Thjeshtėsimi i restaurimit direkt: ėshtė e mundur tė kemi sukses duke pėrdorur njė kompozitė monokromatike?

Konservativė | 17 Nėntor 2020 |

Thjeshtėsimi i restaurimit direkt: ėshtė e mundur tė kemi sukses duke pėrdorur njė kompozitė monokromatike?

Nga Edorado Young Fossati


Restorativa moderne gjithnjė e mė shumė po adresohet drejt njė thjeshtėsimi tė fluksit tė punės operative, nė kėrkim tė rezultateve tė shkėlqyera tė arrira nė kohė tė reduktuara.
Inovacioni i vazhdueshėm, veēanėrisht i dukshėm nė materialet restorative, po na jep mundėsinė neve mjekėve qė tė arrijmė rezultate surprizuese qoftė nga pikėpamja estetike qoftė nga ajo mekanike, duke na lejuar qė tė ndjekim restaurimet qė disa vite mė parė mund t'i arrinim vetėm nėpėrmjet flukseve tė punės tė artikuluara dhe tė bazuara nė njė numėr shumė tė lartė produktesh restorative.
Objektivi i kėtij artikulli ėshtė evidentimi i thjeshtėsisė me tė cilėn mund tė arrihen rezultate mė shumė se tė pranueshme nė restaurimin direkt, duke pėrdorur vetėm 3 produkte: njė adeziv, njė kompozitė flowable dhe njė kompozitė tė thjeshtė.

Restaurimi direkt i 1.6 - 1.5 - 1.4
Pacientja vjen nė klinikėn tonė duke u ankuar pėr ndjeshmėri nė regjionin 1.4 pas konsumimit tė pijeve apo ushqimeve tė ftohta. Elementi i prekur rezulton pozitiv ndaj testit tė vitalitetit, duke gjeneruar pak dhimbje qė zhduket spontanisht pas disa sekondave. Testi i perkusionit dhe sondimi fiziologjik rezultojnė negativ.
Kryhen dy radiografi bitewings (fig. 1) qė evidentojnė tre regjione karioze te 1.4, 1.5 dhe 1.6, pa pėrfshirjen e indit pulpar qė rezulton vital te tė gjithė elementet.

Fig. 1 Rx bite-wing fillestar. Evidentohen radiotransparenca kompatibile me lezionet karioze te 1.6, 1.5 dhe 1.4

Trajtimi parashikon tre restaurime direkte nė kompozitė nė kavitetin e klasės II tė Black, qė kryhen nė njė seancė tė vetme. Kryhet izolimi i fushės operative nga 1.7 deri te 1.1 (fig. 2-4).

Fig. 2-4 Situata klinike fillestare, hapja fillestare e kaviteteve qė evidenton lezionet karioze. Heqja e lezioneve karioze dhe kavitetet e pėrgatitura dhe tė pastruara, gati pėr materialin restaurues.

Pasi janė hequr lezionet karioze, kavitetet duhen restauruar janė tė klasės II meziale te 1.6, meziale te 1.5 dhe distale te 1.4. Pėr mė tepėr te 1.5 nė pjesėn distale ishte i pranishėm njė lezion karioz qė nuk prekte kreshtėn marginale: duke hequr atė, restaurimi qė do tė kryhet do tė jetė plotėsisht i pėrfshirė nė paretin proksimal distal.
Pastrimi i tė gjitha kaviteteve pėrfundohet me pėrdorimin e Airflow® me pjesėza glicine.
Ėshtė kryer njė adezion universal me IBond Universal® dhe njė gėrryerje paraprake selektive e smaltit me acid ortofosforik 37%.
Janė pozicionuar matricat seksionale metalike anatomike ndėrmjet 1.5 dhe 1.4. Pėrpara pozicionimit tė matricės seksionale meziale te 1.6 plotėsohet restaurimi distal te 1.5, duke zgjedhur pėrdorimin e Venus® Bulk Fill: kaviteti konfigurohet si njė klasė II pa prekje okluzale, por nga pikėpamja e C-Factor rezulton si njė klasė I (jashtėzakonisht e pafavorshme). Prandaj ėshtė zgjedhur njė kompozitė me kontraktim tė ulėt.
Mė pas vendoset njė matricė seksionale edhe meziale te 1.6 dhe pasi janė pėrshtatur tė gjitha nė mėnyrėn e duhur janė ndėrtuar paretet proksimale(fig. 5-7) duke pėrdorur kompozitėn monokromatike Venus Pearl One® tė Kulzer.

 

Fig. 5-7 Faza adezive me teknikėn self-etch dhe gėrryerja paraprake e smaltit. Restaurimi nė Bulk Fill i kavitetit distal te 1.5, apikal nė kreshtėn marginale pa prekjen e saj.

Ndėrtimi i kreshtave marginale
Mbulohet dentina e tė gjithė elementeve me njė shtresė 0,5 mm kompozitė Venus® Bulk Fill. Njė shtresė e dytė e Venus® Bulk Fill pozicionohet nė brendėsi tė kavitetit, duke lėnė njė hapėsirė okluzale rreth 2 mm.
Modelimi okluzal plotėsohet me njė shtresė tė vetme tė Venus Pearl One® dhe mė pas me polimerizim, aplikohet njolla kafe pėr tė pėrmirėsuar kamuflazhin e kompozitėse (fig. 8, 9).

Fig. 8, 9 Plotėsimi i fazave tė modelimit dhe aplikimi i njollave. Fotografia pas kontrollit mujor ėshtė bėrė pas rihidratimit tė indeve.

Mė pas ėshtė kryer njė polimerizim i fundit nė xhelin air-blocking. Ėshtė plotėsuar njė lustrim nėn digėn qė mė pas ėshtė hequr. Kryhet kontrolli okluzal dhe pėrfundohet lustrimi. Nė kontrollin mujor ėshtė kryer njė rx periapikale (fig. 10) dhe njė foto e rihidratimit.

              

Fig. 10 Rx pėrfundimtar e kryer nė follow up-in pas njė 1 muaji nga kryerja e restaurimit

Diskutime
Pėrdorimi i njė kompozite kompakte pėr restaurimin e pjesės mė tė madhe tė elementeve posteriorė ka qenė gjithmonė njė sfidė pėr t'u fituar.
Ajo qė del nga pėrdorimi i njė produkti si Venus Pearl One® ėshtė kapaciteti i saj i madh i integrimit kromatik, veēanėrisht evident kur vendoset kompozita nė kavitet (qė rezulton fillimisht shumė e qartė).
Disa sekonda pas fillimit tė fazave tė modelimit, ngjyra e materialit do tė kthehet nė njė ngjyrė tė ngjashme me atė tė dhėmbit ku ėshtė vendosur: edhe masa e dentinės nėn kompozitėn Venus Pearl One® shkakton njė ndryshim tė ngjyrės sė restaurimit pėrfundimtar. Ky aspekt mund tė shfrytėzohet dhe pėrdoret pėr tė arritur rezultate kromatike tė ndryshme duke mbajtur sidoqoftė njė kompozitė tė vetme kompakte.
Pėr mė tepėr, materiali, shėrben pėr njė modelim tė kujdesshėm, pėr shkak tė aftėsisė sė tij pėr tė qėndruar mjaft i ngurtė gjatė fazės sė pėrpunimit dhe qė ėshtė mjaft i ndjeshėm ndaj dritės sė jashtme nė krahasim me produktet e tjera (punimi pėr njė kohė tė gjatė nė njė fushė operative me shumė dritė).

Konkluzione
Evoluimi i shpejtė i teknologjisė po i lejon stomatologut qė tė menaxhojė situata restorative komplekse me rrjedhė pune gjithnjė e mė tė thjeshta dhe efikase.
Si pėr shembull njė kompozitė qė ėshtė mjaft e punueshme, ka njė kapacitet tė mirė tė mos kthehet nė xhel nėse i nėnshtrohet ndriēimit tipik tė njė llampe dhe sidomos ka kapacitet tė reflektojė ngjyrėn e materialit qė e rrethon.
Venus Pearl One® rezulton pra tė jetė njė produkt i shkėlqyer pėr restorativėn direkte posteriore, nė gjendje pėr tė pėrmbushur kėrkesat klinike nė restaurimet me pėrmasa tė vogla dhe mesatare okluzalo-proksimale. Ende duhet vlerėsuar mundėsia e pėrdorimit nė restorativėn direkte anteriore.

Me kontributin e pakushtėzuar tė Kulzer.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 26 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D