

Figura 2d

Figura 2e

Nė elementin 3.5 ėshtė krijuar mė pas njė paret intraproksimal dhe ėshtė plotėsuar rikonstruksioni, duke pėrdorur njė teknikė tė shtesėzimit oblik, me kompozitė universale Venus Pearl One (Kulzer, Gjermani), ndėrsa nė elementin 3.7 rikonstruksioni ėshtė kryer me kompozitėn universale Venus Diamond One (Kulzer, Gjermani) (fig. 1 e, f, 2 f-h).

      

Figura 1e

      

Figura 1f

Figura 2f

Figura 2 g

Figura 2h

Nė vijim, rikonstruksionet janė lustruar dhe ėshtė kryer njė kontroll okluzal me qėllim qė tė sigurohet njė funksion i saktė (fig. 1 g, 2 i).

      

Figura 1g

Figura 2i

Tė dy materialet, duke paraqitur karakteristika kromatike tė mbivendosura (fig. 1 g, 2 i) kanė njė konsistencė tė ndryshme. Venus Diamond One, nė fakt, paraqitet me njė konsistencė kompakte qė lejon njė pėrpunim tė lehtė gjatė krijimit tė anatomisė okluzale dhe dizenjimit tė sulkuseve. Ndėrsa Venus Pearl One, paraqitet me njė konsistencė mė kremoze, qė ndihmon nė gropėzėn e kavitetit dhe kompaktibilitetin e materialit nė brendėsi tė kavitetit.
Pėrdorimi i materialeve qė lejojnė njė procedurė tė thjeshtuar pėr zgjedhjen e ngjyrės rezulton tė jetė veēanėrisht i indikuar nė sektorin posterior, ku drita nuk prek nė mėnyrė direkte elementin dentar duke bėrė qė tė dalin nė pah karakteristikat e tejdukshmėrisė dhe opacitetit tė shtresės dentare dhe ku restaurimet bėhen praktikisht tė padukshme pasi integrohen nė mėnyrė perfekte me denticionin pėrreth.

Me kontributin e pakushtėzuar tė Kulzer.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 21 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D