Impakti ekonomik i Covid-19 te klinikat dentare gjermane

Higjiena dhe Parandalimi | 20 Nėntor 2020 |

Impakti ekonomik i Covid-19 te klinikat dentare gjermane

Nga Lara Figini


Gjatė pandemisė nga Covid-19 qeveritė nė tė gjithė botėn kanė implementuar politika rigoroze pėr ta ndaluar pėrhapjen, tė bazuara kryesisht nė distancimin fizik dhe duke futur karantinimin.
Reduktimi i forcuar i aktivitetit ka sjellė dhe do tė sjellė ende dėme ekonomike tė mėdha. Por cili ka qenė impakti nė klinikat dentare?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim gjerman tė publikuar nė Journal of Dentistry nė gusht 2020, autorėt kanė vlerėsuar impaktin ekonomik tė kėtyre politikave tė "frenimit tė pandemisė" duke krahasuar klinikat dentare nė Gjermani.
Janė identifikuar dy skenarė: sasi e ulėt e punės, personel i pakėt, kosto tė ulėta (skenari S1) dhe sasi e lartė e punės, personel i shumtė, kosto tė larta (skenari S2). Janė vlerėsuar kostot e ēdo klinike dentare tė ndara sipas fushės (personeli, materiale, laboratorike dhe tė tjera). Nga 24 marsi deri nė 2 prill 2020 ėshtė kryer njė sondazh telefonik mbi njė kampion tė rastėsishėm me 300 dentistė gjermanė (janė pėrgjigjur 146) pėr tė pėrcaktuar ndryshimet qė kanė ndodhur pėr shėrbimet stomatologjike nė kėtė periudhė.
Ėshtė ndėrtuar njė model Markov, pėr njė total prej 365 ditėsh. Janė hetuar periudha tė ndryshme tė kufizimeve pėr Covid-19 (90 ditė: rast-bazė, 45, 135 ditė: analiza e ndjeshmėrisė). Ėshtė kryer mikro-simulimi Monte-Carlo dhe pasiguria ėshtė futur nėpėrmjet analizės sė ndjeshmėrisė probabilistike dhe univariate.

Rezultate
Kufizimet pėr shkak tė pandemisė nga Covid-19 nė fushėn stomatologjike kanė sjellė njė reduktim nė kryerjen e shėrbimeve nė tė gjitha fushat, kryesisht tek ato parandaluese (-80% mesatarisht), nė periodontologji (-76%) dhe nė protetikė (-70%). Nė bazė tė kėtij sondazhi, konsulencat, trajtimet e emergjencės dhe ato endodontike janė reduktuar me 41%, konservativa me 32% dhe kirurgjia orale me 48%.
Kur kufizimet kanė zgjatur pėr 135 ditė, hyrjet kompleksive janė zvogėluar, respektivisht, nė 31%, 30% nė S1/S2. Nė kėtė rast, 29% dhe 12% (S1/S2, respektivisht) do tė kishin njė  neto tė dobishme negative pėrgjatė vitit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, mund tė dalim nė pėrfundimin se sa mė gjatė tė mbahen masat kufizuese pėr shkak tė Covid-19, aq mė e madhe ėshtė vėshtirėsia financiare pėr klinikat dentare, sidomos pėr ato me kosto mė tė larta dhe me punė mė shumė. Pas 135 ditėsh me masa kufizuese 29% e klinikave me modelin S1dhe 12% e klinikave me modelin S2 nuk arrijnė tė mbulojnė mė kostot me punėn e tyre.

Implikime klinike
Pėrgjegjėsit shėndetėsorė duhet tė konsiderojnė mbėshtetjen financiarisht tė klinikave dentare gjatė epidemive/pandemive nė tė cilat zbatohen politikat kufizuese pėr kontrollin e infeksioneve. Pėr shembull, mund tė merret nė konsideratė riorganizimi praktik pėr tė reduktuar kostot dhe pėr tė garantuar tė paktėn pėrfitimet minimale.

Pėr mė shumė informacione:
Schwendicke F, Krois J, Gomez J. Impact of SARS-CoV2 (Covid-19) on dental practices: economic analysis. J Dent 2020 Aug;99:103387.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 20 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D