Osteiti alveolar, verifikohet roli negativ i duhanit dhe i kontraceptivėve oralė

Patologji dhe Mjeksi Orale | 28 Tetor 2020 |

Osteiti alveolar, verifikohet roli negativ i duhanit dhe i kontraceptivėve oralė


Pėr tė reduktuar riskun e osteitit alveolar te femrat, dentistėt duhet tė informohen nėse pacientet e tyre konsumojnė kontraceptivė oralė dhe nėse pinė duhan: janė kėto implikimet klinike tė treguara nga Diane R. Bienek e Shoqatės sė dentistėve amerikanė dhe James J. Filliben, i cili merret me statistikat nė National Institute of Standards and Technology, nė pėrfundim tė njė studimi tė publikuar nė numrin e fundit tė "Jada".

Osteiti alveolar (ose alveoliti i thatė) ėshtė njė gjendje dentare e dhimbshme qė mund tė shfaqet pas heqjes sė njė dhėmbi tė pėrhershėm; ėshtė komplikimi mė i zakonshėm i ekstraksioneve dentare dhe shfaqet me dhimbje dhe inflamacion qė nisin zakonisht pak ditė pas ekstraksionit tė dhėmbit. Shkaktuar nga shkrirja e parakohshme e koagulit tė gjakut, sjell ekspozimin e kockės edhe nėse zgjidhet spontanisht mund tė jetė shumė e dhimbshme.
Shkaqet nuk janė akoma tė njohura mirė dhe janė sugjeruar faktorė tė shumtė, tė ndryshėm risku tė llojit anatomik, tė sjelljes, farmaceutik dhe hormonal, ndėrkohė qė duket i saktėsuar mirė roli i luajtur nga estrogjeni nė njė fushė ku faktorė tė ndryshėm ngatėrrues i kanė penguar deri mė tani analizave qė tė mundėsojnė udhėzime tė qarta dhe tė padiskutueshme.

Pikėrisht pėr shkak tė influencės sė faktorėve hormonalė kėrkuesit amerikanė i kanė vėnė vetes objektiv pėr tė verifikuar rreziqet e alveolitit tė thatė te femrat qė pėrdorin kontraceptivė oralė dhe kanė vlerėsuar bazat kryesore tė tė dhėnave mjeko-shkencore pėr tė identifikuar artikujt e publikuar deri mė tani rreth kėsaj teme.
Meta-analiza e rezultateve ka ēuar nė kualifikimin, edhe te femrat qė nuk pėrdorin kontraceptivėt oralė, njė risk tė osteotitit alveolar mė tė lartė se 20% krahasuar me meshkujt. Por risku ka rezultuar pothuajse i dyfishuar me pėrdorimin e kėtyre barnave hormonale. Nė fakt nuk ka prova pėr njė risk mė tė ulėt apo mė tė lartė qė lidhet me ekstraksionet dentare tė kryera nė korrespondencė tė menstruacioneve. Njė influencė negative konfirmuar nga 85,7% e studimeve ėshtė nė fakt ajo e duhanit, qė shkaktohet me shumė mundėsi nga interferenca me tė ashtuquajturėn kaskadė e koagulimit qė ēon nė formimin efektiv tė koagulave. Pėr mė tepėr presioni negativ brenda zgavrės sė gojės qė ushtrohet nga duhani mund tė favorizojė nga ana e tij krijimin e osteotitit alveolar.

Adelmo Calatroni

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 11 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D