Cilat kompozita janė mė tė mira pėr restaurimet direkte tė sektorėve posteriorė

Konservativė | 11 Nėntor 2020 |

Cilat kompozita janė mė tė mira pėr restaurimet direkte tė sektorėve posteriorė

Kompozitat nanohibride vs kompozitat hibride: tė dhėnat e njė rishikimi tė fundit sistematik


Gjendja aktuale e artit tė kompozitave ka evoluar nė mėnyrė tė konsiderueshme qė nga futja e kėtyre materialeve nė stomatologji. Nė dekadat e fundit kanė pėrcjellė pėrpjekjet e tyre nė tentativėn pėr tė realizuar kompozita kryesisht me monomere tė pėrmirėsuara nė karakteristikat mekanike pėrveē atyre estetike.
Lloji i fillerit, pėr shembull, influencon qoftė radio-opacitetin qoftė vetitė mekanike tė materialit, duke shtuar tejdukshmėrinė dhe duke pėrmirėsuar manipulimin, veēanėrisht konsistencėn, lustrimin dhe qėndrueshmėrinė e shkėlqimit. Kompozitat janė klasifikuar pėrgjithėsisht nė bazė tė specifikave mbushėse, si pėr shembull shpėrndarja dhe pėrmasat mesatare tė pjesėzave.
Pėrmasa e pjesėzave mbushėse ėshtė zvogėluar gjithnjė e mė shumė, nga kompozita hibride, mikrohibride dhe mikrofiller deri te kompozita me pėrmasa nanometrike nė tentativėn pėr tė pėrmirėsuar lustrimin fillestar dhe shkėlqimin.
Studime tė ndryshme klinike nė bibliografi kanė vlerėsuar karakteristikat e kompozitave nanombushėse dhe nanohibride duke i krahasuar me ato tė kompozitave hibride nė restaurimet e sektorėve posteriorė, por kanė prodhuar rezultate tė diskutueshme.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim tė fundit sistematik, tė publikuar nė Journal of Dentistry nė gusht 2020, autorėt kanė kėrkuar qė t'i pėrgjigjen ēėshtjes aktuale nė fushėn stomatologjike nėse ekzistojnė diferenca qė i korrespondojnė ngjyrave dhe strukturės sė sipėrfaqes sė kompozitave nanohibride dhe atyre hibride te pacientėt me restaurime direkte te dhėmbėt posteriorė.
Pėr analizėn e bias ėshtė pėrdorur risku i bias tool (RoB).
Janė inseruar nė meta-analizė tė dhėnat e marra rreth konsistencės sė sipėrfaqes dhe korrespondencės sė ngjyrės dhe rezultate tė tjera sekondare nė follow up-e tė ndryshme, duke pėrdorur modelin me efekte tė rastėsishme.
Heterogjeniteti ėshtė vlerėsuar me testin Cochran Q dhe pėr statistikat ėshtė pėrdorur I2. Kėrkimi bibliografik ėshtė kryer duke pėrdorur PubMed, Scopus, Web of Science, LILACS, BBO, Cochrane Library e SIGLE, sipas njė strategjie kėrkimi tė paravendosur.

Rezultate
19 studime janė pėrfshirė nė meta-analizėn pėrfundimtare. Pėr variablat e rezultateve primare dhe sekondare nuk janė gjetur diferenca tė rėndėsishme ndėrmjet restaurimeve tė kryera me kompozita nanohibride dhe restaurime tė kryera me kompozitat hibride pėr ēdo follow-up tė studimit (p >0,08).
Nė lidhje me shtresėn sipėrfaqėsore diferencat ndėrmjet kompozitės nanohibride dhe hibride varionin nga -1% pėr 12-18 muaj follow up dhe -2% pėr follow up nga 36-60 muaj, e raportet e riskut pėr krahasimin e kompozitave varionin nga -3% nė follow up-in nga 12 deri nė 18 muaj nė 0% pėr 72 muaj. Asnjė nga krahasimet nuk ka prodhuar diferenca statistikisht tė rėndėsishme.
Rreth korrespondencės sė ngjyrave diferencat e riskut pėr krahasimin ndėrmjet kompozitave varionin nga -2% (follow up pėr 12-18 muaj) deri nė -4% (follow up pėr 36 muaj). Raportet e riskut ndryshonin nga -7% (follow up nga 12 deri nė 18 muaj) deri nė -1% (pėr 72 muaj). Asnjė nga krahasimet nuk ka prodhuar diferenca statistikisht tė rėndėsishme.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij rishikimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin qė nuk ka diferenca tė rėndėsishme ndėmjet kompozitave nanohibride dhe atyre hibride rreth parametrave si nė vijim:
- korrespondenca e ngjyrės,
- struktura e sipėrfaqes,
- ngjyra e sipėrfaqes,
- incidenca e frakturave,
- jetėgjatėsia kompleksive.

Implikime klinike
Pjesa mė e madhe e studimeve tė pėrfshira kanė treguar njė shkallė tė bias qė ka theksuar nevojėn pėr tė prodhuar studime tė mėtejshme klinike tė kontrolluara tė randomizuara qė janė kryer mirė dhe me cilėsi.

Pėr mė shumė informacione:
Maran BM, Larocca de Geus J, Gutiérrez MF, Heintze S, Tardem C, Barceleiro MO, Reis A, Loguercio AD. Nanofilled/nanohybrid and hybrid resin-based composite in patients with direct restorations in posterior teeth: a systematic review and meta-analysis. J Dent 2020 Aug;99:103407.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 21 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D