Prevalenca dhe shkalla e rėndė e kariesit nė raport me kushtet socio-ekonomike

Higjiena dhe Parandalimi | 13 Tetor 2020 |

Prevalenca dhe shkalla e rėndė e kariesit nė raport me kushtet socio-ekonomike

Tė dhėnat e njė studimi italian te fėmijėt 12 vjeē tė publikuar nė Scientific Report: kushtet socio-ekonomike dhe familjare ndikojnė nė shėndetin oral

Nga Lara Figini


Edhe pse nė vende tė ndryshme evropiane dhe amerikane ėshtė pėrshkruar njė zvogėlim i kariesit, pesha globale e lezioneve karioze tė patrajtuara tė sinjalizuara nė 187 vende nga viti 1990 deri nė vitin 2010, e bėn kariesin njė problem shėndetėsor qė ende ka nevojė pėr zgjidhje. Nė Itali pėr fat tė keq janė kryer pak hetime epidemiologjike qė tregojnė prevalencėn e kariesit, tė ngjashėm me atė qė ėshtė shėnuar nė vendet e tjera perėndimore, ku ndryshe nga Italia kanė pasur programe pėr parandalimin e kariesit nė nivel kombėtar qė janė kryer dhe po vazhdojnė tė kryhen edhe nė ditėt sotme. Kushtet socio-ekonomike dhe familjare duket se influencojnė nė shėndetin oral dhe nė fillimin e kariesit, si konsumimi i sheqerit dhe pėrdorimi i fluorit, zakonet e higjienės orale dhe zakoni pėr t'ju nėnshtruar rregullisht vizitave tė kontrolleve stomatologjike.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim italian tė publikuar nė Scientific Report nė 2020, tė kryer nga profesorėt Guglielmo Campus, Fabio Cocco, Laura Strohmenger dhe Maria Grazia Cagetti, ka hetuar kushtet e shėndetit oral te fėmijėt nė Itali, duke theksuar prevalencėn dhe shkallėn e rėndė tė kariesit te fėmijėt 12 vjeē dhe duke pėrshkruar kariesin nė raport me kushtet socio-ekonomike, qoftė nė nivel idividual qoftė nė nivel makroekonomik. Fėmijėt janė rekrutuar duke ndjekur njė procedurė kampionimi grupor me shumė stade, duke mbuluar tė gjitha seksionet e vendit, siē sugjerohet nga Instituti Kombėtar Italian i Statistikave (Veri-Perėndim, Veri-Lindje, Qendėr, Italia e Jugut dhe ishujt). Janė seleksionuar qytetet nė secilin seksion dhe klasat e gjimnazeve tė ēdo qyteti. Fėmijėt janė rekrutuar nė shkolla duke pėrdorur kampionimin sistematik grupor: ēdo klasė ėshtė identifikuar si njė grup dhe ėshtė plotėsuar njė listė pėr klasat. Numri i individėve ka qenė pothuajse i njėjtė pėr secilėn nga klasat (n = 20 individė). Nė total, janė rekrutuar 7.660 fėmijė dhe janė ekzaminuar 7.064, 3.459 meshkuj dhe 3.605 femra; 596 (7,78% e kampionit tė rekrutuar) janė pėrjashtuar: 414 fėmijė nuk kishin lejen e firmosur nga prindėrit dhe 182 nuk ishin tė pranishėm nė klasė nė momentin e ekzaminimit. Janė regjistraur kodet me dy shifra qė lidheshin me ICDAS (International Caries Detection and Assessment System) pėr ēdo dhėmb dhe pikėt e gjakrrjedhjes gingivale. Pėr mė tepėr janė regjistruar:
- produkti kombėtar bruto (PNL) pėr frymė;
- indeksi i Gini;
- norma e papunėsisė nė ēdo seksion italian;
- kushtet e punės;
- zakoni i duhanpirjes;
- background - i etnik.

Rezultate
Asnjė diferencė statistikisht e rėndėsishme rreth fėmijėve pa karies nuk ėshtė observuar ndėrmjet seksioneve tė ndryshme italiane, ndėrsa ka pasur diferenca statistikisht tė rėndėsishme nė pėrqindjen e fėmijėve tė prekur nga lezionet karioze tė thella qė janė parė ndėrmjet fėmijėve qė jetojnė nė Jug dhe fėmijėve qė jetojnė nė seksionet e Veriut (Perėndim/Lindje) dhe nė Italinė Qendrore (p <0,01).  
Edhe pėrqindjet e fėmijėve me dhėmbė tė mbushur kanė rezultuar statistikisht tė ndryshme nė mėnyrė tė konsiderueshme ndėrmjet seksioneve tė ndryshme, mė tė larta nė Veri sesa nė Jug dhe nė Ishuj (p <0,01). Pothuajse njė e katėrtra e pjesėmarrėsve (24,25%) ka shfaqur gjakrrjedhje gjatė sondimit dhe ka rezultuar statistikisht e lidhur me zonat e ndryshme gjeografike, 43,24% nė Italinė Jugore nė krahasim me 32,16% nė Veri-Perėndim (p <0,01). PNL pėr frymė, indeksi i Gini dhe norma e papunėsisė kanė rezultuar tė lidhura ngushtė me pikėsimin ICDAS dhe me dhėmbėt e mbushur.
Shėndeti oral i fėmijėve ka rezultuar mė i mirė te familjet me edukim tė lartė dhe nivel tė lartė socio-ekonomik.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi mund tė dalim nė pėrfundimin se ka diferenca tė rėndėsishme nė vlerat e pikėsimit ICDAS ndėrmjet fėlijėve qė vijnė nga kontekste socio-ekononike tė ndryshme.

Implikime klinike
Nė Itali duhet tė bėhen mė shumė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar ndėrgjegjėsimin dhe dijet nė lidhje me shėndetin oral, pėr tė zbatuar programet e parandalimit dhe aksesin ndaj shėrbimeve stomatologjike sidomos nė Jug ku sėmundja mbetet e pazgjidhur.

Pėr mė shumė informacione: 
Caries severity and socioeconomic inequalities in a nationwide setting: data from the Italian National pathfinder in 12years children Guglielmo Campus, Fabio Cocco, Laura Strohmenger & Maria Grazia Cagetti. Scientific Reports | (2020) 10:15622 

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 23 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D