Vlerėsimi i kushteve periodontale tek individėt e moshuar

Parodontologji | 4 Nėntor 2020 |

Vlerėsimi i kushteve periodontale tek individėt e moshuar

Nga Lara Figini


Periodontiti ėshtė njė sėmundje kronike, qė progredon gjatė jetės sė njė individi dhe duke qenė se po shkojmė gjithnjė drejt njė zgjatjeje tė jetės mesatare kemi gjithnjė e mė shumė persona tė moshuar qė duke u plakur i ruajnė dhėmbėt e tyre natyralė. Periodontiti pra do tė shtohet (Eke et al., 2020) dhe do tė jenė gjithnjė e mė tė shpeshta trajtimet periodontale tė nevojshme te tė moshuarit.
Megjithatė, kėrkimi mbi kėtė argument ėshtė i dobėt. Nė fakt pėr shumė kohė tė moshuarit janė konsideruar individėt me moshė mbi 50 vjeē, prandaj motivet pėr tė studiuar personat mbi 80 vjeē kanė qenė tė pakta (Persson, 2017).
Nė dekadat e fundit, faktorėt si njė asistencė mė e mirė shėndetėsore dhe njė higjienė mė e mirė kanė ēuar nė pėrmirėsimin e pritshmėrive tė jetės me pasojė numrat nė rritje tė shpejtė tė tė moshuarve.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė fundit, tė publikuar nė Journal of Clinical Periodontology, autorėt kanė dashur tė hetojnė prevalencėn e sėmundjeve periodontale dhe peri-implantare te tė moshuarit nė Gjermaninė jug-perėndimore, duke ekzaminuar lidhjet me faktorėt socio-demografikė dhe duke eksploruar tendencat qė lidhen me moshėn.
Personat e pėrshtatshėm qė kanė lindur pėrpara 1920 janė identifikuar nga regjistrat e popullsisė sė Gjermanisė jug-perėndimore. Nė total janė vlerėsuar 55 tė moshuar nė shtėpi ose nė strukturat e asistencės infermierore. Prej tyre, 35 kishin ende denticion natyral, 33 i janė nėnshtruar ekzaminimit periodontal.
Janė regjistruar edhe implantet te dy pacientė edentulė.

Rezultate
Nga 55 tė moshuar nė total (mosha mesatare 101,2 ± 1,57 vjeē dhe 83,6% gra), 20 tė moshuar kanė rezultuar edentulė, nga tė cilėt dy gra kanė marrė trajtim implantar. Tė moshuarit me dhėmbė natyralė kanė rezultuar 35 me 332 dhėmbė natyralė dhe moshė mesatare 101,0 ± 1,32 vjeē. Pjesa mė e madhe e personave qė kishin ende dhėmbėt kanė rezultuar jo duhanpirės ose ish duhanpirės (96,8%) dhe njė i moshuar mund tė klasifikohet si obez (BMI ≥30).

Rreth gjysma e tyre jentonte ende nė shtėpi dhe pėr to nuk njihej paaftėsia. 88,6% merrte kura infermieristike, tė nivelit tė asistencės mesatare ose tė rėndė. Pjesa mė e madhe e tė moshuarve ka deklaruar se i lan dhėmbėt njė ose dy herė nė ditė. Asnjė i moshuar nuk pėrdorte mjetet ndihmėse pėr pastrimin interdentar si furēat interdentare apo filli.
Thellėsia mesatare e sondimit ka rezultuar 2,7 ± 0,8 mm; humbja mesatare e ngjitjes klinike me 4,2 ± 1,7 mm. Nė 3% tė tė moshuarve ishte e pranishme njė lėvizshmėri e madhe e dhėmbėve (shkalla 2 apo 3) dhe pėrfshirja e furkacioneve. Sipas klasifikimit tė CDC/AAP, 25,8% e tė moshuarve paraqiste njė periodontit tė lehtė ose mungues, 54,8%  e tė moshuarve kishte njė periodontit tė moderuar dhe vetėm 19,4% kishin periodontit tė rėndė. Nga 27 implante tė ekzaminuara nė 5 tė moshuar, 59,3% janė klasifikuar si tė shėndetshėm, 29,6% paraqiste mukozit peri-implantar dhe 11,1% paraqiste peri-implantit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se te tė moshuarit ka njė mbizotėrim tė sėmundjeve periodontale nė mėnyrė tė moderuar tė rėnda.

Implikime klinike
Nė gjendjen aktuale, shėndeti oral ėshtė klasifikuar si i suksesshėm nė 14,3% tė tė moshuarve por ėshtė parashikuar njė rritje e mundshme. Nė njė shoqėri ku po shtohen gjithnjė e mė shumė tė moshuarit edhe stomatologu duhet tė drejtojė vėmendjen drejt kėsaj grupmoshe duke modifikuar mėnyrėn e trajtimit, pėr tė kėnaqur nevojat e veēanta tė popullsisė mė tė moshuar.

Pėr mė tepėr:
Eke PI, Borgnakke WS, Genco RJ. Recent epidemiologic trends in periodontitis in the USA. Periodontology 2000 2020;82(1):257-67.
Persson GR. (2017). Dental geriatrics and periodontitis. Periodontology 2000 2017;74(1):102-15.
Sekundo C, Langowski E, Kilian S, Frese C. Periodontal and peri-implant diseases in centenarians. J Clin Periodontol 2020;47:1170-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 18 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D