Njė kontroll te dentisti mund tė mbrojė edhe mushkėritė

Patologji dhe Mjeksi Orale | 5 Nėntor 2020 |

Njė kontroll te dentisti mund tė mbrojė edhe mushkėritė


Shumė persona dhe jo vetėm fėmijėt kanė frikė nga dentisti, por mesa duket njė vizitė tek ai zbulon njė aleat tė ēmuar pėr organizmin, me njė efekt qė shkon pėrtej parandalimit tė kariesit dhe shqetėsimeve gingivare. Ky ka qenė rezultati i nxjerrė nga njė punim i prezantuar sė fundmi nė kursin e Id week, takimi vjetor qė pėrfshin Infectious diseases society of America,  Society for healthcare epidemiology of America, Hiv medicine association dhe Pediatric infectious diseases society.

"Kontrollet e rregullta te dentisti janė tė rėndėsishme sepse reduktojnė riskun e pneumonisė" - shpjegon Michelle Doll, e Universitetit tė Virginia Commonwealth dhe autorja e parė e kėrkimit, duke kujtuar qė ēdo vit rreth njė milion persona sėmuren me pneumoni nė Shtetet e Bashkuara dhe 50 mijė vdesin. Pėr tė arritur nė kėto rezultate, Doll dhe kolegėt e saj kanė analizuar tė dhėnat relative tė mbi 26 mijė individėve duke zbuluar qė personat qė nuk kanė qenė kurrė te njė dentist kishin njė probabilitet 86% mė tė madh pėr tė marrė njė pneumoni bakteriale nė krahasim me ato qė kryenin vizita tė rregullta te dentisti, 2 herė nė vit.

Por ēfarė lidhje ka midis higjienės orale dhe shėndetit tė mushkėrive? "Tė gjithė mund ta marrin pneumoninė, edhe pse patologjia ėshtė mė e zakonshme te personat qė kanė sėmundje pulmonare ose sindroma si AIDS" - saktėson kėrkuesja e cila vijon mė pas:
-"Ekziston njė lidhje e qartė midis higjienės orale dhe pneumonisė dhe nuk ka dyshime qė vizitat stomatologjike janė themelore pėr tė mbajtur njė higjienė tė mirė orale."
Nė bazė tė kėsaj lidhjeje janė bakteret qė popullojnė gojėn.
" Zgavra orale nuk do tė jetė kurrė njė mjedis steril, por me siguri njė higjienė e mirė orale mund tė limitojė numrin e baktereve tė pranishme nė kėto zona" - vijon Doll.

"Kėto tė dhėna nėnvizojnė sesi shėndeti oral lidhet ngushtė me shėndetin e pėrgjithshėm tė organizmit dhe sugjerojnė edhe rėndėsinė e pėrfshirjes sė trajtimeve dentare nė kontrollet rutinė pėr shėndetin." - pėrfundon ajo.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D