Trajtimet pėr periodontitin agresiv

Parodontologji | 19 Nėntor 2020 |

Trajtimet pėr periodontitin agresiv

Nga Alessandra Abbà


Periodontiti agresiv ėshtė njė patologji e karakterizuar nga humbja e indit periodontal me fillimin e njė progresioni relativisht tė shpejtė nė mungesė tė njė sasie tė konsiderueshme tė pllakės. Faktorė tė ndryshėm janė pėrfshirė nė patogjenezėn e tij, ku vendin e parė e zėnė ndryshimet mikrobiale, gjenetike dhe imunologjike.
Patogjeni kryesor pėrgjegjės pėr periodontitin agresiv ėshtė Aggregatibacter actinomycetemcomitans qė gjendet shumė shpesh nė depozitat mikrobiale nė ngarkesė tė dhėmbėve tė prekur.
Prevalenca e periodontitit agresiv ndryshon gjerėsisht ndėrmjet racave dhe etnive tė ndryshme nga 0,1% deri nė 15%.
Qėllimi i terapisė sė periodontitit agresiv ėshtė ndalimi i progresionit sė sėmundjes, ruajtja e shėndetit dhe rigjenerimi i periodontium-it tė humbur. Edhe terapia kirurgjikale edhe ajo jo kirurgjikale janė opsione pėr periodontitin, por informacionet mbi trajtimin mė efikas mbeten tė pakėta.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Brazilian Dental Journal autorėt kanė krahasuar, ndėrmjet parametrave klinikė dhe mikrobiologjikė efektin e terapisė kirurgjikale dhe jo kirurgjikale nė trajtimin e periodontitit agresiv tė gjeneralizuar, me njė follow up prej 12 muajsh.
Gjashtėmbėdhjetė persona janė seleksionuar pėr kėtė studim klinik tė kontrolluar tė randomizuar me njė dizajn eksperimental split-mouth.
Tė gjithė pacientėt e seleksionuar i janė nėnshtruar njė ekzaminimi periodontal tė plotė dhe me terapi shkakėsore fillestare, qė pėrfshinte instruksionet e higjienės orale, ekstraksionet e dhėmbėve qė nuk mund tė shpėtoheshin, heqjen e gurėzave mbigingivare, profilaksinė dhe heqjen e faktorėt potencialisht ritensivė tė biofilmit.
Harkadat superiore qė janė zgjedhur pėr trajtimin janė ndarė nė dy grupe nė bazė tė njė liste tė gjeneruar nga kompjuteri.
Katėrmbėdhjetė ditė pas terapisė fillestare, trajtimet janė kryer nė bazė tė ndarjes:
- Grupi me terapi jo kirurgjikale (NST): instrumentimi me ultratinguj lidhet me lėmimin e rrėnjės nėpėrmjet kyretave Gracey dhe Mini-five;
- Grupi me terapi kirurgjikale (ST): incizioni intrasulkular dhe ngritja e njė lembo mucoperiosteal pėr tė hyrė nė sipėrfaqet e rrėnjėve; mė pas instrumentimi me ultratinguj, qė lidhet me lėmimin e rrėnjėve duke pėrdorur kyretat Gracey dhe Mini-five.
Parametrat klinikė janė vlerėsuar nė pika tė ndryshme rreth secilit dhėmb si nė vijim: indeksi i pllakės (FMPI) dhe gjakrrjedhja nė sondim (FMBS), thellėsia e sondimit (PD), distanca nga fundi i xhepit nė margon gingivare, pozicioni i margos gingivare (GMP), distanca e margos gingivare nga junksioni smalt-cement (CEJ), niveli i sulmit klinik (CAL), distanca nga fundi i xhepit nė CEJ.
Nė fund janė marrė kampione tė biofilmit nėngingivar pėr tė pėrcaktuar pėrqendrimet e Porphyromonas gingivalis (Pg) dhe Aggregatibacter actinomycetemcomitans (Aa).
Parametrat klinikė dhe mikrobiologjikė janė vlerėsuar nė kohėn zero (n = 16), 3 (n = 15), 6 (n = 15) dhe 12 muaj (n = 8) pas trajtimit.

Rezultate
Nė xhepat e thellė ST ishte nė gjendje qė tė promovonte reduktimin e PD mė tė lartė nė krahasim me NST pėr 12 muaj (p <0,05) dhe te dhėmbėt posteriorė pėr 6 muaj (p <0,05).
Pėr mė tepėr, nė muajin e gjashtė ėshtė observuar njė recesion mė i madh gingivar te dhėmbėt posteriorė nė grupin ST (p <0,05). Megjithatė, ST nuk ka arritur tė promovojė njė fitim tė mėtejshėm tė CAL nė asnjė moment gjatė follow up-it (p >0,05).
Duke marrė nė konsideratė gjakrrjedhjen gjatė sondimit (BoP), ka pasur njė reduktim tė konsiderueshėm pėr tė gjithė xhepat nga koha zero deri nė 3 muaj, pa diferencė ndėrmjet grupeve. Megjithatė, nė xhepat e thellė ėshtė observuar njė tendencė nė rritje e vlerės te tė dy grupet. Nuk ka pasur ndryshime statistikisht tė rėndėsishme nė indeksin e pllakės (PI), duke konsideruar kohėt dhe grupet e ndryshme.
Duke marrė nė konsideratė tė gjithė xhepat, tė dy trajtimet kanė promovuar njė reduktim tė konsiderueshėm tė PD dhe CAL (p <0,05), pa dieferencė ndėrmjet grupeve (p >0,05). Megjithatė, nė xhepat e thellė grupi ST paraqet nė muajin e 12 tė follow up-it njė diferencė statistikisht tė rėndėsishme nė PD (5,9±1,2 mm dhe 4,8±0,6 mm nė NST dhe ST, respektivisht, p = 0,047).
Recesioni gingivar mė i lartė ėshtė observuar te dhėmbėt posteriorė tė grupit ST nė muajin e gjashtė (p <0,05). Megjithatė, ST nuk ka arritur tė promovojė njė fitim tė mėtejshėm tė CAL nė asnjė moment gjatė follow up-it (p >0,05).
Sė fundi, edhe pse janė verifikuar ndryshime tė rėndėsishme klinike, vlerėsimi mikrobiologjik nuk ka treguar diferenca statistikisht tė rėndėsishme tė niveleve tė Aa dhe Pg pėr tė dyja grupet nė tė gjithė periudhėn e follow up-it.

Konkluzione
Nė bazė tė rezultateve tė kėtij studimi, mund tė dalim nė pėrfundimin se pacientėt e prekur nga periodontiti agresiv i gjeneralizuar mund t'i nėnshtrohen terapisė kirurgjikale me tė njėjtat pėrfitime si tė terapisė jo kirurgjikale. Megjithatė, nė tė dy rastet, nivelet e Aa dhe Pg mbeten tė pandryshuar pa ndonjė reduktim nė kohė.

Pėr mė shumė informacione:
Camila Camarinha da Silva Cirino, Hugo Felipe do Vale, Mįrcio Zaffalon Casati, Enilson Antonio Sallum, Renato Corrźa Viana Casarin. Clinical and microbiological evaluation of surgical and nonsurgical treatment of aggressive periodontitis. Braz Dent J 2019;30(6) Ribeirćo Preto Nov./Dec. 2019 Epub Nov 28, 2019.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D