Pėrgatitja e pjesės implantare: sistemi rrotullues Vs sistemi me ultratinguj

Implantologji | 6 Nėntor 2020 |

Pėrgatitja e pjesės implantare: sistemi rrotullues Vs sistemi me ultratinguj

Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Oral Surgery autorėt kanė krahasuar pėrgatitjen e pjesės implantare tė kryer nėpėrmjet sistemit me freza rrotulluese nė krahasim me ato qė arrihen nėpėrmjet njė sistemi me ultratinguj

Nga Lara Figini


Procesi i pėrgatitjes nė pjesėn implantare ėshtė kryer zakonisht nėpėrmjet njė freze rrotulluese me forma dhe pėrmasa tė ndryshme qė shpojnė kockėn me qėllim qė tė krijohen konturet dhe forma e pėrshtatshme pėr vendosjen e implantit.
Pėr kėtė qėllim ėshtė paraqitur edhe njė sistem me ultratinguj qė pėrdoret kryesisht nė procedurat qė kėrkojnė njė nivel tė lartė tė saktėsisė dhe kur ėshtė e nevojshme mbrohen strukturat anatomike pranė pėr tė shmangur njė komplikacion tė mundshėm.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Oral Surgery nė maj 2020, autorėt kanė krahasuar pėrgatitjen e pjesės implantare tė marrė nėpėrmjet njė sistemi frezash rrotulluese nė krahasim me atė qė arrihej nėpėrmjet njė sistemi me ultratinguj duke vlerėsuar temperaturat e ndryshueshme, kohėn dhe qėndrueshmėrinė primare.
Janė kryer gjashtėmbėdhjetė osteotomi me sekuenca tė ndryshme tė frezave (fillestare, Titamax 2.0, 2/3 e 3.0) pėr grupin rrotullues (RG) dhe me maja tė ndryshme ultrasonike (IM1S, IM2P, IM2/3, IM3P) pėr grupin me ultratinguj (UG) nė kampione tė kockės kortikale-sfungjerore tė gjedhit. Imazhet mikro-CT janė marrė pėr tė vlerėsuar mikroarkitekturėn kockore dhe densitetin mineral kockor tė secilit kampion.
Pėr grupin RG, osteotomitė janė kryer me njė contrangolo pėr implante me 800 rpm me torque maksimal 50 N/cm. Pėr grupin UG, osteotomitė janė kryer duke pėrdoryr njė sistem Piezosurgery3 me majat pėrkatėse. Janė zbuluar temperaturat e gjeneruara nė kockė dhe koha e nevojshme pėr pėrgatitjen e vrimave tė implanteve. Katėr implante  3.75 x 11 Titamax janė vendosur pėr secilin grup pėr tė matur torque pėrfundimtar.

Rezultate
Pėr grupin RG janė gjetur vlerat e mėposhtme mesatare:
22,87 s, 24,2 °C temperatura sipėrfaqėsore, 27,6 °C temperatura e perforimit dhe 32,30 N/cm tė torque. Vlerat pėr grupin UG kanė rezultuar tė jenė 72,9 s, 26,6 °C temperatura sipėrfaqėsore, temperatura e perforimit 32,1 °C dhe torque 22,60 N/cm.  

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se sistemet rrotulluese dhe ultrasonike janė dy metoda efikase pėr pėrgatitjen e pjesės implantare duke dhėnė rezultate tė kėnaqshme.
Pėr pjesėt kortikalo-sfungjerore pėrgatitja me doreza dhe sisteme rrotulluese lidhet me njė ngritje mė tė vogėl tė temperaturave dhe me njė kohė mė tė shkurtėr tė nevojshme pėr osteotominė.

Implikime klinike
Njohja e diferencave ndėrmjet sistemeve ultrasonike dhe atyre rrotullues mund tė ndihmojė kirurgėt qė tė ruajnė pjesėn implantare dhe ėshtė thelbėsore qė tė drejtohen manovrat e tyre gjatė ndėrhyrjes kirurgjikale tė pozicionimit tė implantit.

Pėr mė tepėr:
Lanata-Flores A, Nascimento EHL, Goulart DR, Haiter-Neto F, de Moraes M, de Albergaria-Barbosa JR. In vitro comparison of dental implant site preparation with ultrasonic system and conventional rotatory system. Oral Surgery 2020;13:108-16.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 20 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D