Njė studim krahasues mbi florėn bakteriale pėrreth implanteve

Implantologji | 2 Nėntor 2020 |

Njė studim krahasues mbi florėn bakteriale pėrreth implanteve

Nga Lara Figini


Tė shumtė janė faktorėt qė pėrcaktojnė suksesin ose dėshtimin afatgjatė tė implanteve dentare dhe njė prej tyre ėshtė kontaminimi bakterial.
Dihet shumė pak mbi rėndėsinė e popullsive bakteriale mbi dhe nėn gingivare pėrreth implanteve apo nėse ka diferenca nė mikroflorėn peri-implantare ndėrmjet implanteve tė vendosura menjėherė (direkt pas ekstraksionit tė dhėmbit) dhe atyre tė vonshme (qė vendosen pas pritjes pėr shėrimin kockor pas ekstraksionit).

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vivo, tė publikuar nė Journal of Dental Implant nga janari nė qershor tė 2020, autorėt kanė analizuar florėn mikrobiale qė gjendet nė zgavrėn orale pėrpara pozicionimit tė implanteve dhe gjatė fazave tė shumta tė trajtimit implantar qoftė pėr implantet e menjėhershme qoftė pėr ato tė vonuara. Kampionet e pllakės mbigingivare janė grumbulluar dhe janė analizuar nė tė gjitha rastet.
Pikat e letrės sė zhytur nė pllakėn mbigingivare janė futur nė provėza sterile tė mbushura me 1 ml gjysmė anaerobe dhe janė dėrguar nė laborator.
Terrenet e kulturės bakteriale qė janė pėrdorur nė studim ishin: agar gjaku, agar gjak-kanamicinė dhe agar gjak-kanamicinė-vankomicinė.

Kampionet mikrobiologjike qė janė marrė ishin:
-pre-operativė (pėrpara regjimit antibiotik) (S1);
-1 ditė pas fazės sė parė kirurgjikale (S2);
-kur janė hequr suturat (7-10 ditė pas ndėrhyrjes) (S3);
-2 javė mė pas (S4);
-nė fazėn e dytė kirurgjikale (S5);
-dy ditė pas lidhjes sė abutmentit (S6);
-ditėn e vendosjes sė protezės (S7);
-2 ditė pas pozicionimit tė protezės (S8);
-nė takimin pas 1 muaji (follow up) (S9);
-nė takimin pas 2 muajsh (S10).

Kampionet e grumbulluara janė testuar pėr tė vlerėsuar rritjen e mikroorganizmave tė mėposhtėm:
Streptococcus, Aggregatibacter actinomycetemcomitans, Porphyromonas gingivalis, Prevotella intermedia dhe Fusobacterium nucleatum.

Rezultate
Streptokokėt, qė janė "banues" normalė nė zgavrėn orale janė observuar nė mėnyrė konstante nė numra mė tė larta (36% nė implantet e vonshme dhe 35% tek ata tė menjėhershėm nė krahasim me pjesėn tjetėr tė florės bakteriale), ndėrsa organizmat e tjerė si P. gingivalis (21% tek implantet e vonshme, 22% tek ata tė menjėhershėm), Fusobacterium (25% vs 24%), P. intermedia dhe A. actinomycetemcomitans kanė treguar numra nė mėnyrė tė krahasueshme inferiorė, qoftė nė rastin e implanteve tė menjėhershėm qoftė nė rastin e implanteve tė vonuar. Ėshtė parė njė prani e rėndėsishme e organizmave si Porphyromonas gingivalis dhe Fusobacterium, qė kanė njė potencial patogjen.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se modaliteti i inserimit tė implantit, i menjėhershėm apo i vonuar, nuk ndryshon mikroflorėn peri-implantare. Mikroorganizmat e pranishėm pėrpara ndėrhyrjes janė prezent nė mėnyrė konstante gjatė tė gjithė fazės sė trajtimit.

Implikime klinike
Ky studim sugjeron edhe qė njė vlerėsim mikrobial i rregullt sė bashku me monitorimin klinik dhe radiografik mund tė ndihmojė nė njohjen e potencialit tė peri-implantitit dhe parandalimin e tij pėr njė prognozė mė tė mirė.

Pėr mė tepėr:
Hiremath KG, Patil VN, Ruttonji Z, Kusugal P, Sushma KM, Astagi P. A comparative evaluation of changes in microbial flora in delayed and immediate placed implants: an in vivo study. J Dental Implants January-June 2020;10(1):16-22

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 24 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D