Recesioni gingivar: sa pacientė e vėnė re qė e kanė dhe si influencon nė cilėsinė e jetės sė tyre?

Parodontologji | 21 Tetor 2020 |

Recesioni gingivar: sa pacientė e vėnė re qė e kanė dhe si influencon nė cilėsinė e jetės sė tyre?

Nė njė studim tė publikuar nė ”Acta Odontologica Scandinavica”, autorėt kanė vlerėsuar ndėrgjegjėsimin e pacientėve rreth recesioneve gingivare, impaktin nė cilėsinė e jetės sė tyre nė lidhje me shėndetin oral dhe modalitetin e pranimit tė trajtimit tė sugjeruar

Nga Lara Figini


Recesioni gingivar ka njė etiologji komplekse dhe multifaktoriale, godet mė shumė se 50% tė popullsisė, mund tė jetė me ose pa simptoma dhe karakterizohet nga eskpozimi i sipėrfaqes radikolare nėpėrmjet migrimit apikal tė margos gingivare pėrtej junksionit smalt-cement.
Ėshtė njė gjendje e shpeshtė klinike, qė mund tė jetė e lokalizuar ose e gjeneralizuar dhe mund tė shfaqet te popullsitė me karakteristika tė ndryshme socio-ekonomike qoftė me standarde tė larta qoftė tė ulėta tė higjienės orale.
Megjithatė, pjesa mė e madhe e pacientėve mund tė mos jenė nė dijeni qė kanė recesione gingivare, sepse shpesh janė asimptomatike.
Trajtimi i recesioneve gingivare synon jo vetėm tė rehabilitojė aspektin estetik, por edhe tė eliminojė simptomat e recesionit, si hiperndjeshmėri termike.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim, tė publikuar nė "Acta Odontologica Scandinavica" nė gusht 2020, autorėt kanė vlerėsuar ndėrgjegjshmėrinė e pacientėve pėr recesionet e tyre gingivare (GR), impaktin e GR nė cilėsinė e jetės sė tyre nė lidhje me shėndetin oral (OHRQoL) dhe mėnyrėn e pranimit tė trajtimit tė sugjeruar.
Ky studim transversal ėshtė kryer nė 205 pacientė. Ėshtė kryer ekzaminimi i plotė i gojės dhe janė regjistruar parametrat klinikė. Recesionet gingivare dhe pakėnaqėsitė qė lidhen me to janė vlerėsuar dhe janė sigjeruar trajtime. Ėshtė regjistruar edhe pranimi ose jo nga ana e pacientit, i trajtimit tė sugjeruar.
Pacientėt kanė plotėsuar njė pyetėsor pėr tė vlerėsuar cilėsinė e jetės nė lidhje me shėndetin oral (OHRQoL-UK) pėr shkak tė GR. Tė dhėnat janė analizuar me testin T tė pavarur dhe testin U Mann-Whitney.

Rezultate
Janė ekzaminuar 147 pacientė, 4819 dhėmbė dhe 733 GR. 57 pacientė nuk janė tė vetėdijshėm qė kanė recesione gingivare. 88,78% kanė manifestuar njė bindje tė fortė se GR ka njė farė impakti nė shėndetin e tyre oral dhe qė ato progredojnė (86,34%).

Janė preferuar modalitete jo invazive kurdo qė pacientėt kishin shqetėsime. Rezultatet kanė zbuluar se hiperndjeshmėria redukton pikėt e OHRQoL-UK, siē janė problematikat estetike.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se pacientėt mund tė mos e vėnė re qė kanė recesione gingivare dhe qė faktorėt qė lidhen me GR mund tė ēojnė nė njė reduktim tė OHRQoL.

Implikime klinike
Stomatologėt duhet tė punojnė pėr tė pėrmirėsuar ndėrgjegjėsimin e pacientėve tė tyre rreth recesioneve gingivare, pėrveēse tė pėrqendrohen nė trajtimin e tyre dhe duhet tė pėrmirėsojnė shėndetin periodontal nėpėrmjet terapive qė synojnė eliminimin e shqetėsimeve qė lidhen me GR.

Pėr mė shumė informacione:
Merve Yżlmaz, Bahar Füsun Oduncuošlu, Mediha Nur Nižancż Yżlmaz. Evaluation of patients' perception of gingival recession, its impact on oral health-related quality of life, and acceptance of treatment plan. Acta Odontol Scand 2020 Aug;78(6):454-62.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 23 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D